FOTO NGA AVDUSHI

BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

JETA DHE VEPRA ARTISTIKE E AKTORIT TĖ MADH AVDUSH HASANI

 

 

 

 

 

 

 

Avdush Hasani u lind nė vitin 1950 nė Pakashticė tė komunės sė Besjanės ish-Podujevės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, gjimnazin nė Besjanė ish-Podujevė e nė Mitrovicė, kurse studimet pėr artin dramatik nė Prishtinė. Mė 1971 u inkuadrua nė punė nė Teatrin Popullor tė Kosovės, bashk me njė brez tė suksesshėm tė artistėve tė skenės shqipe, ku punoi deri nė okupimin e tij mė 1990. Ndėr rolet e para tė realizuara, ishte roli i Halilit nė shfaqjen "Halili e Hajria" nė Podujevė mė 1973. Nė teatėr dhe nė film, Avdush Hasani realizoi role shumė tė suksesshme nė shfaqjet "Dasma e Pėrgjakur"," Verbėrimi i Samsonit", "Gjėrat qė s'preken", "Zogu i diellit", "Hamleti", "Konfiteori", "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė" e tjerė. Avdush Hasani, intepretoi role nė teledramat "E shtėna nė ajr" dhe e "E kafshoja terrin", si edhe nė dramatizimin televiziv tė tregimit "Nėn ēarr po rrinte vasha". Rolet nė teatėr e televizion i hapėn rrugėn pėr role nė filmat artistik tė Kosovės, si nė "Gjurmė tė bardha", "Proka", "Pikniku", "Njeriu prej dheu", "Prroi vėrshues", Era dhe lisi" etj. Avdush Hasani ishte njė aktor i lindur. Ai shquhej pėr fizikusin e tij, zėrin e thellė dhe kulturėn e gjerė. Falė Avdush Hsanit ne pamė tė gjllė Beselamin e Qosjes, Samsonin e Nolit, Akilin e Euridipit, Muj Klecin e Rr. Dedajt dhe F. Hysajt, Shpend Sokolin e Y. Shkrelit, Dnjollin e Sherkės tė Rexhep Qosjes, Pjetėr Bogdanin e T. Dervishit etj. Avdushi foli nė skenė, atje i tha tė gjitha. Foli shqip, vetėm shqip, sepse ishte artist i etnosit, artist me profil total shqiptar. Bėri jetė tė pagabuar skenike. Nė heshtje ujiti dhe kultivoi edukacionin e vetėdijes kombėtare. Ai kishte orė njė hije, njė shpirt dhe njė format aktori iliro shqiptar. Ishte jokomformist, aktor me vokacion tė lindur dhe habitus tė rrallė. Artist pėr Tempullin e Zotit si i tillė ai ndėrtoi shpirtin e kombit. Avdush Hasani ishte pasardhės i denjė i Aleksandėr Mojsiut i shkėlqyer nė Teatrin kombėtar shqiptar tė Prishtinės. Pas shkllazimit tė dhunės sė okupatorit serb nė Kosovės dhe instalimit tė sistemit tė segregacionit serb nė Teatrin e Kosovės, Avdush Hasani u largua nga puna dhe jetoi nė egzil nė Gjermani. Me 2 janar 1997 nė Gjermani vdiq aktori Avdush Hasani. Nė marrjen e kumtit tė rėndė pėr vdekjen e aktorit tė madh dhe kolegut nga Teatri Popullor i Kosovės, aktori i kėtij teatri Dibran Tahiri shprehet: "Do tė arrijmė nė majė", - thoshte Avdushi nė dramėn e Anton Pashkut "Gof" diku nė fillim tė karierės sė tij aktoreske. E tani kaloi nė "matanje", siē do tė thoshte Gjeēovi. Nė kohėn kur shpresonim se do tė kthehet nga mėrgimi pėr t'i vėnė krahun Dramės Shqiptare, ta ngjallte dhe ta forconte si dikur. Nė kohėn kur e pritnim tė kthehej nė familjen e gjerė tė aktorėve ku Avdushi duhej dhe respektohej. Pėr tė mbramen herė nė skenėn tonė shkėlqeu nė rolin e Pjetėr Bogdanit nė dramėn "Zhvarrimi i Bogdanit" tė Teki Dervishit nė regji tė Fadil Hysajt. Dhe shkoi kur nė Tempullin e Talias tani mė dhuna kishte lėshuar rrėnjė. Mbase atėherė fillon