BIOGRAFIA IME

ARTIKUJ NË EPOKA E RE

ARTIKUJ

INTERVISTA

KOSOVA PËRCAKTIMI IM

AVDUSH HASANI

FOTO TË UĒK-së

ANTROPOLOGJI E MENDIMIT DHE VEPRIMIT POLITIK NĖ KOSOVĖ

BELAGJINJĖT E IBRAHIM RUGOVĖS

DEFEKTET NĖ ZGJEDHJET PARLAMENTARE DHE NĖ KONSTITUIMIN E INSTITUCIONEVE TĖ KOSOVĖS

FALCIFIKUESIT E HISTORISĖ SĖ RE TĖ KOSOVĖS

KUJTIME NGA BURGU

NGA KUSH U VODH IDEJA PĖR NGRITJEN E MONOENTIT TĖ SKENDERBEUT NĖ PRISHTINĖ

TRE VJETORI I QĖNDRESĖS LEGJENDARE TĖ UĒK-sė, JUBILEU 20 VJETORI I DEMOSTRATAVE TĖ VITIT 1981 DHE SFIDUESIT E TYRE

MARATONA DHE "FERPLEI" NĖ POLITIKĖN KOSOVARE

SUKSESI I MISIONIT SPECIAL TË DR. FLORA BROVINËS

Nė zhargonin dhe fjalorin politik tė fushatės parazgjedhore tė politikanve tė Kosovės ėshtė mė aktuali termi "fer" ose "ferplei". I abuzuar nga fjalori sportiv pėr gara tė pastra duke respektuar rregullat e lojės. Dhe vėrtetė nuk ka se si, politika don respektimin e rregullave tė lojės dhe ndershmėri. Po ėshtė njė dallim, derisa nė sport nuk shiqohet shum pikpamja, ideja, mendimi dhe veprimi intelektual i sportistit po mė shum realizimi fizik i shkathtėsive, bukuria dhe harmonia e lojės, "feri" nė politik, apo respektimi i rregullave tė lojės, kėrkon jo vetėm shkėlqimin fizik tė formės dhe gjendjen e fort aktuale fizike, po mbi tė gjitha duhet tė jetė vlera e pikpamjeve, ideve dhe veprimeve intelektuale qė lidhen me politikėn e Kosovės dhe pėr Kosovėn. Politika e Kosovės dhe pėr Kosovėn i ngjan njė maraotne tė papėrfunduar, sepse si maraton e pėrfunduar do tė llogaritej arritja e synimeve politike tė shqiptarve nė krijimin e shtetit tė Kosovės; parlamentit dhe institucioneve tjera shtetrore tė saj dhe integrimit tė Kosovės nė rrjedhat Europiane dhe botėrore. Kosova e gjendur nė rrethana robėrie e ka historikun e vet, edhe tė veprimit politk pėr tejkalimin e robėris, nė kėtė kontekst edhe protagonistėt e sajė. I ka edhe ata qė kan qenė indiferent, edhe ata qė kanė dezertuar po edhe ata qė kanė kolaboruar me robėruesin e Kosovė ! Kėtu Kosova nuk pėrbėn njė ekzemplar tė veqant, po e provuar dhe e pėrjetuar edhe nga shtete e kombe tjera nė rrugtimin e tyre drejt lirisė dhe pavarsisė. Dhe pikrisht nė kėtė rrugtim tė veprimtarive intelektuale politike-ushtarake pėr lirinė, pavarsinė dhe demokracinė e Kosovės, duhet tė respektohet "ferplei" nė politikėn Kosovare. Ėshtė apsurde qė njerzve me pėrvojė "politike" nė Lidhjen e Komunistave tė Jugosllavisė tė u njihet si pėrvojė politike veprimtaria nė kuadėr tė asaj partie dhe si rezultat ata tė cilėsohen si profesionist nė politikė ! Pėrvojėn e tyre "politike" qėllimisht futa nė thonjėza pėr tė tėrhequr vrejtjen se veprimtaria e tyre politike nuk ka qenė politikė e mirfillt qė ka aspiruar synimet e qytetarve tė Kosovės, por ka qenė politikė Jugosllave qė nė programin dhe synimin e tyre nuk ka pasur asgjė tė mirė dhe progresive pėr qytetarėt e Kosovės dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Mendimi politik i shqiptarve tė Kosovės ka qenė jasht kornizave tė programit politik tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė. Disidenca politike, apo politika qė ka pasur synime realizimin e synimeve tė mirfillta tė qytetarve tė Kosovės dhe tė gjith shqiptarve nė ish Jugosllavi ka kontinutetin e saj tė pandalshėm, ashtu siē e ka edhe