BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

ANTROPOLOGJI E MENDIMIT DHE VEPRIMIT POLITIK NĖ KOSOVĖ

BELAGJINJĖT E IBRAHIM RUGOVĖS

DEFEKTET NĖ ZGJEDHJET PARLAMENTARE DHE NĖ KONSTITUIMIN E INSTITUCIONEVE TĖ KOSOVĖS

FALCIFIKUESIT E HISTORISĖ SĖ RE TĖ KOSOVĖS

KUJTIME NGA BURGU

NGA KUSH U VODH IDEJA PĖR NGRITJEN E MONOENTIT TĖ SKENDERBEUT NĖ PRISHTINĖ

TRE VJETORI I QĖNDRESĖS LEGJENDARE TĖ UĒK-sė, JUBILEU 20 VJETORI I DEMOSTRATAVE TĖ VITIT 1981 DHE SFIDUESIT E TYRE

MARATONA DHE "FERPLEI" NĖ POLITIKĖN KOSOVARE

SUKSESI I MISIONIT SPECIAL TË DR. FLORA BROVINËS

Ese politik

ANTROPOLOGJI E MENDIMIT DHE VEPRIMIT POLITIK NĖ KOSOVĖ

Nė skenėn e partive politike tė Kosovės nė formim e sipėr, nė platformat dhe nė programet politike, subjektet politike ende janė nė kėrkim tė identitetit tė tyre dhe nė fazėn konsoliduese qė do tė dallonte njerėn nga tjetra. Nė fushėveprimtarinin politike ende janė dilemat dhe pyetjet se cila ėshtė e djathta, e majta, qendra, liberalja, nacionalja ose transnacionaljea e Kosovės. E majta, e djathta apo qendra nė tė shumtėn e rasteve pėrcaktohen jo nga realiteti objektiv dhe synimet e vėrteta tė njė grupi politik tė shoqėrisė Kosovare por nga dėshira e tė qenit ose e snobizmit politikė. Njėrin nga blloqet pretenduese tė spektrit politik tė Kosovės e pėrbėjn partitė legale tė dalura nė skenėn politike pas vitit 1990, ndėrsa spektrin tjetėr e pėrbėjn partitė dhe organizatat qė kanė vepruar ilegalisht edhe pėrpara vitit 1990 dhe kėto tė ristrukturuara nė vitin 1999 pas luftės ēlirimtare tė Kosovės. Secili prej kėtyre grupimeve trashėgon ose rrjedhė nga njė rrethanė konkrete politike nė Kosovė nė periudhat e saja tė zhvillimit politik dhe historik. Deri nė vitin 1990 nė Kosovėn me gjendjen koloniale, pushteti politik mbulohej nga Lidhja e Komunistave tė Jugosllavisė. Lidhja e Komunistave ishte njė parti e cila luftonte ēdo mendim dhe veprim opozitar tė cilėn e nxirrte jasht ligjit, e kriminalizonte dhe e dėnonte me masa drakonike. Nga kjo ėshtė pėrcaktuar fati i mendimit dhe veprimit politik tė shqiptarve nė Kosovė dhe ish Jugosllavi. Ēdo mendim i pavarur nga ideologjia sllave dhe komuniste ishte i ndjekur dhe i penalizuar. Kjo ka detyruar qė mendimi i lirė politik e kombėtar i shqiptarve nė Kosovė dhe ish Jugoslavi tė zhvillohet nė ilegalitet dhe nė burgje politike anekandė ish Jugosllavisė dhe njė pjesė nė ekzil. Shtypja e tė drejtave kombėtare dhe tė drejtave tė njeriut nė rastin e Kosovės dhe tė shqiptarve nė ish Jugoslavi (mendoj nė Kosovėn Lindore, Maqedonin Perendimore dhe nė juglindje tė Malit tė Zi) ka pasur specifikat e shtypjes sė dyfisht. Lidhja e Komunistave tė Jugosllavis edhe nė emėrtimin edhe nė programin e saj nuk kishte asgjė shqiptare, ishte e tėra sllave dhe ishte e formuar prej popujve sllav tė jugut. Ishte ky njė element qė nė start diskriminues dhe kur i shtohen pastaj edhe tė gjitha kufizimet dhe shkelja e tė drejtave tė njeriut nga sistemi socialist i ngritjes sė socializmit si proces botror, mendimi politik shqiptar nė Kosovė dhe ish Jugosllavi ishte shum i ndjekur dhe i persekutuar dhe bėnte Kosovėn dhe viset shqiptare qė tė kenė edhe shtypjen koloniale edhe shtypjen komuniste. Tash secili nga grupimet politike nė Kosovė mvarsisht se nga cili rrjedhim buron i shtron edhe tezat dhe pikpamjet e veta politike. Pėr bllokun e lindur nga ish Lidhja Komuniste, Lidhja Socialiste dhe "institucionet e tyre" nė Kosovė, okupimin e Kosovės e prezenton me vitin 1990, sipas tyre atė vitė kur Serbia, gjegjėsisht Jugosllavia i largoi nga puna dhe ua ndali privilegjet nė "institucionet e tyre", atė vitė u bė okupimi i Kosovės dhe i "institucioneve tė sajė" !! Ėshtė pėr tė u potencuar se ky grupim gjat profilimit tė vet ndjek mentalitetin komunist, ata pluralizmin e mendojn si projekti i Ante Markoviqit nė ish Jugoslavi, tė bėhet pluralizmi politik me barazimin e "organizatave shoqėroro politike" si quheshin Lidhja e Komunistave, Lidhja Socialiste, Lidhja e Rinisė, Lidhja e Gruas etj. Nga kjo rridhte emruesi i pėrbashkėt qė prap udhėheqės tė jenė ish strukturat qė kishin drejtuar deri atėher, dhe tash duhej vetėm emrat tė ndrroheshin sa pėr sytė e botės !! Sot nuk ke se si tė mos kuptosh dhe deshifrosh kėtė nė spektrin pretendues politik tė Kosovės tė pėrbėrė nga LDK, PSDK, PSHDK, PLK, ish-PFK etj.

