BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

ANTROPOLOGJI E MENDIMIT DHE VEPRIMIT POLITIK NĖ KOSOVĖ

BELAGJINJĖT E IBRAHIM RUGOVĖS

DEFEKTET NĖ ZGJEDHJET PARLAMENTARE DHE NĖ KONSTITUIMIN E INSTITUCIONEVE TĖ KOSOVĖS

FALCIFIKUESIT E HISTORISĖ SĖ RE TĖ KOSOVĖS

KUJTIME NGA BURGU

NGA KUSH U VODH IDEJA PĖR NGRITJEN E MONOENTIT TĖ SKENDERBEUT NĖ PRISHTINĖ

TRE VJETORI I QĖNDRESĖS LEGJENDARE TĖ UĒK-sė, JUBILEU 20 VJETORI I DEMOSTRATAVE TĖ VITIT 1981 DHE SFIDUESIT E TYRE

MARATONA DHE "FERPLEI" NĖ POLITIKĖN KOSOVARE

SUKSESI I MISIONIT SPECIAL TË DR. FLORA BROVINËS

Nė njėzetvjetorin e demostratave tė vitit 1981 dhe nė pėrkujtimin e tyre, vetvetiu ngjallen emocione dhe ndjenja pėr retrospektivėn dhe kujtimin e tyre. U bėnė njėzet vjet nga plebisciti popullor pėr Republikėn e Kosovės, plebisciti pėr shtetin e Kosovės, plebisciti pėr ndėrtimin e kombit dhe shtetit tė pavarur, plebisciti pėr liri, plebisciti pėr pavarsi, plebisciti pėr demokraci, plebisciti pėr mohimin e patriotizmit Jugosllav, plebisciti pėr mohimin e tendencės pėr tjetersimin kombėtar tė shqiptarve dhe kombeve tjera tė vogla pėr tė i tjetėrsuar nė "kombin e ri socialist Jugosllav". Nė regjistrimin e popullsisė nė vitin 1981 ky "komb i ri socialist jugosllav" nė gjith Jugosllavin kishte arritur numrin mbi pesė milion. Si jugosllav, ishte deklaruar, ca vite mė parė edhe ish diktatori Tito dhe pėrgjithėsisht ish antarėt e Komitetit Qėndror tė Lidhjes sė Komunistave tė Jugosllavisė, duke pėrfshirė edhe Komitetet Republikane dhe Krahinore. Nė ballė tė aksionit ishin kuadrot partiake dhe shtetėrore qė kishin martesa tė pėrziera. Nga Kosova prinin Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kolė Shiroka, Azem Vllasi, Rrahman Morina e shum tė tjerė nga strukturat politike-propagandistike tė Lidhjes sė Komunistave tė Kosovės. Demonstratat paqėsore qė pėrfshin tė gjitha qendrat e Kosovės, me njė pjesmarrje plebiscitare tė popullėsisė, nė kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės, ishte njė alarmim pėr Lidhjen e Komunistėve tė Jugosllavisė. Kėto ishin njėherish shenjat e para tė falimentimit tė politikės pėr realizimin e socializmit si procesė botėror, tė krijimit tė kombit tė ri socialist Jugosllav, dėshtimi i politikės asimiluese ndaj shqiptarve dhe kombeve tjera tė vogla nė ish Jugosllavi. Lėvizja antisocialiste-jugosllave nė Kosovė, duke mohuar "kombin e ri Jugosllav" dhe "patriotizmin Jugosllav", jepte sinjale pėr rritjen e vetėdijes kombėtare dhe tejkalimin e kosmopolitizmit tė mbėshtetur nė internacionalizmin proletar me majorizimin e kombeve sllave : serbe-maqedone-malazez nė gjithė ish-Federatėn Jugoslave, sinjale kėto edhe pėr kombet tjera si pėr kroatėt, sllovenėt, boshnjakėt dhe humgarezėt. Kjo lėvizje bėri qė nė nė Kosovė gjatė regjistrimit tė popullsisė nė vitin 1981 tė dėshtoi plani qė popullsia tė deklarohej me kombėsi jugoslave, ndėrsa procesi i dejugosllavizimit mori nxitje edhe nė Kroaci, Slloveni dhe Bosnjė e Hercegovinė. Mbetėn tė vetmuara strukturat politike tė Lidhjes sė Komunistėve dhe ca