BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

A DO TĖ VOTOHEN MASKAT NACIONALISTE NĖ ZGJEDHJET NACIONALE TĖ KOSOVĖS

KRYETARI QĖ DĖSHIRON TĖ JETĖ NGA " BRADASHI " DHE KRYETAR I "PODUJEVĖS" E JO NGA BARDHOSHI DHE KRYETAR

DISTANCIM PUBLIK- drejtuar instancave partiake tė LDK-sė dhe mjeteve tė informimit

DROMCA NGA TENDENCA PĖR PĖRQARJE NDĖRSHQIPTARE

NĖ RETROSPEKTIVĖ ; QĖSHTJA E PĖRFAQĖSISĖ SĖ KOSOVĖS NĖ TIRANĖ NĖ VITIN 1994

SA FYTYRA I KE O IBRAHIM RUGOVA ??!!

PORTRETI I IBRAHIM RUGOVĖS NĖ FUSHATĖN ZGJEDHORE 2001

SHKRIMET ME POROSI QË I BËNË SHEFQET JASHARI-STROFCI

A DO TĖ VOTOHEN MASKAT NACIONALISTE NĖ ZGJEDHJET NACIONALE TĖ KOSOVĖS

Nė programin Zgjedhor tė PSHDK-sė i shpallur publikisht mė ra nė sy kėrkesa qė dje e kishte bėrė Ibrahim Rugova, tash tė njejtėn e kishin pėrvetėsuar dhe si servis i LDK-sė PSHDK e shpallte pėr prioritete tė realizimit tė projektit tė tyre politik nė fushatėn zgjedhore tė 17 nėtorit 2001 . Fjala ėshtė pėr pikėn nė tė cilėn thuhet : · "PSHDK do tė angazhohet pėr aktivizimin e tė gjithė ish-policėve nė shėrbimin policor tė Kosovės, si dhe tė gjithė ish-oficerve profesionist nė Trupat Mbrojtse tė Kosovės" (nga programi i shpallur nė faqe tė internetit tė QIK-ut) Ky angazhim i tyre nuk ėshtė origjinal, sepse kjo mė parė ishte kėrkes e Ibrahim Rugovės, mirpo edhe PSHDK-ja si servis i LDK-sė tash ka marr pėrsipėr tė plasoj kėtė iniciativė pėr rehabilitimin e ish policėve dhe ish oficerėve tė shėrbimeve Jugosllave dhe inkuadrimin e tyre nė strukturat e reja institucionale tė Kosovės. Edhe me kėtė rast i pėrkujtojm PSHDK-istat se ish policia Jugosllave dhe ish oficerėt e Armatės Popullore tė Jugosllavis vetėm nė periudhėn 1981-1990 kanė zbatuar nė Kosovė dy herė gjendjen e jashtzakonėshme, njėher nė shtypjen e demostratave tė 1981 dhe njė herė nė mars tė vitit 1989 kur Kosovės i merret edhe ajo gjysėm autonomia. Ish-policia dhe ish-oficerėt profesionist ishin tė rreshtuar dhe argat tė Serbis gjegjėsisht RSFJ-sė. Ēdo mėngjes ajo polici dhe ata oficer profesionist kanė ngritur flamurin Jugosllav dhe ka kėnduar Hymnin "Hej Sllaveni"!! Gjat shėrbimit tė tyre vetėm nė periudhėn 1981-1990 pėr qėshtje politike nė burg, demostrat apo atentate janė vrarė 167 persona, janė plagosur 500 persona, janė ndjekur penalisht 12 mijė persona dhe janė trajtuar nė polici 500 mijė persona me pjesmarrjen direkte tė policisė sė preferuar tė Ibrahim Rugovės dhe PSHDK-sė. Kjo e konfirmuar edhe nga ish kreu i policis sė pėrmendur Rrahman Morina, ish bashkėshorti i Borisllava Morinės, tash e angazhuar nė kthimin e kriminelve tė luftės nė Kosovė. Njė kėrkesė e tillė pėr rehabilitimin e ish-policis dhe ish-oficerve tė APJ-sė ėshtė njė nėpėrkėmbje dhe gėrvishje nė shum plagė qė ka shkaktuar okupatori serb me vazalėt e saj. Kėtu vetshtrohet njė pyetje se nė kėtė projekt tė rehabilitimit tė ish-policėve dhe ish-oficerve qė nė programin e PSHDK-sė dhe Ibrahim Rugovės thuhet "tė gjith ish-policėve .... tė gjith ish-oficerėv... " aty nuk pėrmendet pėrkatėsia nacionale e tyre, a thua aty do tė pėrfshihen edhe kriminelėt serb tė policis qė sė bashku kanė bėrė krime nė Kosovė, aty me siguri do tė gjendet edhe Borisllava Morina bashkėshortja e Rrahman Morinės, aty me siguri do tė gjendet edhe ish bashkėshortja e Ahmet Krasniqit, dy bashkėshortet e Tahir Zemės, aty do tė gjendet edhe Demė Muja oficer policie nė Pejė tash i arratisur nė Serbi, gjegjėsisht nė Novi Pazar, aty do tė gjendet edhe Lulzim Neziri ish polic tash i ikur nė Vranjė i ndėrlikuar nė vrasjen e Komandant Drini, aty do tė jenė edhe ish polici i serbis i implikuar nė vrasjen e Xhemail Mustafės, aty do tė rehabilitohen dhe ish krerėt e policis kosovare si Rrahman Morina, Selim Brosha etj. Nuk ėshtė pėr tė u befasuar se te kjo shtresė ende ekziston nostalgjia pėr Jugosllavizmin dhe qė lufton aq shum pėr Kosovėn Multietnike por mė befason insistim i tyre se jan nacionalista shqiptar, se janė e djathtė demokratike e Kosovės e gjevahire tė tjera!! Po ku ėshtė i djathtė e nacionalist demokrat shqiptar Mark Krasniqi ish partizan i Titos dhe Rankoviqit pjesmarrės nė Konferencėn e Prizrenit kur bėhet aneksimi i Kosovės nga Serbia nė korrik tė vitit 1945, Mark Krasniqi i martuar me serbe dhe pėr dekada duke jetuar nė Serbi, i cili edhe sot e kėsaj dite ka mardhėnje miqėsore me Serb ka dhėndėrin Serb, Mark Krasniqin qė edhe bashkėshortja e gjelatit Millosheviq (Mira Markoviq) nė njė intervistė tė botuar nga "Bujku" shpreh fjal tė mira pėr te dhe i bėnė propozime qė tė takohen dhe tė bisedojn pėr zgjidhjen e problemeve nė Kosovė !! Vetėm njė vėshtrim rutinor i krijimtaris "shkencore" tė Mark Krasniqit vrehet