BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

A DO TĖ VOTOHEN MASKAT NACIONALISTE NĖ ZGJEDHJET NACIONALE TĖ KOSOVĖS

KRYETARI QĖ DĖSHIRON TĖ JETĖ NGA " BRADASHI " DHE KRYETAR I "PODUJEVĖS" E JO NGA BARDHOSHI DHE KRYETAR

DISTANCIM PUBLIK- drejtuar instancave partiake tė LDK-sė dhe mjeteve tė informimit

DROMCA NGA TENDENCA PĖR PĖRQARJE NDĖRSHQIPTARE

NĖ RETROSPEKTIVĖ ; QĖSHTJA E PĖRFAQĖSISĖ SĖ KOSOVĖS NĖ TIRANĖ NĖ VITIN 1994

SA FYTYRA I KE O IBRAHIM RUGOVA ??!!

PORTRETI I IBRAHIM RUGOVĖS NĖ FUSHATĖN ZGJEDHORE 2001

SHKRIMET ME POROSI QË I BËNË SHEFQET JASHARI-STROFCI

PORTRETI I IBRAHIM RUGOVĖS NĖ FUSHATĖN ZGJEDHORE 2001

Kohėn e fundit Zyra e Ibrahim Rugovės dhe stafi i tij qė udhėheqė nė fushatėn parazgjedhore janė tė angazhuar nė demantet ndaj disa mjeteve tė informimit dhe nė angazhimin pėr pėrmirsimin e figurės sė Ibrahim Rugovės, karrshi elektoratit tė Kosovės. Prej mjeteve tė informimit tė apostrofuara me emra janė "Epoka e re", "La Padina", "Il Pikolo", Frans Press etj. Ēka ėshtė karakteristikė e kėtyre reagimeve ato bėhen vetėm sa pėr opinjonin e brendėshėm dhe botohen nė Qendrėn Informative tė Kosovės dhe nė "Bota sot". Asnjėri nga reagimet dhe demantimet nuk janė dėrguar psh. nė redaksi tė "La Padina", "Il Pikolo", "Frans Press" apo "Epokės sė Re". Qėllimi i reagimeve dhe demanteve tė Ibrahim Rugovės nuk ėshtė demantimi i atyre qė ka deklaruar, por amortizimi i faktorit tė brendėshėm shqiptar tė informuar pėrmes pėrkthimeve dhe publikimeve tė materjaleve tė botuara nė "La Padina", "Il Pikolo", "Frans Press" apo shtypi tjetėr. Nė arsenalin e fushatės Zgjedhore, stafi i Ibrahim Rugovės pėr tė mashtruar elektoratin, boton edhe fotografi tė komandantit tė UĒK-sė Adem Jasharit me Ibrahim Rugovėn nga viti 1992. Komandanti i UĒK-sė Adem Jasharit zė vendė qėndror nė spotin Televiziv tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tė partisė e cila kur Bernard Kushneri deklaronte se familja Jashari e meriton ēmimin Nobėl tė Lirisė, lideri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės hezitonte tė vėnte njė kurorė lulesh nė varrezat e tyre dhe nė varrezat tjera masive nė Kosovė !! Pasi qė Zyra e Ibrahim Rugovės dhe QIK-u po pėrsėrisin se vetėm ato qė i thon ata drejtpėrdrejt janė tė vėrteta, ne nxorrėm nga arkiva e QIK-ut pohimet e tyre qė aspak nuk janė mė pak skandaloze sesa ato tė publikuara nė "La Padina", "Il Pikolo", "Frans Press" apo shtyp tjetėr. Ja ēka informonte Informatori i QIK-ut : "Informatori ditor nr.2017-A, Prishtinė, e premte, 03 prill 1998, Edicioni i parė ora 11: 30 ,.... Duke u pėrgjigjur nė pyetjen e gazetares sė BBC-sė se a do tė ndikojė embargoja e armėve kundėr Serbisė nė furnizimin me armė tė UĒK-sė, kryetari Rugova tha se pėr kėto grupe nuk ka ende informacione. Ai tha se mund tė ketė grupe tė vogla tė njerėzve tė