BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

ANTROPOLOGJI E MENDIMIT DHE VEPRIMIT POLITIK NĖ KOSOVĖ

BELAGJINJĖT E IBRAHIM RUGOVĖS

DEFEKTET NĖ ZGJEDHJET PARLAMENTARE DHE NĖ KONSTITUIMIN E INSTITUCIONEVE TĖ KOSOVĖS

FALCIFIKUESIT E HISTORISĖ SĖ RE TĖ KOSOVĖS

KUJTIME NGA BURGU

NGA KUSH U VODH IDEJA PĖR NGRITJEN E MONOENTIT TĖ SKENDERBEUT NĖ PRISHTINĖ

TRE VJETORI I QĖNDRESĖS LEGJENDARE TĖ UĒK-sė, JUBILEU 20 VJETORI I DEMOSTRATAVE TĖ VITIT 1981 DHE SFIDUESIT E TYRE

MARATONA DHE "FERPLEI" NĖ POLITIKĖN KOSOVARE

SUKSESI I MISIONIT SPECIAL TË DR. FLORA BROVINËS

KUJTIME NGA BURGU

"DANJOLLĖT JAN GJALLĖ"

Botuar nė Revistėn "REPUBLIKA" nr 2 nė Lublanė nė vitin 1990 dhe ribotuar edhe nė librin "Kosova meine Beschtimmung" (Kosova pėrcaktimi im) tė botuar nga shoqata ACAT e Zvicrės dhe e Gjermanisė- botuar ne Bern shtator 1999