se shkrimet e tij janė informazione tė pėrmbledhura hulumtuese pėr Akademin e Arteve dhe Shkencave Serbe ku Mark Krasniqi ka shėrbyer pėr 12 vite (dymbėdhjetvite), ato shkrime nuk pėrfaqėsojn afirmimin e kulturės dhe shkencės shqiptare, nuk afirmojn idealet pėr pavarsi dhe shkėputje nga Serbia, por jan njė pėrmbledhje hulumtuese qė ndoshta si materjale tė pėrkthyera nė gjuhėn serbe pėr Akademin serbe kanė shkuar nė dėm tė Kosovės !!! Ndoshta kėtu qėndron ai kompleksi qė nė krye tė fjalės e qesin mbėshtjellėsin ose maskėn "jemi parti nacionaliste " !!! Po lexoj sot nė shtypin kriptokomunist tė Kosovės nė fushatėn parazgjedhore tė zgjedhjeve tė 17 nėntorit 2001 pėr veprimtarin partiake tė disa "ish-juristėve tė Kosovės" (tė cilėt nuk ishin tė Kosovės por tė Serbisė) tė cilėve po ju jepet epiteti "i njohur", "largpamės", "nacionalist" etjera, fjala ėshtė pėr Tadej Rodiqin nėnkryetar i Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės, ish Gjykatės qė nė vitet `80 shqiptonte dėnime drakonike pikrisht "nacionalistėve", "irridentistėve dhe kundėrrevolucionarėve" shqiptarė qė ishin tė angazhuar pėr formimin e shtetit tė Kosovės, gjegjėsisht Republikės sė Kosovės. Unė personalisht sė bashku me vėllan dhe tre shokė tė tjerė jemi tė dėnuar nga kolegji i pėrbėrė nga gjyqtarėt: Tadej Rodiqi, Halil Halilaj, Aqif Tuhina, Shefqet Bytyqi dhe Dushan Cvetkoviq antar, me bashkpuntoren profesionale Milica Smajli, procesmbajtės nė ēėshtjen penale kundėr tė akuzuarve Shefqet Cakiqi, Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri, pėr vepėr penale bashkimi pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ dhe kundėr miturve Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi, pėr vepėr penale - bashkimi pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, nė seancėn e mbajtur me 14 nėntor 1984. Pėr hirė tė informimit tė opinjonit publik dhe pėr tė kuptuar se vėrtetė a mundet Tadej Rodiqi tė jetė jurist largpamės, i njohur dhe nacionalist unė po sjellė aktgjykimin e lėshuar nga ai si kryetar i kolegjit gjyqėsor nė seancėn e mbajtur me 14. nėntor 1984! Jetojm nė njė periudhė tė quditshme; ata qė dje ishin komunista, qė me tė gjitha mjetet e luftonin nacionalizmin dhe irridentizmin shqiptar, qė propagandonin patriotizmin Jugosllav, qė ishin nė gjendje edhe tė burgosnin edhe tė torturonin edhe tė vranin pėr patriotizmin jugosllav, sot mundohen tė vetrehabilitohen dhe veti i japin epitete "profesionalista" "jurista tė njohur", "me pėrvojė shum vjeēare", "nacionalista" etj. e nė tė njejtin rast ish viktimat e tyre, ish tė burgosurit, tė diferencuarit, tė leqiturit, tė pėrjashtuarit nga shkollimi e studimi i akuzojnė tash me akuza tjera si "tė pa aftė" , "tė papėrvojė", "komunista", "enverista" e ēka jo tjetėr vetėm pėr tė arsyetuar veprimet e tyre nė periudha tė errėta nė biografin e tyre. Unė pėr kėtė arsye mora mundimin dhe tė gjith aktgjykimin tė titulluar "Nė emėr tė popullit" tė pėrpiluar dhe tė nėnshkruar nga Tadej Rodiqi po ja prezentoj opinjonit tė lexuesve qė ta lexojn dhe vet tė gjykojn. Kurrė nuk jam bindur se Tadej Rodiqi ka zbatuar vullnetin e popullit tim pėr tė na denuar atėher !! Po sot ēfar kėrkon Tadej Rodiqi ? Pa kėrkuar falje ndaj viktimave tė tij, tash turr e vrap nė politikė pėr tė zėnė ndoj kolltuk !! Pa pritur dhe parė se athua viktimat e tij do ta padisin nė gjygj, pa pritur vendimin e Parlamentit tė Kosovės, i cili me siguri disa do tė i rehabilitonte por disave do tė ua ndalonte me ligj pėrsėritjen e recidivit !! Unė kur jam burgosur kam pasur tetėmbdhjet vjet, sa kishim maturuar nė shkollėn e mesme nė Besjanė (ish Podujevėn) nė drejtimin e gazetarisė. Ishim gjenerata qė patėm organizuar demostratėn e 1 dhe 2 prilli tė vitit 1981 dhe kishim tentuar prap nė pėrvjetorin me 1982 tė demostronim vullnetin tonė pėr Republikėn e Kosovės. Ishin kėto rrethanat qė unė me shokė shkolle kishim shkruar artikuj dhe trakte tė ndryshme pėr arsyeshmėrin e kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės, kishim bėrė kėrkesėn pėr lirimin e tė burgosurve, kishim shpėrndar ata artikuj dhe pamfleta, kishim shkruar nė disa raste nė vende publike parullat pėr Republikėn e Kosovės dhe pėr lirimin e tė burgosurve. Ishte ky corpus delikti ynė qė Tadej Rodiqi, mua mė shqiptoi denimin 4. (katėr ) vjet burg, shokėve tė mi Muhamet Ymeri 3. vjet e gjysėm, Afrim Fusha 3. vjet e gjysėm dhe dy tė miturve tė moshės nėn 18 vjeqare, Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi nga dy vjet burg tė cilat i kemi mbajtur deri nė ditėt e fundit. Dhe nė qfar burgjesh, nė burgje tė tipit tė mbyllur, nė burgje hetuese, duke shkelur edhe vet ligjin jugosllav tė