shtresėn indiferentėve ose oportunistve deri te frenuesit dhe denoncuesit e politikės sė pavarur tė Kosovės. Nėse "veprimtari politik" i Kosovės e ka "kursyer" veten me mospjesmarrje dhe mosangazhim nė proceset politike tė Kosovės nga `45- `68 -`81 - `90 dhe sidomos `97- `99, dhe nė ditėt s sotme me njė "top formė" si fizike ashtu edhe materjale, sepse nuk e ka ndier fare pasojėn e sakrificės dhe angazhimit politik, tė burgosjes politike, diferencimit politik, leqitjes, ekzilit dhe sė fundit edhe shkatrrimit tė pasurisė sė patundėshme, ai me kėto favore vėrtetė do ta fitoj maratonėn politike tė Kosovės. Mirėpo kjo i ngjan hyrjes nė garė nė njėmijė metėrshin e fundit dhe aspak nuk ėshtė "fer" e ndershme dhe respektim i rregullave tė lojės. Kjo kategori e politikanve tė Kosovės, problemin e Kosovės fillon ta akceptoi me ditėn kur ai ėshtė rrezikuar drejtpėrdrejt nga robėria ose me ditėn kur "lindi partia" e tij. Nuk i kontestohet dėshira dhe vullneti i secilit qė kur tė do ai tė angazhohet politiksht dhe tė marrė pjesė nė garėn politike, sepse tash ka mundėsi, por duhet tė i kontestohet atij qė nė tė gjitha proceset politike tė Kosovės nuk ka marrė pjesė nė to, por pėrkundrazi i ka penguar ato dhe ka kolaboruar me robėruesin. Pėr ilustrim do pėrmendur ca raste trasparente psh. ish Gjykatėsi i Gjykatės Supreme tė Kosovės T.R. ėshtė nėnkryetar i njė partie qė veten e konsideron favorite nė zgjedhjet nacionale tė Kosovės, rasti tjetėr; ish polici i policisė politike tė ish-Jugosllavisė (Sigurimi Shtetror) U.K. ėshtė i paraqitur dhe fatkeqėsisht edhe i pranuar nė Shėrbimin Policor tė Kosovės tė drejtuar nga UNMIK-u !! Kėto janė dy raste transparente, po fatkeqėsisht ka edhe tė tjera, kėsaj radhe tė pėrmendur me iniciale pėr shkak tė natyrės sė shkrimit. Nė tė gjitha shtetet e ish vendeve socialiste pas demokratizimit tė tyre nė revolucionet e tyre tė vonuara dhe tė pavonuara, personave qė kanė qenė tė implikuar nė zbatimin e diktaturės dhe shkeljes sė tė drejtave tė njeriut, nuk ju ka lejuar pėrsėritja e recidiveve, bile ndaj njė pjese tė tyre ėshtė ndėrrmarė edhe procedur gjyqėsore, shembulli i Egon Krenzit tė Gjermanis lindore etj. Nė Kosovė fatkeqėsisht po bėhet dukuri qė pikrisht kjo kategori e "politikanve" profesionist tė vij nė pushtet pa zgjedhur mjete. Kjo rrezikon stabilitetin politik tė Kosovės. Cili ėshtė raporti i ndikimit tė faktorit ekonomik nė zvillimet politike Njerzit qė kanė qenė aktiv nė procesin politik pėr lirin e Kosovės, janė tė dėrmuar si ekonomikisht ashtu edhe pa infrastruktur politike-propagandistike, qė do tė mundė ta finalizonte frytin e angazhimit tė tyre dhe tė gjeneratės sė tyre ! Ndėrsa personat nga ish nomenklatura komuniste e Kosovės me mjeshtėri po pėrdorė edhe mjetet edhe "pėrvojėn" e akumuluar nga periudha e kolaborimit ose indiferentizmit total ndaj robėrisė dhe me ish strukturat e policis sė Kosovės dhe me ish strukturat e politikės sė LKJ-sė dhe LSPJ-sė paturpėsisht synon drejtimin e Kosovės. E gjithė pjesa e strukrurės politike e ish nomenklaturės politike-ekonomike dhe propagandistike e periudhės sė totalitarizmit janė tė parėt qė shfrytėzuan favoret e ekonomis sė trgut, duke krijuar biznese tė vogla prodhimi dhe tregtie qė dominonte mbi shoqėrin Kosovare. Kjo nomenklatur