Kėto ditė sa u reprizua drama "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė " e Rexhep Qosjes e interpretuar nga Teatri Popullor i Prishtinės dhe e shfaqur para publikut artėdashės, jo vetėm nė Kosovė dhe Lublanė po edhe nėpėr disa qytete tė Zvicrės se ē`mė ngjalli kujtime dhe asociacione tė shumta dhe mė shtyri tė i shkruaj kėta rreshta. Si tetėmbdhjet vjeqar kam pasur fatkeqėsinė tė pėrjetoj "ekstazėn" e tė burgosurit pėr "mėkate tė mendimit" dhe tė shprehjes sė tij. Para mė shum se njė vit pata rastin tė shikoj premierėn e kėsaj drame. Pas shfaqjes u ndala dhe bisedova me me aktorėt: Avdushin (Hasanin) dhe Skenderin (Tafajn) tė cilėt lunin rolet kryesire. Pyertjen e parė qė ma bėnė ishte : "A i ngjau Danjolli ynė Danjollėve qė merreshin me ju?" - Po ju thash - edhe shum madje. Por ju sot sikur e varrosėt Danjollin. Ju kisha bėrė njė korigjim tė karakterit regjisorial, nėse mė lejohet. Danjollin ju kisha propozuar qė nė reprizat tuaja mos ta varrosni, tė mbetet nė skenė, se Danjollėt janė ende gjallė dhe mjaft aktivė : natė e ditė vėrtiten posht e lart. Unė po i shoh po i njoh dhe po i ndiej. (Danjolli njė personazh i dramės "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė" e Rexhep Qosjes qė personifikon hetuesin e policis komuniste serbe) -Po, po - mė than - por sonte e kishim premierėn dhe druanim se do tė na e ndalonin shfaqjen. Vėrtet nė reprizat tjera kudo qė e pashė dramėn, Danjollin e lan nė skenė, aty vėrtitej dhe vėrtitej, ashtu si nė pėrditshmėrin tonė. E dersa shkrimtarėt tanė tė ulen dhe tė shkruajn romane e drama tjera pėr Danjollėt e kėsaj pėrdishmėrie, unė s `munda tė presė, s `munda tė rri pa shkruajtur pėr Danjollėt e gjallė me emėr dhe mbiemėr, pėr kėta tė skenės sė jetės sonė. Nuk dua qė gjithė ato pėrjetime t `i mbaj vetėm pėr vete. Le ta dinė tė gjithė pėr "njerzit" qė punonin dhe punojnė nė Policin politike qė quhej Sigurimi Shtetėror (UDB). Veprime tė cilat unė deri atėher nuk kisha pas rast as tė i shoh nė filma e pėr tė cilat ashtu zhveshur nuk kisha pasur rast as edhe tė lexoj ! Pata "fatin" tė njihem edhe personalisht me ta (Danjollėt) ashtu si edhe shokėt nėpėr burgjet e Prishtinės, Mitrovicės, Gjilanit, Pejės, Prizrenit etj. Ata qė kanė kaluar dhe pėrjetuar "ekstazėn" e tė burgosurve politik e dinė se vuajtjet dhe pėrjetimet mė tagjike pėr ne ishin kur shihnim tjetrin duke vuajtur, kur dėgjonim britmat e shokėve nė zyrat fqinje tė hetimeve, kur pėrpiqeshim t`ua shėronim plagėt dhe t `ua shuajm dhembjet shokėve nė dhomat e burgut me faculeta tė lagura ! Kėtu do tė sjellim pak nga krejt ajo ē`kam parė e pėrjetuar dhe ē`kam dėgjuar kryesisht gjatė kohės sa isha nė burgun e Gjilanit, jo se Danjollėt me tė clėt kisha "punė" gjatė hetuesisė nė Prishtinė si : Jakup Hoti, Ujup Kamerolli, Qazim Llalloshi, Lorenc Selmani, Ahmet Delia, njėfar Bashkimi, njėfar Xhaferi etj. nuk ishin mė tė mirė se ata nė Gjilan, por vuajtjet personale nuk mė duken as tė pėrafėrta sa ato qė pash te shokėt nė dhomėn nr. 17 nė burgun e Gjilanit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpeshėher kur mė kujtohen, mushkėrit mė mbesin pa oksigjen, marr frymė thellė dhe mendoj: po e gjithė ajo meriton hakmarrje. Por cila ėshtė ajo hakmarrje ? E para t `i bėjmė tė njohur botėrisht me emėr dhe mbiemėr, ashtu qė t`i bėhet e ditur rrethit se nė mesin tonė