BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

A DO TĖ VOTOHEN MASKAT NACIONALISTE NĖ ZGJEDHJET NACIONALE TĖ KOSOVĖS

KRYETARI QĖ DĖSHIRON TĖ JETĖ NGA " BRADASHI " DHE KRYETAR I "PODUJEVĖS" E JO NGA BARDHOSHI DHE KRYETAR I BESJANĖS !!!

DISTANCIM PUBLIK- drejtuar instancave partiake tė LDK-sė dhe mjeteve tė informimit

DROMCA NGA TENDENCA PĖR PĖRQARJE NDĖRSHQIPTARE

NĖ RETROSPEKTIVĖ ; QĖSHTJA E PĖRFAQĖSISĖ SĖ KOSOVĖS NĖ TIRANĖ NĖ VITIN 1994

SA FYTYRA I KE O IBRAHIM RUGOVA ??!!

PORTRETI I IBRAHIM RUGOVĖS NĖ FUSHATĖN ZGJEDHORE 2001

SHKRIMET ME POROSI QË I BËNË SHEFQET JASHARI-STROFCI

NĖ RETROSPEKTIVĖ ; QĖSHTJA E PĖRFAQĖSISĖ SĖ KOSOVĖS NĖ TIRANĖ NĖ VITIN 1994

Historiku i Pėrfaqėsisė nė Tiranė: Pėrfaqėsia e Kosovės nė Tiranė u hap me vendim tė Kryesisė sė LDK-sė , si Zyrė e LDK-sė, ndėrsa shef i sajė u caktua Ali Aliu, pas disa mospajtimeve nė relacionin me Qeverin, Ali Aliu nė vjeshtėn e vitit 1992 u tėrhoq nga kjo detyrė. Mė pastaj punėn e tij gati tre muaj me radhė e kryente ish shoferi i tij, Zymer Berisha, ndėrkohė Kryesia e LDK-sė vendosė Mehmet Krajėn tash si shef tė Qendrės sė Informimit tė Kosovės dhe kishte pėr detyrė tė punonte edhe pėr daljen dhe botimin e "Rilindja" nė Tiranė. Pas suksesit me "Rilindjen" Bujar Bukoshi tash rrit kompetencat e Mehmet Krajės dhe tash atė e emron shef tė Pėrfaqėsisė por tani tė Qeverisė sė Kosovės.

Emrohet pėrfaqėsues i kosovės nė Tiranė pa vendim me shkrim

Mehmet Kraja pas njė pune mbi njėvjeēare nė Pėrfaqėsi lėshon detyrėn dhe kthehet nė Kosovė, nė kėtė situatė punėn nė pėrfaqėsi e vazhdon Skender Zogaj gazetar i "Rilindjes". Pas blerjes sė godinės sė ish-ambasadės sė Koresė, Qeveria Bukoshi emron Skender Zogajn shef tė Pėrfaqėsisė por pa i lėshuar vendim me shkrim pėr kėtė. Nė periudhėn e burgosjeve tė ish Ministris sė Mbrojtjes dhe Ministris sė Brendėshme, grupit tė Hajzer Hajzerajt dhe grupit tė Avdija Mehmedoviqit, nga Kosova arratisen Anton Kolaj dhe Rexhep Gjergji tė cilėt atbotė akuzoheshin si ministra tė ministrive gjegjėse. Anton Kolaj pėr arsye familjare nuk pat pranuar tė zgjedhet zėvendės i Kryeministrit (Bukoshit) kur u zgjodh Qeveria e Kosovės nė tetor tė vitit 1991, dhe tash pasi arratisjes nga Kosova dhe pasi nuk kishte mundėsi tė kthehet nė Kosovė kishte pretendime tė hapta tė vendosej si shef i Pėrfaqėsisė nė Tiranė pėr ēka Ibrahim Rugova emron dhe i lėshon vendimin me shkrim qė Anton Kolaj tė emrohet shef i Pėrfaqėsis sė Kosovės, derisa njė aktvendim tė tillė nuk e kishte Skender Zogaj. Kėtu edhe plas sherri nė mes kalneve qė kishin dyshime dhe rezerve reciproke. Tė gjitha dyshimet lidheshin me dekonspirimin e dy Ministrive dhe burgosjen e qindra personave nė lidhje me ato veprime.

Kush dekonspiroi dhe cilėt ishin provokatorėt ?

Zbulimi i dokumentacionit dhe tė njė Videokasete qė dekonspironte Anton Kolėn, Rexhep Gjergjin, Ali Aliun dhe Mehmet Krajėn shtynė Kryesin e LDK-sė qė tė burgosurit pėr kėtė qėshtje tė i akuzoi pėr agjent dhe provokator, sepse ata me deklaratat e tyre paskan dashur tė njollosin njerzit e Kryetarit Rugova dhe me kėtė tė kompromitonin politikėn paqėsore. Nė atė kohė patėn shkruar edhe gazetat serbe sidomos "Borba" duke i shpallur organizator tė ushtrisė sė Kosovės Ali Aliun, Regjep Gjergjin dhe Mehmet Krajėn. Kėtu diēka nuk pėrputhej, deri sa nė polici ishin tė dekonspiruar dhe pėr kėtė shkruante edhe shtypi i Beogradit, personat e lartpėrmendur shetitnin tė lirė nė Maqedoni dhe Kosovė-Shqipėri !!! Kėta tė fundit gjithherė duke u mbrojtur se janė viktim e "provokatorve" tė cilėt dėshirojn tė kompromitojn politikėn paqėsore tė kryetarit tė tyre Ibrahim Rugova. Nė rastin konkret u mbetet vet protagonistėve dhe tė implikuarve tė dėshmojn se vėrtet a ishin "provokator" siq thuhej nė Kryesin e LDK-sė apo vėrtet kishin menduar nė luftėn ēlirimtare pėr ēlirimin e Kosovės.

