BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

Intervistė me veprimtarin Shefqet Cakiqi - Llapashtica

 

Shefqet Cakiqi-Llapashtica, ish antar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr, dhe ish antar i Kuvendit, i mėrguar nė Zvicėr nė vitin 1991, me statusin e refugjatit politik, i pėrndjekur politikisht nga regjimi nė vitet 1982- 1986, denuar me 4 vite burg pėr "propagandė armiqėsore" nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė. Para disa ditėve bėri distancimin publik duke ju drejtuar instancave partiake tė LDK-sė dhe mjeteve tė informimit nė lidhje me veprimet e kreut tė LDK-sė, anėtar i sė cilės ishte qė nga themelimi, ai ktheu librezėn e antarėsisė sė LDK-sė, tė gjitha kėto janė shkas i bisedės tonė me Shefqet Cakiqin-Llapashica.

 

Epoka e re : Pasi qė shkak i bisedės sonė ėshtė distancimi i juaj nga kreu i LDK-sė dhe kthimi i librezės sė antarėsisė, na intereson a keni marrė ndonjė pėrgjigjje nga Kryesia e LDK-sė dhe ēfar janė reagimet nga strukturat e LDK-sė ?

Shefqet Cakiqi-Llapashtica :Jo, edhe pse letrėn sė pari ua kam dėrguar Kryesisė sė LDK-sė nė Prishtinė dhe Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr, nuk kam marrė asnjė pėrgjegjje. Unė pėr kėtė kam tė vetmin koment, "bjen njė kashtė e dalin gjashtė" -thot populli ynė. Ata mendojn se me heshtje mund ta tejkalojn kėtė dukuri. Nė kėtė rast nuk jam vetėm. Unė megjithatė nuk do tė heshti. Kėrkesa e Ibrahim Rugovės kryetar aktual i LDK-sė pėr kthimin e ish policėve nė Shėrbimin e sotėm Policor tė Kosovės e bėrė me 19 janar 2001 nė Akademin Policore tė Kosovės nė Vushtrri ishte vetėm kulmi i veprimeve tė tij qė binin ndesh me synimet dhe aktivitetin jo vetėm timin nė LDK po edhe tė shum veprimtarve qė kanė vepruar nė kuadėr tė LDK-sė. Ky ishte vetėm njė rast pėr tė bėrė publik qėndrimet e mija dhe kundershtimet e mija ndaj njė politike qė popullin e Kosoves po e futė nė njė krizė tė vazhdueshme politike me tendenca tė ashpėrsimit deri nė luftė vllavrasėse. Kjo nuk ishte njė kėrkesė e shtyrė nga ndjenja e humanitetit por ishte njė kėrkesė politike pėr rehabilitimin e njė politike dhe njė periudhe qė nė Kosovė nė mėnyrė sistematike ka shkelur tė drejtat kombėtare dhe ato njerzore. "Ish Policia e Kosovės" nuk ishte e Kosovės por e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, sepse zbatonte ligjet dhe mbronte Kushtetutėn e RSFJ-sė!! Po tė ishte ēėshtje humaniteti dhe progresi pėr shoqėrin Kosovare, Ibrahim Rugova do tė duhej tė ishte interesuar pėr minatorėt e minjerave tė Kosovės, pėr puntorėt e kombinatit ndėrtimor "Ramiz Sadiku" e pėr qindra ndėrmarrje dhe fabrika, puntorėt e tė cilave me dhunė janė largura nga puna. Do tė ishte humane interesimi pėr pensionistėt e Kosovės, invalidėt e luftės etj. Kjo kėrkesė e tij vinte nė ditėt kur njė pyetje tė njė gazetari pėr takimin me partit tjera, konkretisht me PDK-nė, Ibrahim Rugova i pėrgjigjet - jo - thot ai - nuk kemi nevojė tė takohemi. Kėtu mė u duk kulmi i hipokrizisė !! Nėse gjithmon ai nė maje tė gjuhės kishte politikėn paqėsore, zgjidhjen e problemeve me bisedime, dhe nuk ngurronte tė takonte dhe buzqeshte kriminelėt serb, ai tani nuk ndien nevoj tė ketė njė politik paqėsore me strukturat politike nė Kosovė, nuk ndien nevoj tė takohet me to, por ndien nevoj pėr kthimin e ish "Policėve tė Kosovės"!!!!

Epoka e re : Cila ėshtė pėrgjegjėsia e "ish policisė sė Kosovės" dhe ēka nėnkupton kthimi i tyre ?

