BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

A DO TĖ VOTOHEN MASKAT NACIONALISTE NĖ ZGJEDHJET NACIONALE TĖ KOSOVĖS

KRYETARI QĖ DĖSHIRON TĖ JETĖ NGA " BRADASHI " DHE KRYETAR I "PODUJEVĖS" E JO NGA BARDHOSHI DHE KRYETAR I BESJANĖS !!!

DISTANCIM PUBLIK- drejtuar instancave partiake tė LDK-sė dhe mjeteve tė informimit

DROMCA NGA TENDENCA PĖR PĖRQARJE NDĖRSHQIPTARE

NĖ RETROSPEKTIVĖ ; QĖSHTJA E PĖRFAQĖSISĖ SĖ KOSOVĖS NĖ TIRANĖ NĖ VITIN 1994

SA FYTYRA I KE O IBRAHIM RUGOVA ??!!

PORTRETI I IBRAHIM RUGOVĖS NĖ FUSHATĖN ZGJEDHORE 2001

SHKRIMET ME POROSI QË I BËNË SHEFQET JASHARI-STROFCI

KRYETARI QĖ DĖSHIRON TĖ JETĖ NGA " BRADASHI " DHE KRYETAR I "PODUJEVĖS" E JO NGA BARDHOSHI DHE KRYETAR I BESJANĖS !!!