edhe lėngata e tij. Disa "vjet mė parė" ishte sovran nė isnkenimin e parė tė dramės sė Nolit "Verbimi i Samsonit" nė regji tė Agim Sopit. Kishte pamje impozante nė skenė prandaj edhe i "flenin" role tė tilla. Pėr njė repertor tė tillė tė zgjedhur u imponua nė hapat e parė nė skenė nė dramėn e Lorkės "Dasma e pėrgjakur" nė regji tė A. Gashit. Tė kėnaqte veshin orkestrina e baritonit tė tij - ndėrsa nė ekran kamera i miklonte fytyrėn e tij fisnike. Ende e mbaj mend shtėrngimin e dorės nė ndarje dhe shkėlqimin e syve blu, thekson nė fund aktori Dibran Tahiri. Aktori i njohur i Kosovės Avdush Hasani (46) vdiq pas njė sėmundje tė rėndė nė njė spital tė Berlinit nė Gjermani. Me vdekjen e tij tė hershme teatri dhe kultura shqiptare humbėn njė artist tė madh. · U PĖRKUJTUA AKTORI AVDUSH HASANI Nė Klubin shqiptar "Gjon Belushi" nė Wöschnau tė Zvicrės me rastin e vdekjes sė aktorit Avdush Hasni u mbajt njė mbrėmje pėrkujtimore e organizur nga Shoqata Atdhetare "Ali Ajeti". Nė kėtė mrėmje folėn shum shokė dhe miq tė tij tė cilėt e kishin njohur nga afėr aktorin e madh Avdush Hasani. Fetah Sheholli kryetra i Shoatės Atdhetare "Ali jeti" tha se tė gjithė e pėrjetuam rėndė lajmin pėr vdekjen e aktorit tonė tė rrallė Avdush Hasani ku ndėr pėrjetimet e tij ceku periudhėn e okupimit klasik tė Kosovės duke thėnė : Po mė duket se e kam parasysh Avdushin nė recitalin dramatik "Gjėrat qė s`preken" ku aq fuqishėm protestonte kundėr ndarjes sė trojeve shqiptare. Shaip Beqiri njėri ndėr njohėsit mė tė mirė tė jetės dhe veprės sė Avdush Hasanit i cili kishte pasur rastin ta intervistante dhe tė shkruante disa herė pėr tė tha se jeta e tij nuk qe Teatėr por Teatri qe jeta e tij. Sikur tė ishte dikush vetėm njėher nė ndej me Avdushin nė Llap a Prishtinė do tė thoshte pėr Avdushin se ėshtė miku im mė i mirė, sepse kontaktet e tij me njerz ishin shum tė ngrohta. Ftkeqėsisht jeta e tij nuk ishte e gjatė as njė gjysėm shekulli po vepra e tij do tė mbetet me shekuj tė tėrė pėr tė u kujtuar. Pėr preokupimet dhe angazhimet kombėtare tė Avdush Hasanit foli veprimtari Bajram Ajeti duke thėnė se Ai na sillte literatur tė fshehtė dhe nuk ka vaprimtar nga rrethi i Llapit qė nuk ėshtė furnizuar nga Avdushi me literatur tė fsheht nė kėto dy dekada tė fundit, pra secili i merrte hapat e parė prej tij. Ai ishte adhurues i madh i folklorit shqiptar e sidomos i rapsodit Dervish Shaqa, kurse nė vitin 1973 nė njė Odė tė Llapit vetėm pėr njė natė e lexuam fillim e mbarim veprėn "Lahuta e malcisė" tė At Gjergj Fishtės e kuptohet qė kėtė e bėri Avdush Hasani dhe zėri i tij prej artisti bėri qė ajo natė tė ishte frymėzuese pėr pjesmarrėsit qė nuk i zente Oda. Veprimtri Fehmi Berish pėrkujtoi njė rast nė fshatin Kėrpimeh kur Avdushi nė vendė publik hiqte ikonat komuniste si ishte fotografia e Titos, vetėm atėher kur hiqeshin ikonat komuniste Avdushi e ndiente veten mirė nė objektet ku ndodhej. I tillė ishte shpirti artistit tė madh vdush Hasani. ("Rilindja" 15 Janar 1997 Qazim Doda) (Kjo faqe do tė plotėsohet edhe me fotografi tė tjera nga jeta artistike e Avdush Hasanit (06-05-1950 02 - 01 - 1997), do tė sjellim intervistat dhe shkrimet kritike pėr rolet e tij nė skenė dhe filėm nė shtypin shqiptar )

LARTË