kemi tė atillė (mos tė i quaj njerėz) qė turpėrojnė gjinin njerzore. (Sikur gomarėt tė i kuptonin dhe tė dinin pėr veprime tė tilla do ta pėrqeshnin gjinin njerzore). Ishte pranvera e vitit 1983. Isha nė "banesėn" e dhunėshme dhomėn numėr 17. nė burgun e Gjilanit. Dhoma ėshtė nė bodrumin e burgut. Pėrballė dritares tė mveshur me grila tė dyfishta dhe tė mbyllur pothuajse krejtėsisht me llamarinėn ėshtė shetitorja e Burgut. Ajrin qė do tė vinte nga ajo hapsirė, bashk me diellin na e bllokonte ajo llamarinė e metalt. Mė tutje, afėr murit tė lartė tė shetitores ėshtė ndėrtesa e UDB-sė. "Komanir" Zijadini ato ditė ishte mė i mobilizuar, ashtu si edhe "drugarėt" tjerė. (Rojet e burgut nuk na lejonin tė ju drejtohemi shqip gardien, jo thshin, ne jemi Komanira). Ndėrtesa e UDB-sė ishte pėrplot e mbushur me tė arrestuar pėr bindje dhe veprime politike. Bėheshin pėrgaditjet e vetmive dhe dhomave ku do tė i vendosnin.Momqilla i Kolloleqit, Millutin Arsiqi i Gjilanit dhe Selim Brosha tash kishin shumė "punė". Njė pasditje, pas shum britmash dėgjuam dy "jo, jo" - ja tė thekshme dhe fill pas tyre krismėn e xhamave tė dritares dhe pėrplasjen edhe mė tė zhurmėshme nga ramja prej katit tė dytė.Pas njė kohe mėsuam se Sali Malėn njė tė burgosur pėr veprimtari politike e kishin gjuajtur nga dritarja e zyrės sė hetuesisė, por pėr fat kishte rėnė nė mbulojėn e veturės sė parkuar dhe kishte shpėtuar nga mė e keqja, megjithse kishte pasur thyerje dhe plagė tė rėnda. Ne tė burgosurit aty pėr aty reaguam nė mėnyrėn tonė tė mundėshme; me grevė urie. "Komanirat" dhe inspektorėt na thoshin se vet ka kcyer nga dritarja. Ēfar ironie : ai vet paska ardhur prej Hogoshtit fshatit tė tij, dhe s`paska gjetur vendė pėr tė u mbytur, por paska zgjedhur zyrėn e Momqillės pėr tė u vetmbytur !!! Dhe krejt kjo nė regji tė Selim Broshės dhe Ali Vllasit zyrtar tė UDB-sė. Edhe sot ata (Selimi, Momqilla e Alia ) sillen nėpėr Gjilan e Kamenicė, pėrshėndeten me njerz, u thonė "mirėdita", "tungjatjeta", buzqeshin e rrin me mendjen se gjithė ajo ēka kan bėrė dhe bėjnė ėshtė harruar dhe e panjohur. Por o gjilanas, o kamenicas ! pa shikoni pak mė gjat nė sy kėta Danjoll dhe pa vėshtėrsi do tė vreni se nė sytė e tyre tė turbullt fshihet ndėrgjegjja e ndotur e tyre. Nuk e di a i zė sot gjumi, ēfar gjumi bėjnė ?! Nga dhoma jonė filluan ta marrin nė pyetje Sabri Sherifin nga Petroci i Kamenicės, puntor i Fabrikės sė Bateriave nė Gjilan. Sabriu kishte kaluar njėher nėpėr hetime, i ishte ngritur aktakuza dhe ishte dėnuar me dy vjet burgė tė rėndė me neni 133 "pėr propagandė armiqėsore" meqė paska shkruar njė njė artikull politik dhe e paska shpėrnda. Tash ndaj tij u hapėn pėrsėri hetimet, pėrsėri nga e para. Jurispodenca e Gjilanit, jurispodenca e jugosllave ėshtė tamam si ligji i gjunglės. Kur do tė dėnon kur do tė kthen prap nė hetime e tė ridėnon varsisht prej tekeve tė Selim Broshės dhe rojeve tė tij tė natės nė sezonat e tyre tė gjuetisė sė "kundėrrevolucionarve". Torturat filluan, apo mė mirė tė shprehem ato rifilluan. Ēdo ditė e merrnin nė pyetje, e mbanin deri vonė. Kur e kthenin nė dhomė gardienėt e mbanin pėr krahu. Kėmbėt ju ajėn, duarėt poashtu, dikur edhe koka !!! Trupi filloi t `i nxihej ēdo ditė e mė tepėr nga gjakderdhjet e brendėshme nėn lėkurė ! Ne tė burgosurit tjerė pėr ēdo ditė deri sa gardienėt e kthenin