Snobizmi nė politikėn Kosovare

Karakteristikė e snobizmit nė politikėn Kosovare ėshtė se nė emėrtimet e partive, koalicioneve dhe deklarimeve verbale, askund nuk pėrputhen me pėrmbajtjen dhe rrjedhėn e rrugėtimit politik tė tyre. Ndoshta kulmi i snobizmit ėshtė kur pėr shembull nėnkryetari i Partisė Demokristiane tė Kosovės nė fjalorin e pėrditėshėm, dhjetė herė bėnė be "pasha Kuranin", duke qenė i rritur nė ambient qė nuk ka njohuritė elementare tė vlerave tė kristianizmit dhe demokracisė kristiane, kurse prezentohet si mbrojtės i vlerave tė demokracisė kristiane nė Kosovė, sepse sipas arsyetimit tė tyre "nė Gjermani qenka njė parti e fortė Demokristiane dhe ajo do tė na ndihmoj, sė paku ndonjė vizė dhe vizitė nė Germani dhe nė shtete tė Europės Perendimore" !! Urra thonė e mashtruam Europėn, ju shitėm dushk pėr gogla!! Vetėm te ky spektėr i partive politike mund tė gjesh koalicion mes Partisė Socialdemokrate dhe Partisė Demokristiane!!! Askund nė botė nė shtetet me demokraci parlamentare nuk ndodhė kjo ! Po nuk ndodh as ajo qė ish komunisti, ish partizani me orjentim tė majtė ekstrem tė transformohet nė Demokristian brenda natės (rasti i Mark Krasniqit), nga komunisti tė kaloj nė socialdemokraci apo nė partinė e tė gjelbėrve ose ndonjė parti qytetare, mund tė akceptohet disi, po kalimi nga partizani i majtė komuniste nė Demokristian ėshtė ēudi qė ndodhė vetėm nė fillet e konsolidimit tė pluralizmit politik nė Kosovė. Elementi tjetėr snobist ėshtė ai i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe prijsit tė saj Ibrahim Rugova. Nė njėrėn anė duke u munduar tė fshehė tė kaluarėn e tij komuniste si antar i Lidhjes sė Komunistave tė Jugosllavisė, vetdeklarohet si demokrat, ndėrsa pėr rrjedhat e fundit tė procesit politik tė Kosovės deklarohet se Kosova ėshtė okupuar nė vitin 1990, dhe me angazhimin e tij personal vendosen edhe themelet e ides sė republikės sė Kosovės !! duke u munduar ta shlyej ose ta zhdukė tė vėrtetėn se vetėm dy viet mė parė (1988) ai ishte Sekretar i Lidhjes Komuniste, parti kjo qė botėrisht dhe me tė gjitha mjetet e luftonte "karakterin kundėrevolucionar tė projektit tė Republikės sė Kosovės" e kėrkuar edhe nė demostratat e vitit 1968 edhe nė diskutimet kushtetuese pėr kushtetutėn e vitit 1974 dhe masovikisht e pėrqafuar dhe pėrkrahur nė demostratat e vitit 1981. Nuk ėshtė lapsus i Ibrahim Rugovės kur deklaron se Kosova ėshtė okupuar me 1990, as kur deklaron se nė vitin 1990 janė vu themelet pėr kėrkesėn e Republikės sė Kosovės, kjo bėhet nga mentaliteti i trashėguar i tij, me konvertimin e tij politik dhe me pėrvetėsimin e zhargonit nė fjalorin e tij pėr Republikėn e Kosovės fillon e tėra, atėher kur lindi partia!! Edhe projekti i tij pėr pluralizmin i ngjan projektit tė ish kryeministrit jugosllav Ante Markoviq. Ai ėshtė pėr njė pluralizėm me satelit parti, ashtu siē i ka pasur dhe i ka PSDK-nė, PSHDK-nė, PLK-nė, ish PFK-nė. Ēdo tentim tė mendimit ndryshe nga partia nėnė (LDK-ja) ka pasuar me ndrrimin e kryetarit, shembulli i PSDK-sė, PSHDK-sė, deri edhe nė ndarjen nė dysh tė partisė !!! Elementi vazhdues snobist ėshtė PSDK-ja dhe kryetarja e saj Kaēusha Jashari e cila veten e sheh nė spektrin politik qė drejton Ibrahim Rugova, Mark Krasniqi, Sali Berisha etj. E dalur nga Komiteti Komunist i Jugosllavisė pėr Kosovėn, tash ajo gjen afri me spektrin politik nė nivel kombėtar me Leka Zogun dhe mbėshtetėsin e tij Sali Berisha, Ibrahim Rugova dhe Mark Krasniqi !! Ėshtė e ēuditėshme, nė sipėrfaqe tė deklaruar pėr socialdemokraci, pėr republikė parlamentare e demokratike dhe mbrojtėse e ideve transnacionale nė veprimin praktik mbėshtetėse e monarkistit Leka Zogu dhe Sali Berisha nė Shqipėri. Diēka tė tillė gjen njeriu vetėm edhe nė shtypin e tyre nė gazetėn "Bota Sot" nė Kosovė dhe "Tema" nė Shqipėri, nė njėrėn faqe hymnizohet monarkizmi i Ahmet Zogu dhe trashigimtari Leka Zogu e nė faqen tjetėr republikanėt e vrar nga monarkizmi si Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Hasan Pristina, Bajram Curri etj. !!! Kėtu sheshit shihet se nuk ėshtė qėshtja e parimeve politike, e programeve politike, por ėshtė nė pyetje thjesht marrja e pushtetit dhe e tė qenurit nė pushtet, pa marr parasysh a ėshtė fajla pėr Lidhjen e Komunistave tė Jugosllavisė, Lidhjen Demokratike, Socialdemokrate, Demokristiane apo Monarkiste, moto e tyre ėshtė tė jenė nė pushtet apo afėr pushtetit me ēdo kusht pa qoft ai edhe me koolaborim!!