individėve qė kishin martesa tė pėrbashkėta me sllavėt nga ish strukturat politike-propagandistike, policore-gjyqėsore tė Kosovės. Rritja e vetėdijes kombėtare e shqiptarve nė pėrmasa shtetformuese e friksonte Lidhjen e Komunistėve tė Jugosllavisė, se e njejta do tė pėrhapej nė krejtė teritorin e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė me ēka do tė pasonte krijimi i shteteve tė reja, ēka koha e dėshmoi mė vonė katėrcipėrisht. Inkriminimin e demostratave paqėsore tė shqiptarve sė pari e bėri udhėheqja e lartė politike e Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė me diskualifikimet ideologjike se : nė Kosovė ndodhi tentim i kundėrrevolucionit nga forcat nacionaliste shqiptare, se u cenua integriteti territorial i RSFJ-se, se u rrezikua pushteti i klasės puntore, se u tentua tė prishet vllėzrimi dhe bashkimi i kombeve dhe kombėsive, dhe se u tentua tė minohet pozita kushtetuese e RSFJ-sė. Nė kėtė platformė filloi tė shiqohej tash e tutje ēdo veprimtari politike - kulturore dhe organizative e shqiptarve pėr pavarsi nė ish-Republikėn Socialiste Federative tė Jugosllavisė. Nga kreu partiak, Komiteti Qėndror i Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė u nxorr Platforma Politike pėr Kosovėn nė tė cilėn jepeshin qėndrimet ideo-politike tė komunistėve rreth Kosovės, nė bazė tė tė cilave ēėndrime vepronin tė gjitha organet shtetrore-politike, ekonomike, arsimore, nė tėrė territorin e ish-RSFJ-sė. Nė Kosovė u bė instalimi i njė politike tė segregacionit dhe ndjekjes sė paparė deri atėher ndaj shqiptarve. Burgosjet e demostruesve dhe veprimtarve qė kėrkonin Pavarsinė pėr Kosovėn dhe gjykimet e tyre ishin drakonike. Sa ishte brutale ndėrhyrja dhe shuarja me gjak e demostratave, burgosjet dhe maltretimet deri nė mbytje nė tortur, ndaj antarve tė familjeve tė tyre filloi njė periudhė e segregacionit, diferencimit, izolimit dhe "leqitjeve" me pasoja tmerruese. Dhe sot nė njėzetvjetorin e Jo-sė sė madhe Jugosllavizmit, dhe nė trevjetorin e qėndresės heroike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, disa nė Kosovė sikur hezitojn dhe mundohen edhe ta kontestojnė dhe tė i minimizojnė kėto ngjarje !! Pėr ata mė e rėndėsishme ėshtė njė festė provincialiste nė Prishtinė pėr 8 Marsin (edhe kjo festė e mbetur trashėgim nga komunizmi jugosllavė, ashtu si 29 Nėntori, 1 Maji etj. festa komuniste!!!) se sa nderimi pėr qėndresėn legjendare tė Jasharajve nė Prekaz, qė ėshtė Martirizimi kulmorė pėr lirin e Kombit, ose pėrkujtimi jubilar i njėzetvjetotit tė demostratave tė vitit 1981. Kush e bėnė kėtė dhe pse ?!! Ėshtė njė e vėrtetė qė duhet potencuar, sado e hidhur qė ėshtė ; Lidhja e Komunistave tė Jugoslavis nė Kosovė kishte njė antarėsi prej 250 mijė antar. Kjo shtresė drejtonte tė gjitha organizimet shoqėrore-politike-ekonomike-kulturore dhe arsimore nė Kosovė. Edhe pas luftės nė Kosovė, edhe pas tė gjitha proceseve tė angazhimeve pėr pavarsi, kjo shtresė nuk kishte sakrifikuar asgjė, as pasuri, as mundė, as qė kishte vuajtur burgje, as qė ishte diferencuar, as qė ishte izoluar