atėhershėm, tė miturit ėshtė dashur qė denimin ta mbajn nė Shtėpit Korrektuese pėr tė mitur, po kjo pėr nacionalista dhe kundėrrevolucionarėt shqiptar atėher nuk vlente!! E pėrkujtoj Tadej Rodiqin se vitet mė tė mira tė jetės time nga 18 deri 22 vjet i kam kaluar burgjeve hetuese, duke filluar nga Burgu i Prishtinės, Burgu i Gjilanit dhe Burgu i Zrenjaninit gjithėsejt katėr vite, ditė mė ditė, (vetėm nė Burgun e Zrenjaninit mė kam mbajtur 3 vjet e dy muaj)!! Pas daljes nga burgu edhe pse isha i regjistruar nė Universitetin e Prishtinės, mė ndalohet mundėsia e vazhdimit tė studimeve, po ashtu edhe vėllėzėrve dhe familjes sime i ndalohet e drejta e regjistrimit nė Universitet dhe nė Konvikt nė Prishtinė. Gjat vitit 1983 me propozim tė Komitetit Komunal tė LKJ-sė nė organizatėn bazė tė Lidhjes sė Komunistave nė Llapashticė organizohet fushat pėr leqitjen e familjes tonė, pėr shkak tė pozitave tona armiqėsore ndaj shtetit, me kėtė rast komunistėt pėsuan disfatė, sepse bashkvendasit nuk i zbatuan urdhrat e partisė, po pėrkundrazi na mbėshtetėn neve. Na ndalohet pjesmarrja nė organizime tė ndryshme shoqėrore-kulturore, nuk na lejohet e drejta e udhtimit jasht shtetit etj. (Do tė pėrmendi vetėm njė rast pėr tė dėshmuar trysnin edhe ekonomike, babai im Hajdar Cakiqi ishte puntor i kualifikuar nė KNI "Ramiz Sadiku" dhe kur caktohet brigada e tij punuese pėr tė punuar nė Libi, kur marrin vesh strukturat e policis e detyrojn organizatėn punuese qė ta heqin nga lista e puntorve qė do tė udhtonin nė Libi ku pagat dhe fitimi ishte mė i madh)!! Ėshtė e pamoralshme qė sot ju ish gjykatėsit, ish politikanėt, ish policėt dhe ish gazetarėt e agitpropit tė korridoreve tė Komiteteve Komuniste, prap tė pretendoni tė vini nė pozitat prej tė cilave nė njė kohė i keni shkelur tė drejtat e njeriut, e nė raste tė ndryshme edhe keni tejkaluar edhe ligjin jugosllav nė fuqi. Unė si ish viktim e juaja nuk kėrkoj hakmarrje tė njejt si keni vepruar ju me ne, por ama ju lutem pėrsėritjen e recidivit nuk mundė tė lejohet. Ja nė origjinal Aktgjykimi nė "emėr tė popullit" i pėrpiluar dhe i nėnshkruar nga Tadej Rodiqi, sot nėnkryetar i Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės, aleate e Lidhjes Demokratike tė Ibrahim Rugovės!! " Ap-Kz-nr.150 / 83 N Ė E M Ė R T Ė P O P U L L I T Gjykata Supreme e Kosovės - kolegji i pėrbėrė nga gjyqtarėt: Tadej Rodiqi, Halil Halilaj, Aqif Tuhina, Shefqet Bytyqi dhe Dushan Cvetkoviq antar, me bashkpuntoren profesionale Milica Smajli, procesmbajtės nė ēėshtjen penale kundėr tė akuzuarve Shefqet Cakiqi, Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri, pėr vepėr penale bashkimi pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ dhe kundėr miturve Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi, pėr vepėr penale - bashkimi pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, duke vendosur pėr ankesat e tė akuzuarve e tė tė miturve dhe pėr ankesat e mbrojtėsve tė tyre, Lubisav Millojeviqi dhe Marko Qojeviqi, avokat zyrtar nga Prishtina tė ushtruara kundėr aktgjykimit tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, P-nr. 2/83 datė 16 shkurt 1983, nė seancėn e mbajtur nė tė nenit 371 par. 1 tė LPP, me 14 nėntor 1984, mori kėtė : A K T G J Y K I M Me aprovimin e pjesėrishėm tė ankesave tė tė akuzuarve Shefqet Cakiqi, Afrim Fusha e Muhamet Ymeri, ankesave tė tė miturve Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi dhe tė ankesave tė mbrojtėsve tė tyre, ndryshohet aktgjykimi i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, p-nr.2/83 datė 16 shkurt 1983, vetėm: -pėrkitazi me vlersimin juridik tė veprave, ashtuqė Gjykata Supreme gjen se nė veprimet e kėtyre tė akuzuarve dhe tė mitur, pėr tė cilat janė shpallur fajtor, qėndrojn elementet e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ, dhe -pėrkitazi me vendimin mbi denimet, nė pjesėn qė ka tė bėjė me tė akuzuarit, kėshtu qė kjo gjykatė, pėr vepėr penale tė sipėrpėrmendur, tė akuzuarin Shefqet Cakiqi e gjykon me 4 /katėr/ vjet burgim, ndėrsa tė akuzuarit Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri me nga 3 (tre) vjet e 6 (gjashtė) muaj burgim. A r s y e t i m i Me aktgjykimin e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, P-nr. 2/83 datė 16 shkurt 1983, janė shpallur fajtor: tė akuzuarit Shefqet Cakiqi, Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri - pėr vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, dhe tė miturit Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi - pėr vepėr penale tė sipėrpėrmendur, tė parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 tė Ligjit tė cituar, janė gjykuar - tė gjithė tė akuzuarit me nga 