frustruar, tė cilat edhe mund tė jenė tė nxitura e qė shfrytėzohen nga serviset dhe nga forcat serbe pėr tė pasur pretekst qė tė bėjnė masakra, sikur ngjau nė Drenicė." Ja qė "La Padina", "Il Pikolo", "Frans Press", "Epoka e re" etj. nuk ua rregulluakan si duhet fjalėt, si mund ta pastroj fytyrėn nga informatat e QIK-ut dhe nga deklaratat e inqizuar dhe tė transmetuara nė gazeta, radio dhe TV. Vetvetiu shtrohet pyetja, a ka sapun qė pastron fytyrėn e Ibrahim Rugovės nga njollat e veta. Me 27 janar 1998 gazeta e pėrditshme Zvicerane "Tages-Anzeiger", gazetė shum prestigjioze nė Zvicėr, me njė traditė botimi 109 vjeēare nga korrespodenti i saj nė Pishtinė Erich Rathfelder sjell njė faqe tė tėrė, faqen 5. pėr Kosovėn dhe rrethanat qė zhvilloheshin atje. Titulli i shkrimit ėshtė "Fitili ndezės i bures sė barotit tashmė digjet" -origjinali- (Die Lunte am Pulverfass brennt bereits). Gazetari Erich Rathfelder nga Kosova pėrshkruan rastin e vrasjes sė mėsuesit Halit Gecaj nė Llaush tė Drenicės me 26 Nėntor 1997 dhe pėrshkruan varrimin madhėshtor tė tij me 28 Nėntor 1997 dhe daljen nė skenė tė Ushtris Ēlirimtare tė Kosovės me thirrjen pėr mobilizim dhe luftė okupatorit serb : "Ein Mythos war geboren, der Mythos der Befreingsarmee des Kosovo, UĒK, Ushtria Clirimtare es Kosoves" konstaton i entuziazmuar gazetari Erich Rathfelder -pėrkthimi- ( "Njė mit kishte lindur, miti i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės" tė shkruar edhe nė gjuhėn shqipe), po nė vazhdim entuziazmin e gazetarit e ftohė shprehja e Ibrahim Rugovės "Hinter der UĒK stehen serbische Provokateure" sagen Ibrahim Rugova, der Präsident der Albaner Kosovos und Mitglieder seiner Demokratischen Liga des Kosovo!!!" -pėrkthimi- ("Prapa UĒK-sė qėndrojn provokatorėt serb" thot Ibrahim Rugova kryetar i shqiptarve tė Kosovės dhe antarve tė LDK-sė sė tij !!!") dhe prapa i vė pikqudtėse. I nxitur dhe i provokuar nga kjo pėrgjigjje shum e papritur pėr gazetarin Erich Rathfelder ai bėn edhe intervistė me Ibrahim Rugovėn pėr tė shtjelluar mė tej tezat e ēuditshme tė Rugovės, intervistė kjo qė botohet nė tė njejtėn faqe me njė portret tė Ibrahim Rugovės dhe me njė titull po ashtu me pikėquditėse : "Wir wollen ein Protektorat" !! -pėrkthimi-("Ne duam njė Protektorat!!") nė nėnpyetjen sqaruese pėr protektoratin gazetari e pyet : "Die UNO hat Srebrenica einst zugesehen, wie mehr als 7000 Menschen masakriert wurden. Sind Sie in bezug auf das Verhalten der internationalen Gemeinschaft nicht zu optimistisch ? "-pėrkthimi- ( OKB-ja nė Srebėrnicė nė njė kohė vetėm ka vėshtruar se si janė masakruar mbi 7000 njerz. Juve ju bėnė sė tepėrmi optimist bashkėsia ndėrkombėtare nė lidhje me kėtė qėndrim ? ) Pėrgjigjja e Ibrahim Rugovės : "Ibrahim Rugova : Wir müssen gemeinsam mit serben einen Weg suchen, den drohenden Konflikt zu