Spektri autokton i mendimit dhe veprimit politik nė Kosovė

Kėtė spektėr e pėrbėjn partit dhe organizatat qė kanė vepruar ilegalisht edhe pėrpara vitit 1990, e mė pas edhe nė kuadėr tė partive "legale" deri nė shpėrthimin e luftės ēlirimtare dhe kėto pastaj tė ristrukturuara nė vitin 1999 pas luftės ēlirimtare tė Kosovės, nė kushte dhe rrethana tė reja. Ky grupim politikė edhe pse i vogėl nė numėr ėshtė elementi qė i ka dhėnė emėr kėrkesave tė vėrteta tė shqiptarve tė Kosovės dhe identifikuesi i autoktonis dhe origjinalitetit shqiptar. Ēdo herė kur Kosova dhe problemi shqiptarė ka dalė si problem qė duhet zgjdhur dhe i ka dhėnė emėrtim tė vėrtetė nė formimin e kombit shqiptar, rrjedhė nga ky spektėr autokton i mendimit dhe veprimit politik tė Kosovės. Nuk ėshtė e tepėrt tė pėrkujtojmė se po tė kishte vazhduar sundimi i mendimit politik tė Ali Shukriut, Sinan Hasanit, Kolė Shirokės e compani, i politikės sė vllazrim bashkimit me serb, i bashkimit tė familjeve me ata dhe ndrrim tė kombėsis me deklarim si Jugosllav, i politikės sė nėnshtrimit, as faktori ndėrkombėtar nuk do ta kuptonte problemin e shqiptarve nė ish Jugoslavi, konkretisht nė Kosovė dhe as qė do ta pėrkrahte pėr krijimin e kushteve pėr njė jetė tė lirė tė pavarur dhe demokratike. Ėshtė ajo palca rrezistuese qė nga rrezistenca antiosmane dhe e vazhduar me rrezistencėn antijugosllave qė krijon spektrin autokton tė mendimit dhe veprimit politik nė Kosovė qė i jep identitetin e vėrtetė tė Kosovės dhe popullit tė sajė. Nėse kryengritja pėr shpalljen e Pavarsisė kishte burim frymėzimi Lidhjen e Prizrenit, dhe kjo pastaj frymėzim nė tė gjitha proceset edhe me veprimtarin e Komitetit tė Kosovės qė ishte mbėshtetėse e luftės ēlirimtare pėr Kosovėn tė grumbulluar rreth Azem Bejtės, tė gjitha kėto sė bashku ishin frymzim politik e programor edhe gjat kryengritjes sė Shaban Polluzhės deri te finalizimi me luftėn e Ushtris Ēlirimtare tė Kosovės qė arriti nė shtrirje organizative politike tė realizoi atė qė tė gjith paraardhėsit nuk kishin mundur ta realizonin. Nė teorin e luftrave dhe nė sqarimin e tyre ėshtė postulati qė thot se "lufta ėshtė vazhdim i politikės me mjete tjera" pėr arritjen e synimeve tė caktuara politike, kombėtare apo ekspansioniste. Edhe lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e ka pjesėn e politikės para lufte dhe e inkorporuar edhe gjat luftės nė Drejtorin Politike dhe normalisht me krijimin e kushteve postmilitare, vazhdimin e politiks nė realizimin e synimeve politike tė popullit tė Kosovės. Nga kjo qė u tha mė lartė dua tė pėrkujtoj se profilizimi partiak nė periudhėn pas luftės ēlirimtare nuk mund tė kuptohet si dalje nė skenė e ideve politike tė reja si psh. Partia Demokrtaike e Kosovės, Partia Qendra Liberale e Kosovės, tė disave nė Aleancėn pėr Ardhmėrin e Kosovės etj. pasi qė bartėsit e tyre ose shumicės prej tyre janė ata qė i kanė dhėnė emėr Kosovės, emėr problemit tė Kosovės nė vazhdimėsi edhe mė heret nė ngjarjet qė quhen kthesa historike si ajo e vitit 1968, 1981, 1990 e mė vonė. Ata nuk kanė qenė asnjėher tė tjetėrsuar dhe tė rrjeshtuar nė struktura politike kolaboracioniste dhe antikombėtare nė Kosovė. Ata vėtrtetė edhe sot edhe mė heret nuk janė shumicė nė Kosovė dhe kjo nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe. Kombin dhe shtetin nuk e formon "shumica" turma, kombi dhe shteti nuk formohet prej atyre qė nė njė periudhė kanė qenė tė deklaruar si jugosllav, qė kanė propaganduar patriotizmin dhe komunizmin jugosllav. Kombin dhe shtetin e formojn ata qė janė nė gjendje tė sakrifikojn pėr bėrjen e tyre, janė ajo palca kombėtare qė asnjėher nuk ėshtė tjetėrsuar. Jo tė gjithė banorėt nė Kosovė e kanė mbrojtur nderin