Sabriun, silleshim nėpėr dhomė si tė ēmendur. Kur e kthenin dhe na e gjuanin nė dhomė e shtrinim nė dyshek i pregadisnim faculetat e lagura, peshqirat po edhe ēorapėt e leshta tė lagura qė tė ia zbusnim dhembjet dhe plagėt nė kokė, kėmbė e trup. Nganjėher e pyesnim : "Sabri cili kėsaj radhe ? " ai ngadake i shqiptonte emrat e Ramadan Sermaxhės, Millutin Arsiqit, Momqillės, Daut Morinės, Sinan Rexhepit ..... Njėher pasi e kishin sjellė pothuajse tė dėrmuar dhe pasi ia dham ndihmėn tonė tė pėrditėshme na tregoi se gjat kohės sa tė tjerėt e kan rrahur Sinan Rexhepi i binte ēiftelisė. Naim Salihu, atėher mė u drejtua dhe mė tha :"Mbaj mendė Shefqet se duhet t `ju tregojmė njerzve se ēfar bishash mban kjo tokė, ēka bėhet kėtu me njerz tė pambrojtur dhe tė lidhur nė pranga."(Naim Salihu i dėnuar pėr veprimtri politike me 6. vite burg. Sot refugjat politik nė St. Galen tė Zvicrės). Tė gjitha vetmit ishin tė mbushura me tė rinjė tė arrestuar pėr shkak tė bindjeve dhe vprimeve politike pėr pavarsin e Kosovės. Mundoheshim tė mbanim lidhje mes dhomave tė burgut. Kėto lidhje i mbanim me shum vėshtėrsi dhe rreziqe. Rrinim zgjuar deri vonė natėn dhe pėrmes dritareve tė mundė tė merrnim vesh, tė informohehim se kush nė cilėn dhomė ishte dhe mundėsisht diēka edhe tė ju ndihmonim. Por aq sa rrinim ne zgjuar rrinin zgjuar edhe "kumanirat" Zijadini, Ahmeti i Zi dhe me besnikri i zbatonin urdhrat e "drugarit" tė tyre "komanir" Tasiqit tė Shillovės. Tė strukur koridoreve dhe qosheve tė shetitoreve pėrgjonin. Njė informat dhe koordinim i deklaratave tė burgosurve tė rinjė mes veti kushtonte me vite burg ose shpėtim i ndonjė lidhje dhe njeriu tė mos dekonspirohej dhe dėnohej. Nga dhoma 13. na erdhi njė porosi pėr ta pėrcjellė nė dhomėn numėr 11. Porosia ishte " I thuani Sadriut se ka rrjedhė dhe ėshtė zbuluar fakti se i ka marrė 15. numra tė revstės "Zėri i Kosovės" dhe se ka pėrpiluar njė artikull politik, trakt, dhe e ka shumėzuar nė 50. kopje ". E njoftojmė dhomėn 11. qė ishte pėrmbi dhomėn tonė. Me tre tė rėna nė tavan nga ana e dritares ishte shenja qė ta lėshonin njė pe tė hollė ku e lidhnim letrėn dhe e jepnim informatėn. Nė atė dhomė kėtė punė e kryente Muhamet Ymeri (i burgosur pėr veprimtri politike me 3. 5 vjet burg tė rėndė, sot refugjat politik nė St . Galen tė Zvicrės ), Profesr Zenun Gjocaj, Sali Biēkaj (i burgosur pėr veprimtari politike me 6. vjet burg tė rėndė, sot refugjat politikė nė Basel tė Zvicrės )etj. Nė shikim tė parė gjėra shumė tė thjeshta. Njeriu i painformuar do tė thoshte : "Po ēka ka tė keqe dhe tė dėnueshme kėtu ? Ēka kanė poseduar, ēfar faktesh ka pasur UDB-ja pėr tė arrestuar tė rinj shqiptar ? Disa fletushka, ndonjė artikull politik ku viktima shpreh bindjet e tij politike.... a ėshtė ky far mėkati ?!! Por pėr Millutin Arsiqin, Momqillėn e Kllokoqit dhe Selim Broshėn kėto ishin elemente tė bollėshme pėr tė ju dhėnė shkas qė tė shfryjnė epshet e tyre prej sadistėsh mbi viktimat e tyre" kundėrevolucionare " ashtu qė lista e kundėrrevolucionarėve tė bėhet sa mė e gjatė, adekuat me dėshirėn e politikanve, kreut tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė. Njė mbrėmje dera e dhomės u hap me rrapllimė. "Komanir" Shabia dhe "komanir" Shyqa futėn brenda njė tė ri, qė e mbanin pėr krahu. I riu mbante nė duar kėpucėt dhe mez qėndronte nė kėmbė. Gardienėt e shtynė nga