ekonomikisht, as qė ishte me restriksione tė mos mundė tė shkollohej dhe specializohej nė shkolla tė larta dhe fakultete, nuk kishte as restrikcione nė posedimin e pasaportave pėr tė specializuar ose pėr tė punuar nė shtetet e vendeve tė Evropės Perendimore!! Si rrjedhojė e gjithė kėsaj, kjo shtresė nė Kosovė ka mbetur mė e forta nė posedimin e tė mirave materiale, biznesit ekonomik e informativ e qė si rezultat kanė tė fuqishėm edhe klanin politikė qė fatkeqėsisht ende drejton ose tentojn tė drejtoj Kosovėn siē ėshtė LDK-ja- PSDK-ja dhe PSHDK-ja. Jo pa qėllim filluam qė fenomenin e tė hezituarve qė kontestojn `81-shin ose qė e cilėsojn se ajo nuk ishte "luftė e tyre", me sqarimin e pozicioneve nė tė cilin nė ato vite ishin kėto struktura politike-propagandistike tė Kosovės. Ata nuk e njohin as lėvizjen politike tė 1968 dhe as diskutimet pėr projektkushtetutėn e vitit 1974 kur u bė kėrkesa pėr Republikė edhe gjat diskutimit publik tė amandamenteve kushtetuese nė fillim tė viteve shtatėdhjeta. Dualėn transparent pikrisht nė tre vjetorin e qėndresės heroike tė UĒK-sė dhe nė jubilarin e 20-tė tė plebiscitit pėr shtetin e Kosovės, pranverėn e vitit 1981. U pa sa muarrėn pjesė dhe si u deklaruan pėr kėto ngjarje. Pėr ata Kosova ėshtė okupuar me 1990, pikrisht kur Serbia i largoi nga puna dhe nga funksionet partiake tė Serbisė dhe Jugosllavisė!! Kur ua ndali rrogat nė Shoqatėn e Shkrimtarve, rrogat dhe honoraret nė Komitetin Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve, apo rrogat dhe privilegjet si antar tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve qė ishin plotėsisht tė politizuara dhe tė dirigjuara nga Lidhja e Komunistave tė Jugosllavisė!! Kėtu fillon uria personale dhe gjveshja e tyre, sepse humbin privilegjet nga tė jetuarit me moral tė dyfisht edhe si komunista edhe si jugosllav nė kurriz tė kombit shqiptar. Kėtė datė kur fillojn uria e tyre fillojn edhe ēdehja nga politika jugoslave, nga patriotizmi jugosllav!! Kėtė datė ata e quaj datė tė fillimiot tė historisė sė re tė Kosovės dhe si fillim tė "rezistencės". Kėtė largiim me "dhunė" nga puna ( dmth Serbia me dhunė i ka shtyrė tė ēdehen nga politika jugoslave, nga patriotizmi jugosllav dhe nga funksionet partiake nga Lidhja e Komunistave tė Jugosllavisė, se pėr ndryshe kėta ende do tė vazhdonin tė punonin aty!!!) e shohin si tragjedi tė tyre dhe tė tėrė Kosovės!!! Ndėrsa ēlirimin e numrojn nga hyrja e NATO-sė dhe kthimi i tyre nga balta e kampeve nė Blacė, Stankovec, Kukės, Ēegran etj. Po ēfar biografie kan bartėsit e kėsaj karikature qė sot na shtihohet herė si Lidhje Demokratike herė si Parti Social-Demokrate e herė si Parti Demokristiane ? Ibrahim Rugova : Ėshtė i njohur tashmė kompleksi i tij, mungesa e disidencės ndaj okupatorit serb, ai nuk ishte protagonist dhe as pėrkrahės i asnjė procesi politik pėr lirin dhe pavarsimin e Kosovės, as me 1968, as me 1981, as me 1990, as me 1997 tė protestave tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve, as nė mbėshtetjen e luftės ēlirimtare tė udhėhequr nga UĒK-ja, pėrkundrazi