tė jenė shqiptar, Kosova ka shum qytetar qė duhen ende tė ndėrgjegjėsohen kombtarisht. Te tė gjitha kombet dhe shtetet nė formim, ka qenė bėrthama e fortė e patjetėrsueshme qė ka rrezistuar, ajo qė ka formuar kombin dhe shtetin, nuk kanė qenė turma, masa qė e ka formuar kombin dhe shtetin. Edhe gjat veprimtaris sė Komitetit pėr Mbrojtjen e Kosovės tė udhėhequr nga Hoxhė Kadri Prshtina, edhe gjat luftės dhe kryengritjes sė armatosur tė drejtuar nga Azem Bejta, nė Kosovėn e okupuar kanė vepruar parti sllave-serbe si ajo Radikale, Demokrate, Socialdemokrate, Komuniste etj. nė tė cilat atbotė janė pėrfshirė edhe shqiptar, deri edhe tė zgjedhur "posllanik" etj. por ata nuk janė emblematik qė pėrfaqėsojn shqiptarėt dhe kėrkesat e tyre tė asaj kohe. Nė histori ka mbetur emblematike dhe identifikuese si shqiptare organizimi dhe lufta politike e Komitetit pėr Mbrojtjen e Kosovės dhe lufta heroike e Azem Bejtės i cili po ashtu nė periudhėn e veprimit tė vet ka qenė i penguar nga "posllanikėt" radikal, demokrtat e parti tjera serbe tė asaj kohe. E njejta do tė pėrsėritet edhe gjat Luftės sė Dytė Botrore, nė Kosovė do tė veproj edhe Lėvizja Nacional-demokratike Shqiptare si krahu politik pėr krijimin e identitetit tė Kosovės sė lirė. Nė historin tonė politike, identifikues dhe emblematike do tė mbesin figurat si Ymer Berisha, Gjon Sereqi e Ajet Gėrguri etj. ndėrsa nė organizimin ushtarak dhe tė luftės Shaban Polluzha, Mulla Idriz Gjilani, Hysen Tėrpeza, Jahė Fusha etj. Nuk janė emblematik dhe nuk do tė mbesin si frymėzim pėr gjeneratat e ardhėshme antarėt e Partisė Komuniste qė nė Kosovė nė vitin 1945 do tė zbatojn dhe pėrkrahin gjendjen e luftės, nė Konferencėn e korrikut 1945 nė Prizėren do tė nėnshkruajn kapitullimin dhe aneksimin e Kosovės ndaj Serbisė etj. !! Kosova edhe pas gjendjes okupuese dhe koloniale nė periudhėn e pas luftės sė Dytė Botrore nė vazhdimėsi do ta ketė zėrin e saj autentik tė kėrkesave dhe angazhimeve politike pėr liri dhe ēlirim i cili megjithse nė pakicė dhe i ndjekur, ka pasur zėrin e vet qė ėshtė ndėgjuar nga ilegaliteti, nga burgjet Jugosllave dhe nga ekzili. Edhe nė historin e vonėshme tė Kosovės, emblematike dhe identifikuese me interesat dhe me politikėn autoktone tė Kosovės do tė mbesin organizimet ilegale tė NDSH-sė, LRBSHJ-sė, programmi politik i demostratave tė 1968, programi politik i organizatave dhe grupeve ilegale tė viteve -70-ta, programi politik i demostratave tė vitit 1981 dhe sidomos programet politike tė Lėvizjes sė Projektit tė Republikės sė Kosovės dhe LKĒK-sė me kurorzimin e luftės ēlirimtare tė Ushtisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ruajtja e identitetit, rezistenca ndaj tjetėrsimit, idealet e lirisė, demokracis dhe barazis, synimet progresive drejt integrimeve Europiane etj. janė ai zingjari i artė qė e pėrshkruan identitetin autokton tė projekteve politike te spektri autokton i mendimit dhe veprimit politik nė Kosovė. Prandaj edhe me kėtė rast do potencuar se nuk ėshtė emblematik dhe identifikues i synimeve tė Kosovės politika qė ka synuar tjetėrsimin e shqiptarve nga shqiptar nė jugosllav, qė ka synuar vllėzrimin dhe bashkimin me popujt sllav duke mohuar dhe tretur identitetin e vet, politica qė ka shėrbyer shkeljes sė tė drejtave kombėtare dhe tė drejtave tė njeriut, politika qė ka propaganduar dhe zbatuar nėnshtrimin dhe mosrrezistencėn, qė ka propaganduar ikjen dhe mos respektimin e ligjit tė luftės ēlirimtare nė daljen nė ndihėm tė pafuqishėmėve si fėmijve, grave dhe pleqėve gjat luftės nė Kosovė. Ndėrtimi i pushtetit politik nė materjalizimin e votės sė ikanakėve dhe dezertorve, nuk ėshtė e moralshme dhe e ndershme dhe nga kjo nuk ėshtė e respektuaeshme.