duke pėrfituar edhe nga lidhjet politike gjatė periudhės "pushtetore" edhe monopolizonte tė gjitha lidhjet tregtare me Maqedonin, Malin e Zi dhe Serbin, po edhe me strukturat e biznisit Kosovar nė diasporė. Nėse edhe nė rastin e Kosovės vlen ajo formula se ekonomia pėrcakton superstrukturėn, ish nomenklatura komuniste dhe kolaboracioniste ėshtė shum afėr forcimit politik dhe rivendosjes sė pushtetit nė Kosovė. "Po ta lėmė tė kaluarėn dhe tė merremi me tė ardhmen", ėshtė njė refren i personave qė duke shkelur "ferplein" e politikės Kosovare dėshirojn qė pėrsėri tė vijnė nė pushtet pa zgjedhur mjete. Kjo pėr politikėn Kosovare do tė ishte sikur lavirja ose laviri pas njė veprimtarie prostitucioni nė Beograd vjen nė Kosovė dhe vashave dhe djemve tė Kosovės ju rrėfen leksione pėr ndershmėri dhe moral dhe ju thot: djelmosha ka disa rregulla demokratike …. ta lėmė tė kaluarėn dhe tė merremi me tė ardhmen !!! dhe menjėherė nėse ua pėrkujton se ato rregulla janė tė kohės sė tejkaluar dhe rregulla comuniste, nga ata vjen arsyetimi ; "po ja rrethanat kanė qenė tė tilla, kushtet e vėshtira", "ka qen e vetmja mėnyrė e mbijetesės" !! etj. Nė rregull, po predikues tė moralit dhe ndershmėris nuk ėshtė e udhės tė tillėt - prostitucioni tė kamuflohet dhe tė shitet si vlerė !!! Edhe nė politikėn e Kosovės dhe nė sigurin e saj, nuk kanė pse tė pretendojn tė tillėt. Nė mjekėsi predikohet qė personi qė ka hubur gjymtyrėn ose qė ka sėmundjen e sidės, tė pranoj realitetin dhe tė mos pretendoi pėr gjėra qė nuk mundė tė arrihen, tė tillėt nuk mund tė marrin pjesė nė Olimpiada sportive !!! Nga kjo dėshiroj tė mos keqkuptohem se jam pėr karantin tė veēant pėr ish nomenklaturėn komuniste-kolaboracioniste, ashtu siē kanė bėrė ata gjat sundimit tė tyre, por ėshtė plotėsisht normale moslejimi i pėrsėritjes sė recidiveve tė shkeljeve tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave kombėtare. Ėshtė edhe njė refren tjetėr qė perdoret, se ėshtė "vota e shumicės sė popullit" ajo qė vendos dhe do tė jap tė drejtėn se kush do tė qeverisė vendin. Nė rastet e tė gjitha shteteve postkolonialiste dhe postprotektoriale, ėshtė dėshmuar se nuk ėshtė shumica e popullit ajo qė ju ka prirė proceseve antikoloniale dhe ēlirimtare. Nė tė shumtėn e rasteve nė kėso periudhash tranzicioni, nė pushtet vijn tė moderuarit apo oportunistėt. Nga vet fakti se gjendja ekonomike e kėsaj shtrese dhe "pėrvoja" e krijuar nė strukturat e mėparshme tė pushtetit i bėjnė ata qė nė start favorit. Dhe kjo vjen pikrisht nga ērregullimi i sistemit tė vlerave morale, politike dhe filozofike. Dhe nuk ėshtė ēudi se pikrisht kjo gjendje e krizės sė vlerave tė vazhdoi edhe pėr njė kohė edhe nė Kosovė. Nuk ėshtė shumica ajo qė do tė duhej tė tipizonte vlerat e krenarisė dhe qeverisjes kombėtare !!!! Kombin dhe shtetin nuk e formon "shumica" turma, kombi dhe shteti nuk formohet prej atyre qė nė njė periudhė kanė qenė tė deklaruar si jugosllav, qė kanė propaganduar patriotizmin jugosllav ! Kombin dhe shtetin e formojn ata qė janė nė gjendje tė sakrifikojn pėr bėrjen e tyre, janė ajo palca kombėtare qė asnjėher nuk ėshtė tjetėrsuar. Jo tė gjithė banorėt nė Kosovė e kanė mbrojtur nderin tė jenė shqiptar, Kosova ka shum qytetar qė duhen ende tė ndėrgjegjėsohen kombtarisht dhe