ai ishte antar i LKJ-sė deri nė vitin 1989, bile nė njė periudhė tė kohės sė diferencimeve edhe sekretar i organizatės bazė!!! Kaqusha Jashari : Antare e LKJ-sė nė periudhėn 1981-1989 kur nė Kosovė u zbatuar dy herė gjendjen e jashtėzakonshme dhe ka marrė pjesė direkte nė nxitjen politike pėr shuarjen e pėrgjakshme tė disa demostratave tė popullit tė Kosovės, tė periudhės kur pėr qėshtje politike vriten 167 persona, me mbi 500 persona tė plagosur, 12 mijė persona tė burgosur dhe ndjekur penalisht, 500 mijė persona tė kaluar nėpėr dosje tė policisė, fakte kėto tė konfirmuara edhe nga vet ish kreu i "ish policisė sė Kosovės" Rrahman Morina, veprime kėto tė arsyetuara nga organet politike siē ishte Komiteti Krahinor i Lidhjes sė Komunistėve, antare e sė cilės ishte Kaqusha Jashari!! E ardhur nė krye tė PSDK-sė me makinacione vetėm pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politik tė Ibrahim Rugovės, konkretisht pėr eliminimin e Luljeta Pulės, vetėm pse kishte shprehur pakėz rezerva dhe vepronte si opozitė e LDK-sė!! Mark Krasniqi : Edhe ky i ardhur nė krye tė PSHDK-sė me puē, duke eliminuar themeluesit e parė tė PSHDK-sė nė krye me Llazėr Krasniqin, pėr tė njejtat shkaqe sikurse edhe rasti i PSDK-sė. Po kush ėshtė Mark Krasniqi, njė ish partizan i Titos dhe Rankoviqit, pjesmarrės dhe nėnshkrues i Konferncės sė Prizrenit me 10 korrik 1945 ku Kosova aneksohej nga Serbia dhe shkileshin vendimet e Konferncės sė Bujanit (shih Revistėn "Ekskluzive" nr. 6 tė vitit 2000), ai ėshtė dhėndėrr dhe mik i serbėve, pėr decenje duke jetuar dhe punuar nė Serbi etj. Kur dihen vetėm kėto tė dhėna nuk kemi pse ēuditemi pse kjo klasė politike i minimizon ose i margjinalizon ngjarjet si jubileun e demostratave tė vitit 1981 dhe tre vjetorin e qėndresės sė Jasharajve dhe Martirizimit mė tė madhė pėr Liri qė njeh historia njerzore. Dhe ja sihariqi dhe sfida e tyre; pikrisht kur bėheshin pregaditjet pėr manifestimin dhe pėrkujtimin e kėtyre ngjarjeve, pėr marketingun politik qesin propozimin : Ndėrtojm pėrmendore Skenderbeut nė qendėr tė Prishtinės!! Nga kush ? Nga ata qė me jetėn dhe me veprėn e tyre janė tė identifikueshėm me Hamzain apo Moisi Golemin, apo Zogollin vrasėsin e Hasan Prishtinės, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit etj. E gjith kjo loja pėr ngritjen e pėrmendores sė Skendėrbeut nė Prishtinė bėhet pėr tė ikur fundosjes politike tė tyre pas injorimit tė Prekazit dhe jubileut tė demostratave tė 1981-shit. Nuk ka gjė, Skendėrbeu do ta gjej mirė veten te vazhduesit e palcės sė fortė Kombėtare si Adem Jashari, Zahir Pajaziti e heronjėt e bashkėkohsisė sonė, po populli ynė i njeh mirė edhe Hamzait dhe Moisi Golemat bashkohor !! Skendėrbeu nga kush do qė tė vendoset nė Prishtinė do tė rrezatoj krenari, shqiptarizėm, e ai rrezatim do tė gjveshė ish tė tjetėrsuarit nė komunista Jugosllav, ish tė tjetėrsuarit me kombėsi Jugosllav, ish dhėnduerrit dhe miqėt e serbėve.

LARTË

TRE VJETORI I QĖNDRESĖS LEGJENDARE TĖ UĒK-sė, JUBILEU 20 VJETORI I DEMOSTRATAVE TĖ VITIT 1981 DHE SFIDUESIT E TYRE