Autopėsia e degjenerimit politik nė Kosovė

Nėse nė ish shtetet socaliste, pas fitores sė demokracisė, saktėsishtė cilėsohet diktatura dhe bartėsit e sajė politikė dhe shtetėror si e majtė ekstreme komuniste dhe me kėtė edhe demaskimi i sajė, nė Kosovė kjo nuk ėshtė bėrė sa e si duhet. Kėtu shpesh ngatrrohen nocionet dhe kualifikimet pėr tė majtėn ekstreme, shpeshėherė deri te ndrrimi fatal i pozicioneve dhe fakteve. Nė shtetet ku kishte sunduar e majta komuniste, pas fitores sė demokracisė dhe pluralizmit politik, bartėsve tė veprimeve antinjerzore dhe antidemokratike me ligj u ndalohet marrja me veprimtari tė ngjajshme, ndėrsa bartėsit kryesor tė diktaturės edhe marrin denimin e merituar gjyqėsor. Nė Kosovė nė vendin ku nė mėnyrėn ekstreme sundoi e majta komuniste-kolaboracioniste, bartėsit dhe zbatuesit e politikės sė tillė ende mendojn tė merren me veprimtari tė ngjajshme. Me kėtė rast pa hyrė nė historikun e tė majtės nė Kosovė dhe propaganduesve tė saj me veprat e Tucoviqit, Rankoviqit, Kardelit dhe Titos dhe tė ashtuquajturėn "Shkollėn politike", do tė pėrshkruajm vetėm periudhėn e vonėshme dhe karakteristikat e sajė. Nė periudhėn nga 1981-1989 nė Kosovė ėshtė zbatuar dy herė gjendjen e jashtzakonshme. Gjat kėsaj periudhe janė vrarė 167 persona pėr vepra politike, tė vrarė nė demostrata nė burgje dhe tortura, janė plagosur e gjymtuar 470 persona, 12 mijė persona janė gjykuar penalisht pėr vepra politike me disa qindra vite burg tė shqiptuara dhe mbajtura, janė trajtuar nė organe e policisė mbi gjysėm milioni Kosovarė. Pėrndjekja masovike dhe zbatimi ekstrem i luftės sė klasave, luftės kundėr kundėrrevolucionit, luftės kundėr armiqėve tė socializmit dhe patriotizmit socialist Jugosllav ri-fillon nė vitin 1981. Zbatues tė sajė janė pikrisht e majta ekstreme e Kosovės me ideologji komuniste-kolaboracioniste. "Lider" politik tė Kosovės ende thirren nė pėrvojėn dhe stazhin politik tė krijuar nė sistemin komunist. Ende thirren nė polici dhe oficer policie tė viteve tė cekura mė lartė, nė sistemin bankar, nė "traditė" politike etj. bile me arrogancė kėrkojn kthimin nė "vendet e punės" nėpėr komitete komunale e "krahinore". Demonstratat paqėsore qė pėrfshin gjithė qendrat e Kosovės me njė pjesmarrje gati plebishitare tė popullėsisė nė kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės ishte njė alarmim pėr Lidhjen e Komunistėve tė Jugosllavisė. Kėto ishin njėherish shenjat e para tė falimentimit tė politikės pėr realizimin e socializmit si procesė botėror, tė krijimit tė kombit tė ri socialist Jugosllav, dėshtimi i politikės asimiluese ndaj shqiptarve dhe kombeve tjera tė vogla nė ish Jugosllavi. Kjo vinte nė kohėn kur kjo politikė dėshtonte edhe nė shtetet e tjera socialiste dhe pikėrisht nė qendrėn e aleancės ushtarake tė Paktit tė Varshavės. Lėvizja antisocialiste e "Solidarnost-it"-it (1980-1981) nė Poloni ishte sinjal pėr rritjen e vetėdijes kombėtare dhe tejkalimin e kosmopolitizmit tė mbėshtetur nė internacionalizmin proletarė me majorizimin e kombeve sllave -ruse -belloruse - serbe. Nė Kosovė gjat regjistrimit tė popullsisė nė vitin 1981 dėshtoi plani qė popullsia tė deklarohej me kombėsi jugosllave. Mbetėn tė vetmuara strukturat politike tė Lidhjes sė Komunistėve dhe ca individėve qė kishin martesa tė pėrbashkėta me sllavėt nga ish strukturat politike-propagandistike , policore-gjyqėsore tė Kosovės. Plani pėr kombin e ri socialist Jugosllav dėshtoi nė Kosovė, ndėrsa ishte nė rritje nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė disa republika tjera nė ish-RSFJ-nė. Rritja e vetėdijes kombėtare e shqiptarve nė pėrmasa shtetformuese e friksonte Lidhjen e Komunistėve tė Jugosllavisė se e njejta do tė pėrhapej nė krejtė teritorin e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė me ēka do tė pasonte krijimi i shteteve tė reja, ēka koha e dėshmoi mė vonė katėrcipėrisht. Inkriminimin e demostratave paqėsore tė shqiptarve sė pari e bėri udhėheqja e lartė politike e Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė me diskualifikimet ideologjike se : nė Kosovė ndodhi tentim i kundėrrevolucionit nga forcat nacionaliste shqiptare, se u cenua integriteti territorial i RSFJ-se, se u rrezikua pushteti i klasės puntore, se u tentua tė prishet vllėzrimi dhe bashkimi i kombeve dhe kombėsive, dhe se u tentua tė minohet pozita kushtetuese e RSFJ-sė. Nė kėtė platformė filloi tė shiqohej tash e tutje ēdo veprimtari politike - kulturore dhe organizative e shqiptarve pėr pavarsi nė ish-Republikėn Socialiste Federative tė Jugosllavisė. Nga kreu partiak, Komiteti Qėndror i Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė u nxorr Platforma Politike pėr Kosovėn nė tė cilėn jepeshin qėndrimet ideo-politike tė komunistėve rreth Kosovės, nė bazė tė tė cilave ēėndrime vepronin tė gjitha organet shtetrore-politike, ekonomike, arsimore, nė tėrė territorin e ish-RSFJ-sė. Nė Kosovė u bė instalimi i njė politike tė segregacionit dhe ndjekjes sė paparė deri atėher ndaj shqiptarve. Burgosjet e demostruesve dhe veprimtarve qė kėrkonin Pavarsinė pėr Kosovėn dhe gjykimet e tyre ishin drakonike. Sa ishte brutale ndėrhyrja dhe shuarja me gjak e demostratave, burgosjet dhe maltretimet deri nė mbytje nė tortur, ndaj antarve tė familjeve tė tyre filloi njė periudhė e segregacionit, diferencimit, izolimit dhe