Shefqet Cakiqi-Llapashtica : Kėrkesa pėr kthimin e "ish policisė sė Kosovės" nė Shėrbimin e sotėm Policor tė Kosovės ėshtė kėrkesė qė gėrvishė dhe lėndon shumė plagė qė akoma janė tė freskėta. Tė bėsh njė kėrkesė tė tillė dhe tė mos kujtosh se vetėm nė periudhėn 1981-1989 ajo polici nė Kosovė ka zbatuar dy herė gjendjen e jashtėzakonshme dhe ka marrė pjesė direkte nė shuarjen e pėrgjakshme tė disa demostratave tė popullit tė Kosovės, nuk ėshtė vetėm padije, por ėshtė provokim i hapur. Kjo do tė thot tė injorosh 167 persona tė vrarė nga ajo polici, mbi 500 persona tė plagosur, 12 mijė persona tė burgosur dhe ndjekur penalisht nga ajo polici, 500 mijė persona tė kaluar nėpėr dosje tė tyre, fakte kėto tė konfirmuara edhe nga vet ish kreu i "ish policisė sė Kosovės" Rrahman Morina. A ėshtė dashur qė pėr hirė tė pajtimit sė paku njė kėrkim falje 167 familjeve qė pjestar tė tyre janė vrarė nga ajo polici, 500 tė plagosurve, 12 mijė tė pėrndjekurve penalisht ? Njė kėrkim falje nga ekzekutorėt e tyre si ish policia ish gjykatėsit ish prokurorėt ish struktuarat politike me gjith gazetarėt e asaj kohe qė kanė zbatuar Platformėn Politike pėr Kosovėn nga ana e Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė e zbatuar nga viti 1981 deri nė shtator tė vitit 1990 !!!! Nuk pėrjashtoj mundėsin qė njė pjesė e ish policėve, ish gjykatėsve, ish politikanve dhe gazetarve tė asaj periudhe tė mos i kenė duart e pėrlyera me gjakun shqiptar, por ama sot ata tė thirren nė pėrvojėn e tyre nė ato organe ėshtė hipokrizi qė nuk falet. Tė krekosurit se ata dinė punėn e Policisė sepse kanė zbatuar dy herė gjendjen e jashtzakonshme nė Kosovė, se pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė kanė vrarėr 167 persona, plagosur 500 persona, ndjekur penalisht 12 mij persona dhe tė trajtuar tė tjerė mbi gjysėm milioni, ėshtė mė shum se krekosje dhe mos vrarje e ndėrgjegjjes pėr viktimat e tyre !!! Kjo e njejta vlen edhe pėr ish prokurorėt ish gjykatėsit dhe ish strukturat politike-propagandistike tė LKJ-sė tė asaj periudhe.

Epoka e re : Po nė Kosovė sikur ėshtė bėrė dukuri mospėrgjegjėsia dhe amnestia e vetvetės pa i amnestuar asnjė organ legjitim dhe as vet viktimata e tyre ?

Shefqet Cakiqi - Llapashtica : Nė tė gjitha shtetet e ish sistemit komunist nė periudhėn e tranzicionit nuk ėshtė zbatuar njė praktikė e tillė qė ish zbatuaesit-pėrkrahėsit e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut tė rehabilitohen pa kėrkur tė faluri, sė paku!!! Procedura pėr amnestimin e tyre ka kaluar pėrmes parlamentit duke u diskutuar pėrgjegjėsia e secilit pas hapjes sė dosjeve policore. Kur nė vitin 1990 njė pjesė e intelektualve dhe "intelektualve" u bashkuan nė projektin politik pėr Republikėn e Pavarur tė Kosovės, pėr liri, demokraci dhe pavarsi, projekt ky qė ekzistonte njė dekadė mė heret, atėher kurr nuk mė ka shkuar mendja se do tė vij njė ditė dhe kėta "intelektual" do tė bėjnė kėrkesė publike tė rehabilitojn ish policėt, ish gjykatėsit, ish prokurorėt dhe ish strukturat politike tė periudhės 1981-1989, tė periudhės ndėr mė tė errėtat e okupimit dhe gjendjes sė jashtėzakonshme nė Kosovė. Sot nuk kemi se si tė ndjihemi nga ata veē si tė mashtruar!! Nuk kemi si tė nėnkuptojm sot atė hyrjen e tyre nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisė nė projektin pėr Pavarsin e Kosovės, pos si njė hyrje pėr tė marrė kalanė nga brenda dhe pėr krijimin e mekanizmave pėr larjen e mėkateve tė mėkatarve komunist-kolaboracionist!!! Pa pėrmendur emrat po tė cilėt dihen, erdhi puna qė nė delegacionet reprezentative pėr bisedime pėr fatin e Kosovės tė imponohen edhe ish antar tė Komitetit Qendror tė LKJ-sė i deklaruar nė regjistrimin e vitit 1981 me kombėsi Jugosllav, pastaj tjetri ish kryetar i Gjykatės supreme tė Kosovės, tė asaj gjykate qė kishte shqiptuar me qindra vite denime pėr njerzit qė ishin angazhuar pėr pavarsimin e Kosovės !! E gjith kjo puna me ish policin nuk ishte e rastėsishme por ishte njė vazhdimsi e njė politike qė po dėshironte tė vet-rehabilitohej. Ėshtė i njohur tashmė kompleksi i Ibrahim Rugovės, i mungesės sė disidencės ndaj okupatorit serb, ai nuk ishte protagonist dhe as pėrkrahės i asnjė procesi politik pėr lirin dhe pavarsimin e Kosovės, as me 1968, as me 1981, as me 1990, as me 1997 tė protestave tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve, as nė mbėshtetjen e luftės ēlirimtare tė udhėhequr nga UĒK-ja, pėrkundrazi ai ishte antar i LKJ-sė deri nė vitin 1989, bile nė njė periudhė tė kohės sė diferencimeve edhe sekretar i organizatės bazė !! Dhe tash i vėreni si sillen, sikur me ata ka filluar histioria, pėr ata Kosova ėshtė okupuar me 1990, "rezistenca" paqėsore ka filluar 1990, dhe fillet e kėndelljeve tė tyre nga ēdehja e politikės sė patriotizmit Jugosllav e paraqesin si fillimi i historisė sė re tė Kosovės !!!