6 vjet burgim, kurse tė miturit me nga dy vjet burgim pėr tė mitur. Nė ato dėnime i u ėshtė llogaritur edhe koha e kaluar nė paraburgim, dhe kjo, tė akuzuarit Shefqet Cakiqi prej 26 tetorit 1982, tė akuzuarit Afrim Fusha prej 24 tetorit 1982 dhe tė akuzuarit Muhamet Ymeri prej 23 tetorit 1982, ndėrsa tė miturve Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi, nė vend tu llogaritej paraburgimi prej 19 tetori 1982, kur edhe iu ėshtė caktuar, nė tė mirė tė tyre u ėshtė llogaritur gabimisht prej 16 tetorit 1982. Tė gjithė tė akuzuarit dhe tė miturit, pėr shkak tė gjendjes ekonomike tė varfėr, janė liruar nga shpenzimet e procedurės penale. Kundėr aktgjykimit tė sipėrm nė afat kanė bėrė ankesa tė gjithė tė akuzuarit dhe tė miturit, si dhe mbrojtėsit e tyre - Avokat Lubisav Millojeviqi (Avokatėt me detyrė zyrtare - jo tė angazhuar nga tė akuzuarit) : pėr tė akuzuarin Shefqet Cakiqi dhe pėr tė miturit Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi, dhe - Avokat Marko Qejoviqi (Avokatėt me detyrė zyrtare - jo tė angazhuar nga tė akuzuarit) : pėr tė akuzuarit Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri. Nga pėrmbajtja e ankesave tė tė akuzuarve dhe tė miturve del se ata aktgjykimin nė fjalė e kann goditur pėr shkak tė vėrtetimit tė gabuar dhe jo tė plotė tė gjendjes faktike, shkeljes sė ligjit penal dhe tė vendimit pėr dėnimin. Tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri shprehimisht nuk kann bėrė propozime konkrete ; i akuzuari Afrim Fusha ka propozuar qė Gjykata Supreme ta ndryshoj aktgjykimin e goditur, ashtu qė kėtė tė akuzuar ta dėnoi me dėnim mė tė butė : i mituri Bedri Ajeti ka propozuar qė ndryshimi i aktgjykimit nė fjalė, kjo gjykatė ta liroj atė nga akuza; ndėrkaq i mituri Ismet Cakiqi ka propozuar qė aktgjykimi i pėrmendur tė ndryshohet pėrkitazi me cilėsimin juridik tė veprimeve tė veta dhe me vendimin pėr dėnimin, ashtu qė Gjykata Supreme ta shpallė fajtorė pėr vepėr penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ dhe pėr kėtė vepėr ta gjykoj me dėnim mė tė butė. Mbrojtėsi Lubisav Millojeviq aktgjykimin e pėrmendur e ka goditur pėr shkak tė shkeljeve esenciale tė dispozitave tė procedurės penale, vėrtetimit tė gabuar dhe jo tė plotė tė gjendjes faktike, shkeljes sė Ligjit Penal dhe vendimit pėr dėnimet, me propozim qė ai aktgjykim tė ndryshohet pėrkitazi me cilsimin juridik tė veprave dhe me vendimin pėr dėnimet, ashtu qė tė gjithė tė mbrojturit e tij tė shpallen fajtor pėr veprėn penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ dhe pėr kėtė vepėr tė dėnohen sipas ligjit, ose ashtu qė pėr veprat penale pėr tė cilat janė shpallur fajtor, duke i aplikuar dispozitat pėr zbutjen e dėnimit, tė dėnohen me dėnime sa mė tė buta. Ndėrkaq mbrojtėsi Marko Qojeviq aktgjykimin nė fjalė e ka goditur pėr shkak tė shkeljes sė Ligjit penal dhe tė vendimit pėr denim dhe ka propozuar qė Gjykata Supreme ta ndryshoj atė aktgjykim, ashtu qė tė mbrojturit e tij t`i shpallė fajtor pėr vepėrn penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ dhe t` i dėnoj me denime mė tė buta. Pėrkitazi me gjendjen faktike tė gjithė tė akuzuarit e tė miturit, si kundėr edhe mbrojtėsit tė tyre, duke mos kontestuar kryesisht faktin se tė akuzuarit dhe tė miturit sipas marrėveshjeve paraprake tė tyre i kanė shkruar parollat-pamfletet pėr tė cilat janė shpallur fajtorė, pothuajse nė mėnyrė identike kanė theksuar se pėr shkruarjen dhe shpėrndarjen e atyre parollave e pamfletave ata nuk kishin formuar kurrfar grupi armiqėsor, nė kuptim tė veprės penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 - pėr tė miturit nga par. 2 - lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, pėr tė cilat jan shpallur fajtor. Nė kėtė drejtim kanė shtur se marrveshjet pėr veprimet e tyre kanė qenė tė pėrqėndruara vetėm nė shkruarjen e pamfletave e parollave nė fjalė, se ato marrėveshje asnjėher nuk kanė qenė rezultat i takimeve tė tė akuzuarve dhe tė miturve paraprakisht tė organizuara e tė caktuara, porse si rezultat i takimeve dhe i bisedave tė tyre tė rastit, gjat shetitjeve si shokė nė shkollė nėpėr rrugė, nė qajtore e nė park tė Podujevės, me ē`rast kanė biseduar edhe pėr demostratat armiqėsore kontrarevolucionare tė vitit 1981 nė Kosovė dhe pėr situatėn e krijuar pas atyre demostratave, e sidomos pėr "arsyeshmėrin" e parollės "Kosova Republikė", pėrkatėsisht se pamfletet e parollat nė fjalė i kanė shkruar vetėm nė disa raste. Edhe kjo shihet eksluzivisht duke qenė tė mashtruar nga ndikimi i dezinformimeve tė shumta dhe i propagandės armiqėsore qė zhvillohejatė botė lidhur me ato demostrata. Tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri e kanė pėrsėritur mbrojtjen e tyre nga procedura e shkallės sė parė se i pari me 6 tetor ndėrsa i dyti me 5 tetor 1982 kanė shkuar nė shėrbimin ushtarak, prandaj ata nuk kanė marrė pjesė, e as qė kanė mundur fizikisht qė tė marrin pjesė nė shkruarjen dhe shpėrndarjen e pamfleteve dhe parollave me datėn 18/19 tetor 1982, nė ndėrtetsėn e shkollės fillore "Josip Broz Titi" nė Podujevė, andaj as nuk kanė ditur se gjatė shpėrndarjes sė atyre parollave nga i akuzuari Afrim Fusha sė bashku me tė miturit Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi / tė shkruara nė dispozitivin nėn pikėn II tė aktgjykimit tė goditur /, i akuzuari Afrim Fusha ka qenė i armatosur me revole, veprime, pėr tė cilat gjykata e shkallės sė parė edhe kėta tė akuzuar i ka shpallur fajtor, e pėr ēka pėr tė akuzuarin Shefqet Cakiqi gjerėsisht bėhet fjalė edhe nė ankesėn e mbrojtėsit Lubisav Millojeviq, e edhe nga mbrojtėsi i tė akuzuarit Muhamet Ymeri, gjatė sqarimit tė ankesės nė seancėn publike. Nga tė thekėsuarat e sipėrme, si tė akuzuarit e tė miturit, ashtu edhe mbrojtėsit tė tyre kanė konkluduar nė ankesa se gjykata e shkallės sė parė ka bėrė shkeljen e ligjit penal nė dėm tė tė akuzuarve dhe tė tė miturve, kur veprimet e tyre i ka cilėsuar si vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, pėr tė cilat i ka shpallur fajtor, duke konsideruar se nė ato veprime mund tė qėndrojnė vetėm elementet e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LPP tė RSFJ, me pėrjashtim tė tė miturit Bedri Ajeti i cili konsideron se veprimet e tyre paraqesin vetėm kundėrvajtje. Nė seancėn e kolegjit mbrojtėsit tė tė akuzuarve dhe tė tė miturve i sqaruan ca nga pretendimet ankimore dhe ngelėn pran propozimeve tė bėra nė ankesa. Ndėrkaq, zėvendėsprokurori publik krahinor, Nue SELMANI, propozoi qė ankesat tė refuzohen, si tė pabazuara, dhe aktgjykimi i goditur tė vėrtetohet. Pas shqyrtimit tė shkresave tė lėndės, aktgjykimit tė goditur nė kuptim tė nenit 376 par. 1 tė LPP, dhe vlersimit tė pretendimeve ankimore, Gjykata Supreme konstatoi: Ankesat janė tė bazuara vetėm pėrkitazi mosvlersimit juridik tė veprimeve inkriminuese tė tė akuzuarve dhe tė miturve dhe me vendimin pėr denimin e tė akuzuarve. Aktgjykimi i goditur nuk pėrmbanshkelje esenciale tė dispozitave tė procedurės penale, tė cilat gjykata - nė bazė tė nenit 376 par. 1 pika 1 tė LPP - gjatė vendosjes pėr ankesat i vėrenė kryesisht. Prandaj nuk janė tė bazuara pretendimet ankimore nga ankesa e mbrojtėsit Lubisav Millojeviq, se dispozitivei i aktgjykimit nė fjalė, nė pjesėn qė ka tė bėj me tė akuzuarin Shefqet Cakiqi, / pjesa e dispozitivit nėn pikėn njė / ėshtė i paqartė e kontradiktor me pjesėn e dispozitivit nėn pikėn II, dhe me arsyetimin, mandej se arsyet e dhėna nė aktgjykim jan kontradiktore me provat nga shkresat e lėndės dhe bazohen nė supozime dhe se nga kėto shkaqe gjykata e shkallės sė parė me atė aktgjykim ka bėrė shkeljen esenciale tė dispozitave tė procedurės penale tė parashikuara nga neni 364 par. 1 pika II tė LPP. Qėndron fakti i cekur lidhur me bazėn ankimore tė sipėrme, se gjykata e shkallės sė parė me aktgjykimin e goditur tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri, gabimisht ua ka vuar nė barrė edhe shkruarjen e parollave me 18/19 tetor 1982, nė ndėrtesėn e shkollės fillore "Josip Broz Tito" nė Podujevė, si dhe rrethanėn rėnduese gjat caktimit tė dėnimeve se kinse edhe kėta tė akuzuar kanė ditur pėr faktin se i akuzuari Afrim Fusha, gjat shkruarjes sė atyre parullave me tė miturit Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi, / tė pėrshkruara nėn pikėn II, tė dispozitivit tė aktgjykimit/, ka qenė i armatosur me revole. Mirpo, sipas vlersimit tė Gjykatės Supreme, ndonėse ato konstatime pėr tė akuzuaritn Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri, janė tė gabuara - nė kundėrshtim me provat nga shkresat e lėndės dhe me mbrojtjen e tyre - ato nė rastin konkret nuk i bėjnė pjesėt e cekura tė dispozitivit tė aktgjykimit tė goditur reciprokisht aq kontradiktore e tė paqarta, saqė do tė pėrjashtonte esencialisht njera tjetrėn, ose do tė vėshtėrsonte sado pak vlersimin e drejt dhe tė sigurt tė ligjėshmėrisė e tė drejtshmėrisė sė atij aktgjykimi pėrkitazi me veprimet tjera inkriminuese tė tė akuzuarve Shefqet dhe Muhamet, veprime kėto qė janė vėrtetuar nė mėnyrė tė pa kontestueshme dhe qė pėr kah natyra penalo - juridike e tyre dhe pėr kah pėrgjegjėsia penale e kryersve tė tyre janė tė pavarura nga konstatimet e sipėrme tė gjykatės sė shkallės sė parė, ndonėse tė gabuar. Konkretisht, jo vetėm nga ajo pjesė e dispozitivit tė aktgjykimit tė goditur, por edhe nga arsyetimi i tij dhe