tė mbrojn nderin dhe pėrkatėsin kombėtare me tė gjitha mjetet ! Te tė gjitha kombet dhe shtetet nė formim ka qenė ajo bėrthama e fortė e patjetėrsueshme qė ka rrezistuar, qė ka formuar kombin dhe shtetin, qė i ka dhėnė emėr problemit qė duhet zgjedhur, nuk kanė qenė turma, masa qė e ka formuar kombin dhe shtetin. Ndikimi i fakrorit "x" i Kosovės : inati Nė tė gjitha vėshtrimet pėr politikėn dhe rreth politikės sė Kosovės nė publicistikėn tonė Kosovare po edhe nė pėrgjithėsi shqiptare i mungon deshifrimi i elementit ose faktorit tė panjohur, po e quaj "x" faktori i Kosovės, e ai ėshtė inati !!! Ėshtė ky njė faktorė qė ka determinuar shumė procese nė politikėn Kosovare, qė ka lėnė dhe vazhdon tė krijoj pasoja. Dhe pikrisht nė vėshtrimet e ndryshme krahasuese sociologjike, politike dhe ekonomike pėr zhvillimet politike nė shoqėrin Kosovare ka qaluar dhe qalon nga mosnjehsimi i ndikimit tė faktorit "x" tė Kosovės inatit. Politika nuk pėrceptohet edhe si shkencė qė ka zbulimet dhe zhvillimet e saja me njė dinamik tė njohjes dhe rinjohjes sė fenomeneve politike dhe shoqėrore. Veprimtaria politike e "veprimtarve politik" vazhdon me atė kėmbngulėsin e tifozit tė ekipit tė futbollit, se edhe nėse eliminohet prej lige, simpatizoj ekipin tim !! Kjo filozofi niset nga teza se ekziston vetėm ai proces nė tė cilin marr pjesė unė !! Faktet qė nuk i njohė dhe nuk i di, nėnkuptoj nuk ekzistojn ose janė armiqėsore !! "X" faktori i Kosovės ėshtė i paparashikuar dhe nuk pėrfillė ato ligjet sociologjike nė formimin e shtresave politike qė krijohen dhe dallohen nė zhvillimet shoqėrore !! "X" faktori nė Kosovė bashkon edhe tė pabashkuarėn, nė shum raste viktimėn dhe gjelatin !!! Kosova ka procesin aktiv tė zhvillimit tė politikės pėr pavarsin dhe krijimin e identitetit tė vet kombėtar dhe shtetror. Pjesa e moderuar ose oportune e politikės Kosovare nuk ka marrė pjesė aktive nė te. Nė shum procese ajo edhe ka luajtur rol negativ ose frenues. Psh. lider i partisė politike (i vetquajtur sot kombėtar) i pa pėrfshirė nė kėto procese ka nė biografi edhe veprim konkrete nė nėnshkrimin dhe aneksimin e Kosovės nga Serbia (korrik 1945) rasti i M.K. dhe nėnkryetar ka ish gjykatsin e gjykatės supreme tė Kosovės tė viteve `80 kur ndaj mbi 12 mij shqiptarve janė shqiptuar denime politike, lideri tjetėr ėshtė drejtpėrdrejt nga struktura politike e ish Komitetit Komunist pėr Kosovėn qė vetėm nė periudhėn 1980-1990 ka zbatuar politikė shtypėse me zbatim dhe arsyetim politik tė dy gjendjeve tė jashtzakonshme nė Kosovė. U pėrmendėn vetėm liderėt pa hyrė nė kryesit dhe strukturėn organizative qė ėshtė e pėrmbushur me element tė tillė. Tė gjithė kėta i rėndon nė ndėrgjegjjen e tyre kryerja e veprimeve qė pėr rrethanat e sotme janė tė pa akceptueshme. Platforma Politike pėr Kosovėn, dokument ky i KQ tė LKJ ėshtė ndėr elaboratet qė mė sė shumti i kompromiton. Mbėshtetja e postulateve nė atė Platformė pėr kundėrrevolucionin nė Kosovė i bėnė ata denigruesit e proceseve mė tė rėndėsishme politike pėr pavarsimin e Kosovės. Ja ky ėshtė "ferplei" i politikės Kosovare, ata qė hyjn nė martonė nė njėmijmetėrshin e fundit janė favorit tė fitojn, gjithherė nėse ju lejohet dhe ju pranohet nga rregullat e lojės.

LARTË

MARATONA DHE "FERPLEI" NĖ POLITIKĖN KOSOVARE