Epoka e re : Mirpo ata sot po thirren nė fitoren e tyre nė zgjedhjet e fundit ?

Shefqet Cakiqi-Llapashtica : Ata mund tė thirren se e kanė 58 % tė elektorat tė 80% tė popullsisė sė Kosovės, po kjo nuk ka vlerė, ajo pėrqindje nuk ėshtė as gjysma e popullsisė sė Kosovės. Kur dihet politika defetiste e mos rrezistencės por e ikjes- politika qė nuk synonte ēlirimin e kombit, krijimin e shtetit, ajo votė e asaj shumice qė iku dhe nuk u interesua as pėr komb as pėr shtet, as pėr komunė, as pėr fshat, as pėr pasuri personale e nė ca raste as as pėr familje, nuk i bėnė nderė askujt, kushdo qė do ta kishte mbėshtetjen e njė shumice tė tillė !!!! Kombin dhe shtetin nuk e formon "shumica" turma, kombi dhe shteti nuk formohet prej atyre qė nė njė periudhė kanė qenė tė deklaruar si jugosllav, qė kanė propaganduar patriotizmin jugosllav. Kombin dhe shtetin e formojn ata qė janė nė gjendje tė sakrifikojn pėr bėrjen e tyre, janė ajo palca kombėtare qė asnjėher nuk ėshtė tjetėrsuar. Jo tė gjithė banorėt nė Kosovė e kanė mbrojtur nderin tė jenė shqiptar, Kosova ka shum qytetar qė duhen ende tė ndėrgjegjėsohen kombtarisht dhe tė mbrojn nderin dhe pėrkatėsin kombėtare me tė gjitha mjetet. Te tė gjitha kombet dhe shtetet nė formim, ka qenė ajo bėrthama e fortė e patjetėrsueshme qė ka rrezistuar, qė ka formuar kombin dhe shtetin, nuk kanė qenė turma, masa qė e ka formuar kombin dhe shtetin.

Epoka e re : Po ju vet deri tani keni qenė antar i LDK-sė si jeni gjendur aty dhe a ndieni edhe vet pėrgjegjėsi pėr veprimet e ish partisė suaj ?