nga tė gjitha provat e administruara nga gjykata e shkallės sė parė nė kėtė qėshtjepenale, tė pėrforcuara edhe me pohimet e vet tė akuzuarve Shefqet Cakiqi e Muhamet Ymeri, mandej me pohimet e tė akuzuarit Afrim Fusha dhe pohimet e tė miturve Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi, tė bėra gjatė procedurės sė shkallės sė parė, e kryesisht tė pa kontestuara edhe me ankesat e tyredhe tė mbrojtėsve tė tyre, rezulton i qartė konstatimi i gjykatės sė shkallės sė parė se tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri gjat vitit 1982 - para se tė shkonin nė shėrbimin ushtarak / me 5 pėrkatėsisht me 6 tetor 1982 / kishin shkruar dhe kishin shpėrndar pamfleta dhe parolla me pėrmbajtje propagandistike armiqėsore kundėr RSFJ, pėr tė cilat ajo gjykatė me tė drejtė i ka shpallur fajtor, pavarsisht nga fakti se ata nuk kishin marrur pjesė edhe nė shkruarjen e parollave tė datės 18/19 tetor 1982. Fakti pra se a kanė marrė pjesė kėta tė akuzuar edhe nė shkruarjen e atyre parollave apo jo, paraqet nė rastin konkret vetėm njė nga ēėshtjet faktike, tė rėndėsishme vetėm si rrethanė pėr caktimin e lartėsisė sė dėnimit, e jo edhe si fakt nga i cili do tė varej inkrimacioni penalo-juridik i veprimeve tė tjera tė pakontestueshme tė kėtyre tė akuzuarve dhe pėrgjegjėsia penale e tyre pėr ato veprime. Ėshtė i paqėndrueshėm edhe pretendimi ankimor i tė miturit Bedri Ajeti se veprimet e tij paraqesin vetėm vepėr tė kundėrvajtjes. Pjesmarrja e pakontestueshme e kėtij tė mituri nė shkruarjen dhe shpėrndarjen e parollave dhe pamfleteve nė fjalė - me pėrmbajtje propagandistike armiqėsore kundėr RSFJ, pėr kah shkalla e rrezikshmėris shoqėrore dhe e pėrgjegjėsisė sė kėtij tė mituri, i tejkalon caqet e veprės sė kundėrvajtjes, pėrkatėsisht ngritet nė vepėr penale. Kjo aq mė parė, kur pjesmarrja e tij ėshtė bėrė me vendosshmėri, me vetėdije tė plotė dhe ėshtė pėrsėritur disa herė. Ndėrsa, sipas vlerėsimit tė Gjykatės Supreme, me bazė ėshtė theksuar nė ankesa se gjykata e shkallės sė parė ka bėrė shkeljen e ligjit penal nė dėm tė tė akuzuarve dhe tė miturve kur veprimet e tyre i ka vlersuar si vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 - pėr tė miturit nga par. 2 - lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ dhe se nė ato veprime qėndrojnė vetėm elementet e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė Ligjit tė pėrmendur. Lidhur me kėtė vlenė tė theksohet se nga tė gjitha provat nė shkresat e lėndės, tė pėrforcuara edhe me pohimet e vet tė akuzuarve e tė miturve nė procedurėn e shkallės sė parė, kryesisht tė pakontestuara edhe me ankesa e edhe nga pėrshkrimi i faktit i veprave nė dispozitivin e aktgjykimit tė goditur, del qartazi se tė gjitha veprimet inkriminuese tė tė akuzuarve e tė miturve nė tė gjitha rastet kanė qenė tė orientuara vetėm nė shkruarjen, pėrkatėsisht nė shpėrndarjen e pamfletave dhe parollave me pėrmbajtje propagandistike armiqėsore kundėr vlerave mbrojtėse tė sanksionuara me dispozitėn e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ. Qėndron fakti qė ka vėrtetuar gjykata e shkallės sė parė se tė akuzuarit dhe tė miturit shumicėn e pamfletave dhe parollave nė fjalė i kanė shpėrndarė, pėrkatėsisht i kann shkruar nė grup bashkarisht dhe sipas marrveshjeve tė tyre paraprake. Mirėpo, sipas vlersimit tė gjykatės Supreme, vetėm nga ky fakt nuk mund tė pėrfundohet se tė akuzuarit kishin formuar grup, pėrkatėsisht se tė miturit ishin bėrė antar tė grupit, pėr veprimtari armiqėsore, nė kuptim tė dispozitave tė nenit 136 par. 1 e 2 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, siē ka konkluduar gabimisht gjykata e shkallės sė parė. Kjo nė radhė tė parė, pėr arsye se vepra penale e propagandės armiqėsore, si kundėr edhe shum vepra tė tjera penale, parimisht mund tė kryhet edhe nė grup bashkėrisht nga disa persona, gjė qė shpeshėherė ndodhė nė praktikė e qė nėnkupton edhe marrveshjen paraprake tė kryersve tė saj. Nė kėtė drejtim, vlen tė theksohet fakti se marrveshja paraprake, veprimet e pėrbashkėta, e eventualisht edhe organizimi i dy ose mė shum personave pėr kryerjen e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 i LP tė RSFJ, nuk jan sankcionuar me dispozitėn e nenit 136 tė LP tė RSFJ, si vepėr penale e veēant. Prandaj, nė rastet kur, pėrkundėr bisedave, marrėveshjeve, ose edhe formimit tė grupit pėr kryerjen e veprės penale tė propagandės armiqėsore, nuk ėshtė ardhur konkretisht deri te kryerja e saj, kemi tė bėjmė me veprėn penale tė bashkimit pėr kryerjen e veprave penale tė caktuara me Ligjin Fedeartiv, tė parashikuar me dispozitėn e nenit 254 tė LP tė RSFJ. Nė fund, duhet theksuar se nė rastin