Dyfėtyrėsia e Rugovės dhe Bukoshit

Deklaratė e Skender Zogajt pas "puēit" tė "paramilitarve" nė Pėrfaqėsin e Kosovės nė Tiranė me 27.06.1994. "Sa i pėrket asaj qė ka ndodhur rreth Pėrfaqėsisė, e theksoi edhe njkėherė se Rugova dhe Bukoshi nuk kanė arritur tė merren vesh pėr punėn e Pėrfaqėsisė njė javė para se tė ndodhte puēi. Pėr kėtė arsye edhe pas takimit tė tyre tė fundit nė Tiranė, ku ėshtė diskutuar ky problem qė tė dy mė kanė thėnė tė vazhdoi tė qėndroj nė Pėrfaqėsi duke manifestuar dyfėtyrėsi tė pashembullt. Ky qėndrim, me keqardhje mė duhet tė them, ėshtė i pashembullt: veēanėrisht mė habit qėndrimi i Rugovės, qė personit tjetėr t`ia nėnshkruaj vendimin pėr ardhje nė Pėrfaqėsi (tre muaj mė parė); kurse mua nuk e sheh tė arsyeshme tė mė bėjė me dije qė t`ia liroj vendin tė emruarit tė ri ( me Rugovėn kam ndejur 6 orė para largimit tė tij nga Tirana). Bukoshi nga ana tjetėr, i paknaqur me vendimin e Rugovės dhe duke mos qenė nė gjendje ta zgjidhė problemin me tė, kėrkon prej meje qė edhe mė tutje tė qėndroj nė Pėrfaqėsi. Ndėrkohė, dy ditė pas largimit tė Rugovės dhe Bukoshit nga Shqipėria, Anton Kolaj vjen nė Pėrfaqėsi, mė ofron vendimin e nėnshkruar nga Rugova dhe mė thot qė t`ia dorzoi detyrėn dhe tė largohem nga Pėrfaqėsia. Unė nuk mundė tė bėja asgjė tjetėr, pėrveē qė pėrsėri ta informoja Rugovėn dhe Bukoshin. Pėrsėri e njejta pėrgjigjje : Rugova nuk thot t`ia dorzoi detyrėn A. Kolajt, kurse Bukoshi mė dėrgon njė shkresė nė tė cilėn thuhet se pranim-dorzimi i detyrės nuk mund tė bėhet pa Komisionin e caktuar nga organi kompetent. Kėtė urdhėres tė Kryeministrit, A.Kolaj nuk e merr fare nė konsiderat dhe me 27 qershor 1994, me njė grup prej pesėmbdhjetė vetash, hyn nė Pėrfaqėsi dhe me dhunė mė nxjerrė nga pėrfaqėsia mua dhe bashkėpuntorėt e mi, Kadri Balajn dhe Ibrahim Sylaj, deputet tė Parlamentit tė Kosovės, si dhe personelin teknik, rojat dhe puntorėt e tjerė tė Pėrfaqėsisė, pas mbajtjes nė gjendje kidnapimi plot 10 orė nė lokalet e Pėrfaqėsisė.

Puēi i paramilitarve nga Kosova

Hyrjen e Anton Kolajt me dhunė nė Pėrfaqėsi e konsideroi puē tė forcave paramilitare, tė cilat nuk ėshtė nė gjendje t`i kontrolloj as Rugova as Bukoshi dhe tė cilat i kėrcnohen edhe njėrit edhe tjetrit. Se ėshtė kėshtu e pohoi vet Anton Kolaj nėpėrmjet tė bisedės telefonike me Edita Tahirin, nė prezencėn time me rastin e puēit, me datė 27. 06. 1994 tė cilės i tha: "Dėgjo Edita; Sot nė ora 11 e kam marrė zyrėn e Pėrfaqėsisė dhe jam pėrgjegjės i plotfuqishėm. Tregoi Kryesisė dhe kryetarit se unė sot e kam filluar me shpejtėsinė e parė, nesėr e shkeli shpejtėsin e dytė, rikuerci nuk mė punon fare, ndėrsa shenjat e komunikacionit nuk mė hyjnė nė punė. Do tė shkoj deri nė fund dhe nuk ka kush qė mė ndalon. Bisedoni me shokėt dhe mendoni mirė se ēfar po bėni. Le tė dijnė mirė, tregoju, se mė nuk ka lojė".

Njerzit e dyshimt rreth Anton Kolajt

Sa i pėrket Anton Kolajt , haptas mė duhet tė them se e ardhjen e tij nė Tiranė e konsideroj dėshtim tė rėndė tė politikės sė Rugovės, i cili kėrkon dhe gjen mbėshtetje te njeriu qė bėnė veprime tė dyshimta. Ėshtė e vėrtetė se unė me Anton Kolajn e kam pasė njė konflikt tė mėhershėm sepse ia kam bėrė me dije se njerzit me tė cilėt ka bėrė organizime, veēanėrisht disa prej tyre qė i kam njohur nga afėr i konsideroj tė dyshimt. As sot e kėsaj dite nuk heqi dorė dhe pohoi se dėshtimet tona tė njėpasnjėshme, e nė veqanti pėr burgosjen e njė mori njerzish, pėrgjegjėsin e bartin drejtpėrsėdrejti njerzit e kėtij grupi (Anton Kolajt). Me kėtė nuk e kam ndėrmend tė akuzoj, por tė mbrohem nga implikimet qė janė rezultat i njė veprimi tė koordinuar pėr shkatrrimin e bėrthamės organizative dhe politike tė LDK-sė dhe tė lėvizjes kombėtarenė Kosovė." "Koha" 10 gusht 1994

LARTË