Shefqet Cakiqi-Llapashtica : Veprimtaria ime politike pėr pavarsimin e Kosovės nuk ka filluar me Lidhjen Demokratike, tė dalė nė skenė nė dhjetor tė vitit 1989. Kam hyr nė Lidhjen Demokratike me njė entuziazėm tė madh, duke ditur se po e mundim Lidhjen e Komunistave, po e mundim iden e patriotizmit Jugosllav, dhe me ngulm kam punuar nė futjen e ides sė Pavarsimit tė Kosovės. Mund tė paramendoni periudhėn e luftės kundėr "nacionalizmit dhe irridentizmit shqiptar", metodat e diferencimeve dhe leqitjeve nė mėnyrėn komuniste, tendencat pėr krijimin e bėrthamave tė pėrbashkėta tė patriotizmit jugosllav, nė mėrgatėn tonė organizimin e klubeve dhe shoqatave e bėnin ambasadat dhe konzullatat Jugosllave, atje mbaheshin manifestime pėr 1.Majin, 29 nėntorin e AVNOJ-in dhe tubimet udhėhiqeshin me dy gjuhėsin serbokroatisht dhe pastaj shqip, emitohej hymni "Hej Slloveni" dhe i gjith dekori ishte me amblema tė patriotizmit Jugosllav. Nė LDK kam punuar pikrisht nė ēmontimin e patriotizmit jugosllav nga qytetarėt qė vinin nga Kosova, nė ndėrgjegjėsimin kombėtar dhe nė kthimin nė vlerat autoktone, nė kthimin kah historia jonė, kah Skenderbeu, kah Lidhja e Prizrenit, kah 28 nėntori dita e shpalljes sė pavarsisė, kah marsi e prilli i 1981 dhe i kėrkesave pėr formimin e shtetit tė Kosovės. Aspak nuk jam i dekurajuar pėr punėn qė kam bėrė nė kuadėr tė LDK-sė. Paramendoni, arrini qė nė njė antarsi tė gjėrė tė bėni futjen nė banesė tė flamurit kombėtar, kur njerzit hudhin reliktet jugoslave dhe pėrvetėsojn reliktet burimiore autoktone si Skenderbeun, Lidhjen e Prizrenit, 28 Nėntorin e mars-prillin e 1981, kjo vėrtet ishte njė fitore mbi Jugosllavizmin. Distancimin tim nga LDK-ja dhe kthimin e librezės e shtyri degjenerimi i udhėheqjes nė vitet vendimtare pėr Kosovėn. Ajo disidenca ime e brendėshme ndaj LDK-sė ka filluar qysh nga mospėrkrahja e protestave tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve, ai veprimi i turpshėm pėr krijimin e njė Unioni paralel dhe tendenca pėr bojkotimin e Protestave tė 1 tetorit. Kėtu do ta bėjė njė digresion, njė kumtes e botuar nė mjetet e informimit pėr pėrkrahjen e protestės dhe UPS-sė e ardhur nė emėr tė Kolegjiumit tė degėve tė LDK-sė nė diasporė ka qenė njė "falsifikim" i imi !! Ajo kumtesė pėrkrajeje ka qenė pėrkundėr qendrimeve tė kryesis sė LDK-sė dhe disave nė Kryesit e degėve tė LDK-sė. Mundėsia e pėrmirsimit nga strukturat ishte tashmė e pamundur. Ndjekja e politikės defetiste dhe tė ikjes, mos mbėshtetja e luftės ēlirimtare, bllokimi i mjeteve tė grumbulluara pėr Drenicėn, bllokimi i mjeteve qė ishin dedikuar ēlirimit tė Kosovės (disave ju pėlqente ta quanin mbrojtje tė Kosovės, sikur Kosova ishte e ēliruar por duhej mbrojtur!!!) injorimi i luftėtarve tė UĒK-sė, injorimi dhe ndarja e dėshmorve tė kombit, injorimi i varrezave musive!! Dersa Kushneri bėnte homazhe nė Prekaz dhe deklaronte se "familja Jashari meriton ēmimin Nobėl tė Lirisė" krerėt e LDK-sė hezitonin tė venin njė grusht lule, ashtu siē hezitonin edhe pėr tė rėnit nė Reēak, deri me hipokrizin kur nė varrezat e Bradashit bėhen homazhe ndaj njė miku tė tij nga Ibrahim Rugova dhe po nė ato varreza injorohen varrezat e dėshmorve, luftarė tė UĒK-sė. Unė kėtu dua tė ju pėrkujtoj se tė gjitha kombet e qytetruara, veprat mė tė mėdhaja si nė letėrsi, nė muzikė, nė skulpturė, ju janė kushtuar dėshmorve dhe heronjėve kombėtar, bile nė disa raste edhe kanė krijuar pėrmendore edhe pėr Heronjėt e panjohur, nė rastin tonė nė Kosovė ka tė tillė qė i inorojn !!! Nė LDK e di se ka ende idealista qė mendojn se munden kėto veti tė i ēmontojn dhe tė i kthjellojnė, unė nga pėrvoja ime u kisha bėrė apel qė tė heqin dorė, se kjo strukturė qė ka mbetur ka vendosur nė mėnyrė tė turpshme tė vetrehabilitohet, me atė kokfortėsin "koritė se koritė, bile me kokėn lart" e ata qė shkojn me kokėn lart nuk shkon larg dhe gjejn humnerat pa tė keqen e tė tjerve !!!!