konkret nuk mund tė bėhet fjalė as pėr vepėrn penale tė cenimit kontrarevolucionar tė rregullimit shoqėror, tė parashikuar me dispozitėn e nenit 114 tė LP tė RSFJ. Kjo, pėrveē arsyerave tė sipėrme edhe pėr arsyet se vepra penale e cenimit kontrarevolucionar tė rregullimit shoqėror, e parashikuar me dispozitėn e nenit 114 tė LP tė RSFJ ndaj veprės penale tė propagandės armiqėsore, sikurse edhe ndaj tė gjitha veprave tjera penale, tė orjentuara kundėr bazave tė rregullimit shoqėror socialist, vetqeverisės dhe sigurimit tė RSFJ, ėshtė vepėr me karakter tė pėrgjithshėm, pėrkatėsisht me karakter supsidar, qė do tė thot se aplikimi i asaj dispozite nė rastet konkrete mund tė vijė nė konsiderim vetėm po qe se vepra e kryer kundėr bazave mbrojtėse tė sipėrme dhe sigurimit tė RSFJ nuk ėshtė pėrcaktuar si vepėr penale e veēant me asnjė nga dispozitat e veprave tjera penale tė kėtij lloji, tė pėrfshira nė kreun e XV tė LP tė RSFJ. Nga arsyet e sipėrme Gjykata Supreme e ndryshoi aktgjykimin e goditur - si nė dispozitiv tė kėtij aktgjykimi - pėrkitazi me cilsimin juridik tė veprimeve inkriminuese tė tė gjithė tė akuzuarve dhe tė miturve, duke gjetur se nė ato veprime qėndrojn vetėm elementet e veprės penale tė propagandės armiqėsore tė parashikuar nga dispozita e nenit 133 par. 1 tė LP tė RSFJ. Njėkohėsisht kjo gjykatė, duke e vlersuar aktgjykimin e goditur pėrkitazi me vendimin pėr denimet, gjeti se ankesat janė tė bazuara vetėm pėrkitazi me vendimet e tė akuzuarve. Pėrveē faktit se vepra penale e propagandės armiqėsore ėshtė vepėr me rrezikshmėri shoqėrore mė tė vogėl se vepra penale e bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, me bazė ėshtė theksuar nė ankesa se gjykata e shkallės sė parė tė akuzuarve Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri, si rrethanė rėnduese, gabimisht ua ka vlersuar edhe rrethanėn se, kinse, ata kanė ditur se i akuzuari Afrim Fusha - me rastin e shpėrndarjes dhe shkruarjes sė pamfletave dhe parullave tė datės 18/19 tetor 1982 bashk me tė miturit Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi - ka qenė i armatosur me revole. Nė prezencėn e kėtij fakti dhe tė rrethanave tjera lehtėsuese qė i ka vrejtur gjykata e shkallės sė parė : se tė gjithė tė akuzuarit janė tė moshės relativisht tė re, tė gjendjes ekonomike tė varfėr, mandej se veprėn penale e kanė kryer duke qenė tė ndikuar nga dezinformatat e shumta dhe nga propaganda qė bėheshin atė botė pėrkitazi me situatėn e krijuar pas demostratave armiqėsore kontrarevolucionare tė vitit 1981 nė Kosovė, dhe se tė gjithė ata kanė pranuar veprėn e kryer, duke pasur parasysh edhe rrethanėn rėnduese pėr tė akuzuarin Shefqet Cakiqi se ai ka qenė iniciator dhe nxitės i tė akuzuarve tė tjerė dhe i tė miturve pėr kryerjen e asaj vepre, Gjykata Supreme e ndryshoi aktgjykimin e goditur edhe pėrkitazi me vendimin pėr dėnimin e tė akuzuarve, si nė dispozitiv tė kėtij aktgjykimi, duke konsideruar se kėto denime janė nė pėrpjestim me shkallėn e rrezikshmėrisė shoqėrore tė veprės penale nė fjalė dhe me pėrgjegjėsin e tė akuzuarve pėr atė vepėr, dhe se me bazė mund tė pritet se edhe me ato dėnime nė rastin konkret do tė arrihet ndaj tyre qėllimi i dėnimit i parashikuar nga neni 133 i LP tė RSFJ. Ndėrkaq ankesat e tė miturve dhe tė mbrojtėsve tė tė miturit Ismet Cakiqi pėrkitaz me dėnimin, kjo gjykat i vlersoi si tė pabazuara, pėrkundėr faktit se edhe pėr kėta tė mitur qėndrojn tė gjitha rrethanat lehtėsuese tė sipėrpėrmendura lidhur me tė akuzuarit. Kjo pėr arsye se siē del nga shkresat, Ismet Cakiqi dhe Bedri Ajeti, ndonse kann vepruar si tė mitur, pėrkah vendosshmėria dhe veprimet e kėtyre pėr kryerjen e veprės penale nė fjalė, nuk kanė qenė mė pak tė angazhuar se tė akuzuarit. Nisur nga kjo Gjykata Supreme gjeti se denimet e shqiptuara kėtyre tė miturve nga gjykata e shkallės sė parė me nga dy vjet burgim pėr tė mitur, janė tė drejta dhe nė pėrpjestim me rrezikshmėrinė shoqėrore tė veprės penale konkrete dhe me pėrgjegjėsin e tyre pėr atė vepėr, ashtu qė me bazė mund tė pritet se vetėm me ato dėnime do tė arrihet nė masė tė duhur qėllimi i dėnimit. Nga sa u tha mė sipėr, u vemndos si nė dispozitiv tė kėtij aktgjykimi. GJYKATA SUPREME E KOSOVĖS NĖ PRISHTINĖ Ap-Kz-nr. 150/84 datė 14 nėntor 1984. Procesmbajtės Kryetari i kolegjit Milica Smajli, d.v. Tadej Rodiqi , d.v. Vula dhe nėnshkrimi " · Nga Igor Mekina e Svetlana Vasovic, dhjetor 1988, revista "MLADINA" Lublanė, Slloveni (Pjesė nga intervista) PĖRSE NENI 133 ….Shefqet Cakiqi, ėshtė vetėm njėri prej atyre i cili me vitet mė tė bukura tė jetės sė vet i pagoi haraēin ligjdhėnjes revolucionare. Sipas praktikės sė paparė dhe politikės sė