Ėshtė e drejtė demokratike e ēdokujt tė pėrcakėtoj pėr veten e tij pėrkatėsin edhe politike-nacionale-fetare, emrin dhe mbiemrin, apo thėn me mė pak fjalė pėr gjithēka personale gjithkush ka tė drejtė tė vendosė personalish, deri nė kufirin kur nuk cenon tė drejtat e tjetrit. Nė rastin konkret Agim Veliu nga Bardhoshi, qė nga kuvendi komunal i Besjanės ėshtė zgjedhur kryetar, kapėrcen tė drejtat e veta dhe nė mėnyrė arbitrare pėrcakton emrin e diēkaje qė nuk ėshtė personale, kapėrcen edhe detyrat dhe obligimet e njė mandati dyvjeqar pėr tė drejtuar Kuvendin e Komunės sė Besjanės. Ėshtė kjo arsyeja qė Agim Veliu dhe veprimi i tij janė temė e kėtij shkrimi qė prap se prap nuk pretendon qė tė jetė arbitėr, por thjesht si banor i Besjanės dua tė jap pikpamjet e mija rreth rastit konkret, duke reaguar vetėm nga kufiri i personales qė e tejkalon Agim Veliu dhe qė mundohet tė jetė arbitėr pėr gjėra qė nuk janė nė kompetencėn dhe tė drejtėn e tij. Kushdo qė privatisht dėshiron ende tė jetė nga Bradashi dhe jo nga Bardhoshi, nga Podujeva dhe jo nga Besjana le tė urdhėroi dhe brenda oborrit dhe shtėpisė sė tij askush nuk do tė i pėrzihet dhe nuk do tė reagoj, por kur kalohet privatja dhe i imponohet gjith fshatit dhe gjith komunės, nga kjo nėnkuptohet edhe nėnshtrimi i kritikės dhe analizės pėr tė gjetur koncenzusin e pėrgjithshėm, pa shkelur tė drejtat e tė tjerėve. Toponimet e imponuara nga administrata e vendosur tė okupatorit serb nė Kosovė dhe nga kjo edhe nė Besjanė, janė aqė transparente dhe qėllimkėqia, qė edhe njerzit e thjesht qė nuk kanė njohuri shkencore pėr toponimet e vendbanimeve, emrave dhe mbiemrave i kanė shiquar dhe i shiqojnė me neveri. Rasti konkret, emri "Bradash" ėshtė njė emrim tipik i gjuhės serbe qė nė pėrkthimin bukfal do tė thot "Mjekrrosh". Njė emėr shum origjinal shqiptar Bardhosh qė edhe nė popull edhe nga historianėt njihet si toka tė Bardhoshit qė i kishte lėshuar me qira "qipqi" dhe punoheshin nga rrogėtarėt " raja " dhe " beraja " dhe pikrisht kėta tė fundit qė ishin serb nuk mund ta shqiptonin shkronjėn shqipe "DH" dhe pohonin se rrogėtonin te Bardoshi e qė mė vonė pas okupimit serb, nga administrata serbe do tė quhet ai vendbanim "Bradash". Po i njejti fenomen ėshtė edhe emri Podujevė, qė rrjedh nga serbishtja " Podina ", qė do tė thot rrafshėlartė, e emėrtuar edhe nga vet fakti se Besjana dhe i gjith Llapi ka lartėsin mbidetare mė tė lartė se Fusha e Kosovės dhe Dukagjini, nga ky term gjeografik ne serbishte, " Podina " (Rrafshėlarta) serbėt e bėnė edhe emėr administrativ tė vendbanimit, duke ja shtuar edhe prefiksin -evo, si nė rastin e qyteteve serbe-Kralevo,Llazarevo etj. Vet popullata Llapjane, emrin Podujevė nuk e ka pėrvetėsuar asnjėher dhe veten kurrė nuk e ka quajtur "Podujevas" por Llapjan ose nė emrin e fshatit apo fisit. Llapjani nuk e ka quajtur veten kurrė Podujevasi si e quajn veten psh. Gjakovari, Pejani, Gjilanasi, Kuksjani etj. Nga studimet e historianėve dhe e arkeologėve, kohėn e fundit janė zbuluar gjurmė tė vendbanimeve tė hershme antike nė tė cilat pėrfshihen fortesa, kala dhe qytete me njė kulturė tė zhvilluar. Ėshtė pėr tė u pėrmendur Mozaiku i Orfeut i zbuluar nė Vendenis ish "Gllamniku", kjo ėshtė njė dėshmi e njė qytetrimi qė kanė ditur e punuar art si ėshtė mozaiku, po ka njohur dhe kultivuar edhe muzikėn, sepse nė atė mozaik ėshtė Orfeu i vizartuar duke i rėn instrumentit tė quajur Lyra, i kėsaj kategorie ėshtė edhe Fortesa ose Kalaja e Llapashticės prej kah mund tė vėshtrohet i gjith rajoni i Llapit. Historianėt dhe arkeologėt shqiptar kanė zbuluar edhe gjurmėt e vendbanimeve antike tė quajtura Besiana, Tezula, Laberioni, Labuca dhe Bederiana. Prej kėtyre emrave vetėm Besiana ka arritur tė ruhet nė kujtesėn e popullit dhe tė ruhet edhe si emėr i fshatit Besi. Janė kėto disa argumente qė Agim Veliu ėshtė dashur tė i dijė, ose para se tė dilte me kėrkesėn pėr ruajtjen e toponimeve serbe si "Bradash" dhe "Podujevė" tė konsultohej me historian dhe gjuhtarė Llapjan tė cilėt nuk janė tė pakėt dhe nuk janė pa emra tė respektuar. Agim Veliu duhet tė lirohet nga mendėsia komuniste-kolaboracioniste e disa bashkėfshatarve tė tijė qė nė gjith Llapin nuk kanė lėnė nam tė mirė. Nė periudhėn e sundimit serb-komunist ato kuadro vetėm pėr hirė tė 800 !! (po e shkruaj edhe me fjaė) tetėqind serbėve, impononin dygjuhėsin dhe serbishten nė mbledhje, nėse nė ato mbledhje ishte edhe njė serb i vetėm. Ajo mendėsi e Komitelinjėve nga "Bradashi" qė pėrziheshin edhe nė repertorin e koncerteve tė Shoqėrisė Kulturore "Josip Rela", deri edhe nė komponimin e njė kėnge qė kėndohej gjysma serbisht gjysma shqip (Oj devojko iza brga….) qėllimisht e citava, se kjo do tė i pėrkujtoj shum llapjan se deri ku ka ndėrhyrė mendėsia komuniste-kolaboracioniste me shkije dhe njohsit e mirė tė rrethanave nė Besjanė janė nė gjendje tė i dinė me emėr, siē ka mundėsi tė i din edhe Skender Hyseni harmonikist nė koncertet e tilla tė vllaznim bashkimit tė imponuara nga komitetlinjėt qė me shumicė vinin nga Bardhoshi apo "Bradashi" si kanė qejf ata ta quajn fshatin e tyre!!! Mjaft me mendėsin edhe tė atyre "Bradashsve" qė bėnė dhėndėrr njė serb qė punonte nė Komitetin e Besjanės - "Podujevės" dhe mashtronin popullsin e fshatit tė tyre se do tė na e asfaltoi rrugėn Fatimja me Milloshin!!! Llapi dhe Besjana nuk e ka merituar qė edhe nė kėtė periudhė tė maltretohet nga mendėsia e tillė e ish komitetlinjėve-komunist bashkėfshatar dhe ish udbashėve tė tipit tė Jakup Hotit i cili nė cilėsin e policit vret demostruesin paqėsor Bedri Sokolin, duke tejkaluar edhe ligjin serb, dhe duke qenė i implikuar edhe nė rrjetin e narkomanėve dhe shitėsve tė narkotikės sė bashku me Tahir Zemėn nė vitin 1988, i cil sot pozon me dėshir edhe me Ibrahim Rugovėn, kryetarin e Agim Veliut. Ky ėshtė ai emruesi i pėrbashkėt i njė veprimi tė Agim Veliut, sepse nuk ėshtė vetėm qėllimi qė pėr hatėr tė 800 shkieve nė Besjanė tė ruhet emri "Podujevė" dhe "Bradash", po qėllimi ėshtė tė ruhet kontinuiteti i njė politike komuniste-kolaboraciniste qė dėshiron tė imponohet nė gjithė Kosovėn.

LARTË