Diferencimi ideo-politikė

Diferencimi ideo-politik sqarohej nė dokumentin qė quhej Platforma Politike pėr Kosovėn, dokument ky i Komitetit Qėndror tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė i cili filloi tė pėrpunohej dhe studiohej nga organizatat bazė tė LKJ-sė nė nivele tė Lagjeve, Bashkėsive Lokale, fshatrave, qyteteve, shkollave, institucioneve etj. Nė tė gjitha kėto nivele organizoheshin mbledhje punuese ku nga aktivistė partiak prezentohej -lexohej Platforma politike pėr Kosovėn nė tė cilėn siq thuhej zbėrthehej "karakteri kundėrrevolucionar i demostratave tė 1981, i kėrkesave dhe synimeve tė armiqėve tė RSFJ-sė, armiqėve tė klasės punėtore, armiqėve tė socializmit, armiqėve tė vėllazrimit dhe bashkimit tė kombeve dhe kombėsive tė RSFJ-sė etj." Pas ēdo mbledhjeje bėheshin konkluzat ku dėnoheshin bartėsit e atyre veprimeve qė nuk ishin nė vijen politike tė Lidhjes sė Komunistėve, kėto konkluza pastaj i publikonin nė mas mediat partiake dhe shtetėrore. Nėse ndonjėri nga antarėt e LKJ-sė kishte ndonjė tė afėrm familjar pjesmarrės apo tė burgosur pėr demostrata ose veprimtari politike pėr pavarsimin e Kosovės, ai kalonte nėpėr procedura tė veqanta partiake ku duhej tė reflektonte tė bėnte autokritikė, tė dėnonte veprimin e tė afėrmit tė tijė dhe nėse me kėto veprime i bindėte organet udhėheqėse tė partisė vazhdonte tė ishte antar partie dhe i punėsuar nė vendin e punės. Nėse nuk ishte bindės nė autokritikė dhe gjykimin e parashtruar, pasonin sanksionet, pėrjashtimi nga partia qė nėnkuptonte edhe largimin nga puna. Kjo ishte gjendje fatale dhe pėrcaktuese e fatit tė individit, familjes dhe fėmijve tė tij. Kėsaj i bashkangjitej etiketa e "papėrshtatėshmėria morako-politike" nga e cila vendoseshin barrierat e pakalueshme pėr punėsim, shkollim, studim, specializim etj. Nga ana filozofike e socializmit kjo shpjegohej me ligjet e materjalizmit dialektik, gjegjėsisht me ligjin e unitetit dhe luftės sė tė kundėrtave. Lufta e klasave duhej zhvilluar edhe nė gjirin e organizatės, nė Lidhjen e Komunistėve tė Jugosllavisė dhe nė kuadėr tė kėsaj edhe nė vetė bashkėsin shoqėrore. Thuhej se lufta e klasave ėshtė motor i zhvillimit tė shoqėrisė dhe njėherish eliminues i nacionalizmit dhe shovenizmit tė ēdo kombi nė rrugėn drejt komunizmit.