indoktrinuar dhe tė dhunėshme tė gjyqeve, veprimtaria pėr Republikėn e Kosovės ka qenė dhe ėshtė vepėr e rėndė penale. Marrėzia e gjykimit tė tillė del nė pah vetėm tash nė kohėn e ndrrimeve kushtetuese, tash, kur pėrkundėr opinjonit publik tentohet tė ndėrpritet autonomia e Kosovės, madje tė kthehet emertimi i saj nė Kosmet, kur askush mė nuk denohet nė bazė tė nenit 133. Ky nen pėrbindėsh i Ligjit Penal, qė kėrcnon deri me dhjetė vjetė burg personit qė tenton ta rrėnoj "klasėn puntore dhe njerzit punonjės" dhe ta then Bashkim - Vllazrimin e barazin e kombeve dhe kombėsive, dhe i cili fillon me kėto fjalė : "Paraqitja mendimkeqe dhe e pavėrtetė e gjendjes sociale dhe politike e shtetit", qė nė formulimin e tij shpeshher tė ndryshuar ka mbetur pa koment" i dhunshėm". Ky nen pėrmban vetėm lidhjen formale "ndryshim kundėrkushtetutar tė marrdhėnjeve shoqėrore".... sepse kjo mėnyrė e shqyrtimit ėshtė thjesht burim i tė gjitha ngatrresave ligjore. Kėrkesa mbi ndrrimin e statusit tė njė krahine tė caktuar mund tė jetė me apo pa bazė, por kjo ėshtė nė radhė tė parė detyrė e organeve tė zgjedhura politike nė mėnyrė demokratike, nė mos ēėshtje e vet "klasės puntore", tė vendosin mbi ndryshime pėr ose kundėr, por kurrsesi detyrė e gjyqeve. Vetėm trajtimet verbale me kėto ndryshime nuk do tė duhej tė ishin vepėr penale, pėrderisa nuk thirret nė ndihmė dhuna. Sepse, kėsisoji Shefqeti ashtu edhe si edhe shum tė dėnuar tė tjerė, me aplikimin e kėtare masave fillimisht ėshtė shkelur e drejta kushtetutare e pastaj liria e mendimit dhe e vetvendosjes. Vetėm mungesa e qartė mbi kuptimin "kushtetues" dhe "jokushtetues" sjellė deri nė cungimin e tė drejtave tė njeriut pėr shkak tė kėrkesave tė paqarta, pėr shkak tė klimės sė frikės dhe represionit, "dhuna" ligjėrisht e harruar bėhet armė e atyre, tė cilėt e ndjekin mendimin, dhe bėhet armė e atyre tė cilėt fillojnė t`i kundervihen kėsaj trysnie me dhunė. Kur nuk ekziston liria dhe dialogu mund tė ndodhė qė forca e argumenteve tė sulmohet nga argumentet e forcės.... Shefqetin dhe tė gjithė ata, tė cilėt ndonjėherė kann menduar nė kėtė mėnyrė as sot e kėsaj dite nuk i mbronė asgjė, madje as ai nen i cili do tė duhej tė ishte nė kundėrshtim formal me nenin 133 tė Ligjit Penal, do tė thot neni 166 i Kushtetutės. Sepse ky i fundit siguron vetėm "lirin e mendimit dhe pozicionimin" e jo "lirinė e shprehjes sė mendimit", d.m.th. mbron diēka ēka nė realitet nuk ka kuptim - mendimin si proces psiqik i brendshėm e jo si shprehje e mendimit. Nė kėtė mėnyrė Kushtetuta na mbetet njė balon i thatė, e cila na lejon tė mendojmė deri nė momentin kur dėshirojmė t`ia komunikojm dikujt. Po edhe kjo ėshtė njė e drejtė e cunguar nė bazė tė vendimit tė Gjykatės Supreme Serbe e cila deklaron se "Dallimi ėshtė i qartė nė teorin e ligjit mes mendimit dhe ideve tė pėrcaktimitpėrkundėr fjalėve tė folura apo tė shkruara", kėshtu qė veprat e padiskutuara dhe tė pashkruara nuk denohen !!!! (Vendim i Gjykatės Supreme Serbe no. Kz. - 375/85). Kėshtu si ka ndodhur, kėta djem janė dėnuar gabimisht, pėr shkak tė angazhimit tė mėparshėm. Kjo ėshtė e ngjajshme me veprimin qė e ka bėrė nė emėr tė Sllovenėve, me tė drejtė Anton Koroshec nė Parlamentin e Vjenės me rastin e leximit tė deklaratės sė Majit pėrpara shtatėdhjetėvjetėsh…." ****** Kėsaj dėshmie i bashkangjita edhe shkrimin e Igor Mekinės dhe Svetllana Vasoviqit tė botuar nė dhjetor tė vitit 1988 nė revistėn "Mladina" tė Lublanės, shkrim ky qė ka qenė si pėrfundim i njė interviste dy faqėshe rreth procesit tim gjyqėsor dhe rreth gjendjes nė Kosovė. Kėtė me qėllim qė tė i pėrkujtoj disa gazetar dhe redaksi qė po quhen tash "kombėtare" e atėherė ishin nė vorbullin e propagandės sė Lidhjes sė Komunistave tė Jugosllavisė, se as sot e kėsaj dite nuk e kanė larė borgjin dhe mėkatin ndaj neve!! Atėher me komentet e tyre na njollosėshin me epitete nga mė tė ndryshėmet si "shovenista", "nacionalista", "kundėrrevolucionar" etj. duke shpifur edhe nė raportet e tyre rreth demostratave dhe rreth gjykimeve tona. Sot tė njejtit kanė kthyer gėzofin dhe veten e quajn "kombėtar" e "nacionalist" e viktimat e tyre "komunista" , "enverista" , "tė papėrvojė" etj. Mjafton pėr ata qė tė shohin se si Igor Mekina slloven dhe Svetllana Vasoviē serbe nė vitin 1988 gjykonin nenin 133 dhe na mbronin e "gazetarėt" tė varur e tė pavarur tė shminkatur tash si nacionalista vazhdojn me avazin e vjetėr dhe punojn pa rreshtur nė rehabilitimin e ish-politikanėve tė LKJ-sė, ish-Gjykatėsve, ish-policėve dhe ish-oficerve qė kishin bėrė shkelje brutale tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtat kombėtare tė shqiptarve nė Kosovė.

LARTË