vermeiden." -pėrkthimi-(Ibrahim Rugova : Ne duhet sė bashku me serbėt me gjetė njė rrugėdalje, qė konfliktin kėrcėnues ta shmangim!!) pėr Ibrahim Rugovėn ishte ende vetėm kėrcnim konflikti !! Nė vazhdim gazetari i shtron konstatimin : "Viele Leute in Kosovo sind mit Ihrer Strategie des fridlichen Widerstands nicht mehr zufrieden und sind auf die Seite der UĒK, der Befreiungsarmee Kosovos, gewechselt?" -pėrkthimi- ( Shum njerz nė Kosovė nuk janė tė knaqur me strategjin tuaj tė kryengritjes paqėsore dhe nga kjo anė janė shėndėrruar nė UĒK?) Pėrgjegjja e Ibrahim Rugovės : "Ibrahim Rugova : Was die Befreiungsarmee Kosovos betrifft, so könnte es sein, dass sie von serbischen Geheimdiensten gesteurt wird - die haben auch albanischsprechende Leute. Ziel könnte die Vorbereitung einer grössern Intervention sein. Die Konsequenz wäre ein fürchterlichs Blutbad." -pėrkthimi- ( "Pėr sa i pėrket Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, kjo do tė mundė tė ishte e drejtuar nga shėrbimi i fsheht serb - ata kanė njerz qė flasin shqip. Qėllimi do tė mund tė ishte pregaditja e njė intervenimi tė madh. Pėr pasoj do tė kishim njė gjakderdhje tė madhe.!!") Nė insistimin e pėrsėritur tė gazetarit pėr masakrėn e Srebrenicės dhe "provokuesve" tė masakrimit tė mijra qytetarve tė Srebrenicės, Ibrahim Rugova nuk hyn nė komentimin apo gjykimin e rastit!! Kėto ishin qudirat e Ibrahim Rugovės dhėnė gazetarit tė "Tages-Anzeiger"-it dhe me njė retushim tė vogėl e botuar nė gazetėn "Rilindja" botimi i Zvicrės me 29 janar 1998 nė faqen 6. e cila kėshtu e zbut deklarimin e Rugovės pėr UĒK-nė ( " Sa i pėrket formacionit tė pėrmendur, ėshtė e mundur qė ajo tė jetė drejtuar nga shėrbimi sekret serb.") e pregaditur nga Ripress tė cilėt sot janė me siguri rreth QIK-ut dhe Zyrės sė Ibrahim Rugovės. Do tė vazhdojm mė tutje duke cituar vet QIK-un pasi qė Zyrja e Ibrahim Rugovės nė "demantimet" e saj prap atje orjenton dhe pa modesti shprehet : "Kjo fushatė e koordinuar ka pėr qėllim tė fundit diskreditimin e politikės shqiptare nė Kosovė " !!! Kjo nė stilin e Lidhjes sė Komunistave tė Jugosllavis, kush ėshtė kundėr kryetarit ai ėshtė kundėr popullit dhe shtetit, prandaj kriminalizojeni, arrestojeni, dėnojeni ose likuidojeni !!! Kush qenka nė fushat kundėr Ibrahim Rugovės ai po bėjka "diskreditimin e politikės shqiptare". Tė citojm mė tutje atė ēka ka deklaruar Ibrahim Rugova dhe si e ka transmetuar besniku i saj QIK-u dhe do tė shohim kush bėn diskreditimin e politikės shqiptare ai me deklaratat e tij apo ne qė ja pėrkujtojm dhe nuk pajtoheshim me to :" Informatori ditor nr.2043-C ; Prishtinė, e mėrkurė , 29 prill 1998 ; Edicioni i tretė (ora 17:00) ; - Nė pyetjen se ēka mund tė thotė pėr grupet e armatosura nė Kosovė, kryetari Rugova tha se e dėnon ēdo lloj dhune nė Kosovė. Por, gjenerator i dhunės nė Kosovė ėshtė