Izolimet dhe "leqitjet" - getoja nė mėnyrėn komuniste

Njėra nga metodat mė tė vrazhdėta qė aplikohej kundėr familjeve tė atyre qė ishin burgosur pėr veprimtari politike pėr pavarsinė e Kosovės dhe organizimin e demostratave tė vitit 1981 nė qytetet e Kosovės, ishte e ashtuquajtura leqitja ose getoja nė mėnyrėn komuniste. Kjo ishte njė masė e dėnimit mė e rėndė se diferencimi ideo-politik dhe papėrshtatshmėria moralo politike e zbatuar nga normat e Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė. "Leqitja" ishte denim dhe masė ndėshkuese pėr familjet e personave tė burgosur dhe tė dėnuar nga Ligji Penal i RSFJ-sė konkretisht nga neni 133 alinea 1 dhe 2 , qė cilsohej si propagandė armiqėsore me tė cilin nen parashihej dėnimi prej 1. deri nė 5. vjet burg dhe nga neni 136 alineja 1 dhe 2 - qė cilsohej si bashkim pėr veprimtari armiqėsore i cil zakonisht lidhej me nenin 114 pėr tentim kundėrrevolucioni me tė cilat parashihej denimi nga 5. deri 15 vjet burg ose dėnimi kapital, dėnimi me vdekje. Procedura fillonte nga lagjja ku banonte ajo familje. Organizata bazė e LKJ-sė e atij rrethi mbante mbledhjen e vet ku denonconte dhe dėnonte veprimtarinė e personit tė burgosur dhe jepte propozimin pėr leqitjen e familljes sė personit tė burgosur, tė cilin propozim ja paraqiste organizatave tė masave si cilėsoheshin Lidhja Socialiste e Popullit Punonjės tė Jugosllavisė dhe tė Lidhjes Socialiste tė Rinisė sė Jugosllavisė, tė cilat po ashtu udhėhiqeshin nga antar tė LKJ-sė. Aprovimi i kėsaj mase nėnkuptonte pėrjashtimi nga antrsia nė LKJ nėse ishte ndonjė i antarsuar, pėrjashimi nga LSPPJ-ja dhe LRSJ-ja ku nėnkuptohej edhe pėrjashtimi nga puna, organet publike dhe zyrtare. Dėnimi i zhvillimit tė kontakteve me ato familje kėtu nėnkuptohej: moslidhja e krushqisė me ato familje, moslidhja e kumbarisė me ato familje, mospjesmarrja nė varrim nė rast vdekje te ato familje, mosvizitimi nė ngushllime, humbja e tė drejtės pėr tė u zgjedhur nė organizime tė ndryshme shoqėrore, kulturore e sportive dhe humbja e tė drejtės sė votės. Kur dihet se pėrmasa e tė burgosurve pėr demostratat e vitit 1981 dhe e veprimtarve pėr Pavarsin e Kosovės kalonte 12 000 vetė, nėse marrim mesataren e njė familje nė Kosovė 5. antarė na del shuma se dikun mbi 60.000 vetė kan qenė tė getoizuar nė mėnyrėn komuniste tė leqitjeve. Fatmirėsisht kjo formė e izolimit nuk u pėrqafua nė tėrsi nga populli, por shteti dhe organet politike tė tijė ishin rigoroze nė zbatimin e tij.

Pėrshtatshmėria moralo - politike e nxėnėsve dhe studentėve pėr regjistrim nė shkolla