ne nė dhomė dhe po me zhurmė e mbyllėn derėn duke rraplluar qelsat dhe shulin plotėsues qė mbyllte derėn. E ndihmuam dhe e vendosėm nė njė dyshek. I riu i posaardhur ishte Sadri Ramabaja, student i Ltėrsisė dhe Gjhės shqipe nė Universitetin e Prishtinės. Sadriu siē na tregonte mė vonė hetues kryesor kishte Millutin Arsiqin me shėrbėtorėt e tij Ali Vllasin dhe Daut Morinėn. Sadriun e kishin hequr nga dhoma 11. ku ishte prof. Zenun Gjocaj me qėllim qė nė tė njejtėn kohė ishte nėn hetime edhe Sabri Sherifi dhe deri ta shihnin njėri tjetrin tė torturuar do tė thyheshin. Por ndodhi e kundėrta, ata filluan tė i jepnin zemėr njėri tjetrit. Millutin Arsiqi kishte thėnė "Ky mjaft ka qėndruar nė dhomėn me profesorin, atje do ta dėrgojmė edhe ndonjė tjetėr nga hetuesia. Le tė shohi profesori se kemi dajak me bollėk pėr kėta qė i ka edukuar kėshtu ai dhe shokėt e tij ", tregonte Sadriu plot mllef, duke mbaruar rrėfimin me dhembje : " mė vinte keq, veqmas prej profesorit, kur e shihja si shqetsohej pasi na shihte tė torturuar kėshtu." Nė dhomėn tonė kishim tash dy vetė qė ishin nėn hetime: Sabri Sherifin (i dėnuar pėr veprimteri politike me 3. vjet burg, sot refugjat politik nė Wintenthur tė Zvicrės) dhe Sadri Ramabajėn (i dėnuar pėr vepritari politike me 5. vjet bur, sot refugjat politik nė Glarus tė Zvicrės). Njėrin e sillnin dhe tjetrin e mirrnin, po nganjėher i merrnin njėkohėsisht qė tė dy dhe qė tė dy i torturonin nė zyret njėrėn pran tjtrės. Sadriu nuk mund tė i mbathte kėpucėt e veta. Ia dhash tė mijat, kėpucė ushtrie nr. 44 qė edhe mua mė binin paksa tė mėdha. Edhe ato mezi i mbathte. Gjat ditės kishim 10. minuta qėndrim nė ajr tė pastėr, nė shetitoren me shtegun katror tė rrethuar me mur tė lartė, e qė e ndjeja si rreth tė Ferrit tė Dantes. Shokėt e torturuar i mbanim pėr krahu. Lart nė nė Karakol me syqeltėsi vėshtronte "komanir" zijadini. Drejtori i burgut njėfar Zharku njė puro Serb si "rastėsisht" kalon aty pari, ndalet na shikon dhe gjoja me habi dhe me ironi tė hapur na drejtohet : " Sta vam je momci medjusobno se tucete ; takvi ste vi Albanci." (Ēka keni djelmosha, a mes veti po rraheni; tė tillė jeni ju shqiptarėt). Gjat kėsaj kohe Zijadini i rrinte gaditu dhe sikur donte tė i thoshte drejtorit Zhark "Izvolte, na vasem raspolozenje ! " (Urdhėroni nė shėrbimin tuaj!) Ndihma mjeksore pėr shokėt e torturuar as qė vinte nė shprehje. Organeve tė burgut, UDB-sė dhe gjykatės ju dukej e tepėrt edhe ndihma modeste e jona me faculta, peshkira ... tė lagura qė sado pak mundoheshim tė ua lehtėsonim dhembjet. Bėhej problem i madh kur na e gjenin ndonjė batanije, qė batanije ju thėnqin, tė lagur me tė cilėn ua mbėshtillnim pjesėt e poshtėme tė trupit shokėve tė torturuar. Dukej sheshit dhe tė gjith e vrenim se ata ndjenin knaqėsi prej prej sadistėsh kur tė shihnin tė vetmuar nė ēeli, shtrir barkas, duke mos pasur fuqi as edhe lugėn pėr ushqim ta pėrdorėsh, ta ngrehėsh deri te goja!! Tė gjorėt, pritnin t `ju nėnshtrohemi, tė ju kėrkonim mėshirė ! Mirpo kėto dėshira kurr nuk arritėn t `i plotėsojnė. Njė mbrėmje vonė pas orės 22.oo i morrėn nė pyetje qė tė dy shokėt : Sabriun dhe Sadrun. U trazuam tė gjith. Edhe ashtu gjendja e tyre ishte kritike. Plagėt e marruna nga grushtat dhe shufrat e gomės kishin filluar tė ju hapen dhe tė anojnė nga ngjyra e vrugėt nė ngjyrė tė kuqrremėt. E dinim