represioni i regjimit serb, ngase Kosova de facto ėshtė e okupuar, ndėrsa njerėzve tė frustruar, tė cilėt mund tė keqpėrdoren - ju them qė tė pėrmbahen. Mirėpo, duhet thėnė se ka edhe shumė thashetheme rreth kėtyre grupeve dhe se kjo mund tė jetė edhe lojė serbe dhe qė tė shėrbejnė si preteskt qė tė bėhen masara, si nė Drenicė dhe nė Deēan. E vetmja zgjidhje e problemit tė Kosovės ėshtė ajo me mjete politike e paqėsore, theksoi kryetari Rugova." Dhe tani ne shtrojm pyetjen kush kėtu diskrediton politikėn shqiptare, nėse kjo ēfar deklaronte Ibrahim Rugova ėshtė "politikė shqiptare" atėherė ajo ėshtė pėr tė u vjellur dhe pėr tė u distancuar nga "shqiptarizma" e tillė !! Pasi i tėrė arsenali i stafit drejtues tė Ibrahim Rugovės pa ja nda thirret nė intelektualizėm dhe nė ndėrkombtarizimin e problemit tė Kosovės i pėrkujtojmė cektėsin e tyre duke i pėrkujtuar se intelektualizmi i tyre i lindur nė pesvjeqarėt e Lidhjes sė Komunistave tė Jugosllavis ėshtė demaskuar kur nė konferencen e pare pas "zgjedhjeve" ose vetzgjedhjeve tė 22 marsit 1998, Ibrahim Rugova deklaron me pompozitet se pavaresinė e Kosoves e ka njohur Dominioni i Maldhedezekut, nje shtet qė emrin e tij spikeri dhe vet Ibrahim Rugava menxi e shqiptonin !! Ja aktiviteti i tyre diplomatik ndėrkombėtar !!! Ja ku e kanė ndėkombtarizuar qėshtjen e Kosovės!!! Nė shtetin e Dominioni i Maldhedezekut !!! Opinjoni shqiptar i Kosovės mashtrohet, mendon se pas deklaratės sė Ibrahim Rugovės, pas publikimit nga QIK-u, botimi nė "Bujku" dhe "Rilindja" dhe emitimi nė TV shqiptare Satelitore, kjo do tė duhej tė ishte pasoj e shum kontakteve diplomatike, dhe shkėmbimit tė informacioneve tė ndėrsjella shtetrore etj. Tė gjithė kėta "intelektual" ran nė provim !! Pas pak ditėsh doli se shteti Dominioni i Maldhedezekut nuk ekzistoka fare dhe e gjith kjo paska qenė njė gėnjeshtėr e hidhur !!! Tė gjith kėta edhe pas kėsaj veten e quajn "intelektual" e politikan qė pretendojn tė drejtojn Kosovėn !!! Nė rastin konkret a "rrezikoj" qė nga kėta "intelektual" tė etikohem se po e bėjė "diskreditimin e politikės shqiptare nė Kosovė" ? Njė politik e tillė nuk do tė duhej tė quhej fare shqiptare e nuk do tė duhej fare tė ekzistoente. Por fatkeqėsisht kjo do tė ekzistoj pėrderisa janė ish clulat e Lidhjes Komuniste tė Jugosllavis tė cilat tė frymėzuara nga patriotizmi Jugosllav kur organizohej gjahu i funksionarėve nė Bjeshkėt e Junikut me antarsin e vet e bėnin rrethimin e bjeshkės dhe ua trembėnin gjahun fuksionarėve tė partisė si Nikolla Lubiqiq, Ali Shukriu, Rrahman Morina e CO. Ibrahim Rugova kėsaj radhe nuk i detyroi tė trembėnin gjahun nė bjeshkė, po i detyroi tė marrin ikėn kah Bllaca, Stankoveci e Kukėsi. Ibrahim Rugova vėrtetė jeni turmė e madhe po nuk jeni emblematik i Kosovės, nuk jeni krenaria e Kosovės por fatkeqėsia e Kosovės.

LARTË