Cili ishte kriteriumi mbi verifikimin e pėrshtatshmėrisė moralo - politike tė nxėnėsvs dhe studentve pėr regjistrimin nė vitin e parė tė studimeve dhe pėr vendosje nė konvikt. Nga qėndrimet politike tė Lidhjes sė Komunistėve nė Platformėn e tyre revolucionare pėr tė luftuar Kundėrrevolucionin dhe armiqėt e socializmit potencohej : "Verifikimi i pėrshtatshmėrisė moralo-politike i nxėnėsve dhe studentve duhet tė jetė kujdesė permanent i organizatave shoqėrore e politike tė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė, Lidhjes Socialiste tė Popullit Punonjės, Lidhja e Sindikatave Socialiste, Shoqata e Luftarėve tė Luftės Nacional Ēlirimtare, Lidhja e Rinisė Socialiste, dhe Komiteteve pėr Mbrojtje tė Pėrgjithshme Popullore dhe Vet Mbrojtje Shoqėrore tė Bashkėsive Lokale, Organizatave tė Punės sė Bashkuar" etj. Sipas kritereve tė caktuara nuk do tė mundė tė regjistrohen nė fakultete dhe shkolla tė larta kandidatėt qė : 1.) "Jan marrė me veprimtari armiqėsore .... qė kanė qenė skripter tė parullave dhe pamfleteve .... qė kanė marrė pjesė nė demostratat armiqėsore...." 2.) "Antarėt e familjeve tė cilėt janė marrė me veprimtari armiqėsore..." dhe 3.) "Ata qė kan tentuar tė kalojn kufirin, veqanėrisht atė Shqiptar...". Nga pėrgjegjėsit nė shkolla nė mėnyrė ultimative kėrkohej qė : 1.) "Tė gjitha shkolat e Mesme tė kenė evidencėn e nxėnėsve tė cilėt nė bazė tė kėtyre kriteriumeve nuk jan moralo-politikisht tė pėrshtatshėm...." 2.) "... organet e Mbrojtjes Popullore t `i shfrytėzojnė karakteristikat e kandidatėve nga Armata Popullore e Jugosllavisė, tė cilėt e kan kryer shėrbimin ushtarak ". 3.) Komiteti pėr Mbrojtje tė Pėrgjithshme Popullore dhe Vet Mbrojtje Shoqėrore i Universitetit ka pėr detyrė qė me pėrgjegjėsi tė zbatoj kėtė aksion me rastin e regjistrimit tė studentėve nė vitin e parė dhe marrjen e masave pėr pėrjashtimin e studentėve tė viteve tė tjera, sjellja negative e tė cilėve do tė vlerėsohej nė bazė tė kėtyre kriteriumeve ...." 4.) "Organet e Universitetit, fakulteteve dhe shkollave tė larta jan tė obliguara tė respektojnė mendimet e Komiteteve tė MPP dhe VMSH-sė ...." 5.) "Organet krahinore tė arsimit dhe Rektorati duhet tė nxisin iniciativėn pėr zbatimin e kėtyre kriteriumeve edhe me studentėt e Kosovės qė regjistrohen nė Fakultete jasht Kosovės". 6.) "Organet e judikaturės obligohen qė me kohė tė informojnė Komitetet Komunale tė MPP-sė dhe VMSH-sė pėr masat e marra penale dhe kundėrvajtėse ndaj nxėnėsve dhe studentėve...". Ky spektėr i tė majtės ekstreme tė Kosovės nuk ėshtė edhe aq i vogėl. Po patėm parasysh vetėm organet partiake tė LKJ-sė si Komitetet Komunale, Komiteti Krahinor, Komiteti Qendror Republikan dhe Federativ duke pėrfshir edhe prokurorit dhe gjykatat e qarkut me gjyqin suprem tė ish-Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės dhe policinė politike (UDB-nė) dhe udhėheqėsit e mediave komuniste si gazeta partiake, radio dhe TV, na del njė korpus jo i vogėl. Pa dashur tė emroi me emėr bartėsit e funksioneve nė kėto veprimtari ata vetė do tė identifikohen dhe njihen. Ata duke qenė gjithmonė nė anėn e kundėrt tė proceseve politike tė popullit tė Kosovės janė mė problematikėt dhe mė tė paparashikuarit. Ata ishin kundėr proceseve politike nė vitet 1968, nė vitet 1978, nė vitin 1981-82, nė vitin 1989-90, dhe sidomos nė vitet 1997-1999. Me asgjė nuk mundė tė arsyetohen sot ata qė nė tė gjitha kėto procese politike tė popullit tė Kosovės ishin nė anėn e frenuesve apo edhe tė luftuesve tė atyre proceseve. Ata sot thirren nė "profesionalizėm" nė "institucionalizėm" nė rikthimin e institucioneve etj. dhe janė emruar me llojlloj emrash si demokratik, socialdemokratik, demokristian, liberale etj. Kaosin mė tė madh nė skenėn politike tė Kosovės e bėjnė pikėrisht kjo kategori e tė majtės ekstreme komuniste-kolaboracioniste, ata tė cilėt nė tė gjitha proceset politike pėr pavarsimin e Kosovės ishin nė pozicione tė gabuara gjegjėsisht tė kundėrta. Ata bėhen qesharak kur sot nga populli i Kosovės kėrkojnė qė tė u llogaritet stazhi i tyre politik nė kuadėr tė organeve tė pushtuesit Serb e Jugosllav nė kudėr tė Lidhjes sė Komunistve tė Kosovės gjegjėsisht Jugosllavisė. Pėr tė arsyetuar pėrkatėsin dhe gjendjen gjithmon nė anėn e gabuar, mekanizmi mbrojtės i tyre ėshtė krijimi i mjegullave dhe pėrqarjeve apsurde. Ėshtė koha qė politika Kosovare nė prag tė zgjedhjeve nacionale tė lirohet nga ata qė me politikėn e tyre tė dėshtuar dhe nėnshtruese i sollėn aq vuajtje popullit tė vetė, e sot me snobizėm tė tejdukshėm politik manipulojn mendimin dhe veprimin politik nė Kosovė

LARTË