se tash dhembjet mundė tė ishin fatale. Leckat e lagura kėto ditė e fundit kur ua vendosnim nuk mundė tė i duronin, e tash kishin pėrballė 7-8 ujq tė etur pėr mish njeriu, 7-8 bisha tė uritur pėr pėrjetime tė knaqėsive sadiste. Filloi ora e "rojeve tė natės". Nė qetsinė e natės filluan tė dėgjohen zėrat dhe dhe rėnkimet rrėnqethse. U ngritėm tė gjith dhe filluam t `u biem dyerve dhe grilave tė dritarės. Vprimi ynė megjithatė ishte i kotė. Torturimi vazhdonte, rėnkimet dhe zėrat qė qitshin shokėt nga torturat dėgjoheshin edhe mė. "Komanir" Tasiqi erdhi te dera e koridorit dhe me tė qeshura histerike nė ushtimėn e koridorit na u drejtua : " Doci ce i na vas red, jak je Selim Brosha !!!" (Do tė vij edhe nė ju radha, i fort ėshtė Selim Brosha)!!! Dikur pas mesnate i kthyen njėrin pas tjetrit, duke i tėrhequr zvarrė. Sadriun e kishin alivanosur, po as Sabriu nuk kishte shpėtuar leht. Sadriu mė pas fillon tė kėndellet. I japim pak uji; buzėt i ishin bėrė shkrum. Dikur fillon tė na tregoj: "Kėrkojnė pesėmbdhjetė njerėz tė cilve gjoja ua kam dhėnė at 15. ekzemplar tė "Zėrit tė Kosovės". Kėrkojn t`ua them emrat e tė zotėve tė familjeve ku i kam hedhur traktin, artikull politik tė shumzuar nė 50 kopje ; mė i kishin marrė edhe disa poezi, kėrkojnė t`ua sqaroj domethėnjen .... edhe pseudonimin letrar "Besniku" e lidhnin me pseudonim ilegal tė veprimtarisė politike .... kėrkojnė emrin e oranizatės ..... partisė .... kėrkojnė programindhe materjale e gjėra tė tjera pėr ēka nuk kam kurrfar lidhje ... kėrkojnė "Zėrat" ... u thash se i kam djegur bashk me artikullin e shumzuar kur kam pasur kontrollė nė shtėpin time nė Kamenicė ... ato u thash se i kam djegur nė banesėn time nė Prishtinė, pasi veq kisha mėsuar pėr kontrollin nė ... Ali Vllasi m `u drejtua : "ti secilėn herė e mė shumė po mė nervozon, ti po mundohesh t`ua humbėsh gjurmėn edhe fakteve qė i dimė, po tash do tė kėndosh si bilbili", dhe fillė pas kėsaj u sul me shqelma dhe grushta. Pas tij kush grushta kush shqelma e kush pendreka u vėrsulėn, Momqilla i Klokoqit ju printe ... pasi mė rrėzuan dhe pasi veq e kisha humbur vetėdijen dhe nuk mundė tė qėndroja ma hodhėn njė bakall uji fytyrės, ndėrsa erdhi dhe mė u afrua edhe mė Sinan Rexhepi njė vegėl qorre serbe, i cili ju drejtua kolegėve tė tij me njė ton shpotitės : "ngadal more se me kėtė nuk shkohet edhe aq me tė shpejt, ky ėshtė njeri i kulturės, hej studion Letėrsinė shqiptare ". Dhe pas kėsaj llomotitje filloi tė i recitoj vargjet e Migjenit tė parodizuara, tė pėrshtatura ashtu si atij i nevojiteshin nė kėtė "pauzė" qė kishte funksion tė torturimit psiqik : " Kafshat qė s`kapėrdihet ėshtė me pasė punė me ne / Kafshat qė tė mbetet nė fyt e tė zė trishtimi / Kur ke punė me ksi burra si Ali e Daut trimi." dhe fillė pas kėsaj mė kapi pėr fyti, mė ngriti dhe mė uli nė karrig. Duarėt edhe ashtu tė palėvizėshme mė i mbanin kolegėt e tij Momqilla dhe Ismeti e ai me elektro shok mė prekte nė fytyr, qafė, nė duar, nėn sqetulla, nė kėmbė .... Dhembjet ishin tė padurueshme, mė bėhej se e gjith fuqia mė u tret. Mė nuk kam mundur ta kontrolloj veten .... Mė falni se kam bėrtitur shumė !! Nga kjo arsye ma mbushėn gojėn me faculeta letre, ma hodhėn njė batanije pėrsipėr dhe mė sillnin me kėrrbaq !!! Nuk e di sa ka zgjatur kėshtu...!!!" Pastaj pasoj njė "pushim" prej ca ditėsh pėr Sadriun, pėr tė vazhduar njėsoj derisa ju ngrit aktakuza. Njė ditė tjetėr nė vzhdim gjat torturave dhe tė rėnave tė Ramadan Sermaxhajt i kishte dalė nofulla nga vendi. Po sikur nuk u mjaftua me kaq, njė ditė ia lėnduan edhe veshin e majt. Pas vuajtjes sė burgut e takova nė Prishtinė, gati nuk e njoha. Mė trgoi se ka pasur probleme edhe pas vuajtjes sė dėnimit, e kishin marrė vazhdimisht nė pyetje dhe mė nė fund ishte detyruar tė shpėrngulur me familje nga Petroci i Kamenicės nė Prishtinė. Sadri Ramabaja pas daljes nga burgu iu nėnshtrua kontrolleve mjekėsore nga tė cilat rezulton se i ka tė lėnduara rėndė dy unaza tė boshtit kurrizor si rezultat i dhunės po edhe i kushteve tė vėshtira nė burg. Nė kontrollimet e mė vonėshme i ėshtė lėshuar edhe kjo diagnozė : Lumbavertebrales sindrom. E pėr reumėn, bronhitisin ... mos tė flasim ato jan smundje karakteristike pėr tė burgosurit, veqmas pėr ata politik tė cilėt burgun e vuanin nė tipe tė mbyllura tė burgjeve, "burgim i rėndė". Edhe pas vuajtjes sė burgut Sadriun UDB-ja nuk e lan tė qetė dhe nuk e lejuan tė pėrfundonte studimet. Kur sheh se ėshtė duke ju kurdisur burgosja atij dhe ca shokėve tė tij, pas njė gjysėm paralajmrimi, mer rrugėn e egzilit. Mė ėshtė e vėshtirė tė hyjė nė analizėn e patologjisė sė njerzve qė punonin pėr UDB-nė (policia politike serbe). Pėr deformimet e tyre e kam vėshtirė tė gjej far nocioni emrues. Nocioni sdizėm mė duket nocion i ngusht. Ky nocion mė bėhet se nuk i pėrfshin tė gjitha veprimet dhe simptomet qė i paraprijnė shkatrrimit tė shpirtit njerzor, njerzores. Deformim psikologjik i totalitarizmit obskurantist tė Lidhjes sė Komunistėve qė ėshtė manifestuar nė mėnyrė mė ekstreme nė UDB-nė si ruajtse dhe zbatuese e politikės sė saj ? Mė duhet tė potencoi kėtu njė fiks ide, njė opsesion tė njė viktime tė UDB-sė me tė cilin pata rast tė qėndroj nė njė dhomė nė Burgun e Zrenjaninit. Ai vazhdimisht vetėm kėtė konstatim e pėrsėriste : "E tėrė gjithėsia dhe bota jankrijuar kur nė hapėsirėn e pafundė Ujku dėshironte tė shqyente Qengjin. Por Zoti nuk mundi ta duronte. Atėher Zoti urdhėroi dhe qė tė dy pas pak eksploduan dhe u shpėrndan nė hapsirėn e e kosmosit - copė-copė. Nga copat e Qengjit u krijuan : planetet, bota, njerzit, bimėt, shtazėt. Ndėrsa nga copat e shpėrndara tė Ujkut u krijuan Lidhja e Komunistėve, eprorėt ushtarak, eprorėt e Policisė, inspektorėt e UDB-sė dhe shihe ende ata dėshirojnė tė mė shqyejn, tė mė zhdukin. Mė ndjekin edhe kur ėndėrroj." Me dhembje shikoja dhe e ndėgjoja kėtė viktimė tė totalitarizmit serb, por realiteti nė shum ēka fiks ides sė tij i jepte tė drejtė. Vėrtet kishim lindur dhe gjendeshim nė njė hapėsirė ku instiktet shtazorejan tė pėrziera dhe tė futura nė trupa njerzish. Vėshtirė e kam tė gjej nocion adekuat pėr kėtė tip tė njerzve. Nga e gjith kjo, nga viktimat e tyre nuk buron ndjenjė e hakmarrjes nė tė njėjtėn mėnyrė. Ėshtė njė fjalė e popullit qė thot: "Qeni kur kafshon njeriun nuk duhet tė sjellė njeriun nė nivelin e qenit qė edhe njeriu ta kafshoj me dhėmbė qenin". Danjollėt e gjallė vetėm shikoni gjat nė sy, tė gjithė do ta shihni ē`ndėrgjegjje kanė. Ata vet do tė fillojnė tė rrėfehen, do tė fillojnė tė pendohen dhe ndoshta do tė mundohen ta pstrojnė ndėrgjegjjen e tyre dhe tė i shėrbejn pėr tė mirė gjinis njerzore ???

LARTË

Gani Hoxha,Sadri Ramabaja dhe unė -shok burgu